Klubi i Vendlindjes Trojet : Kumtesë,në lidhje me situatën aktuale në Medvegjë
Prishtinë,25 Nëntor(medvegja.net)
Klubi i Vendlindjes ,,Trojet’’ me seli në Prishtinë në mbledhjen e mbajtur më 24.11.2011 analizoi sitatën politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës me theks të veqant në komunën e Medvegjës.

Foto: Medvegja
,,Trojet’’ e vlersuan se situate është mjaft e tensionuar për arsye të dhunës që po ushtrohet në mënyr permanete ndaj shqiptarëve nga policia serbe.Kjo është një vazhdimsi e pushtetit serb që me provokime dhe presion të vazhdushëm mbi popullatën shqiptare të ju bëjë jetën e pamundur në shtëpit dhe vendin e tyre.Shumë të rinjë janë të detyruar të ikin në drejtim të Kosovës dhe perendimit për të siguruar egzistencën dhe kushtet për jetë,sepse shtëpit dhe pronat e tyre janë të shkatrruara.Shqiptarët në Medvegjë sot jane diskriminuar edhe me përdorimin zyrtar të gjuhës amtare shqipe e cila është gjuhë zyrtare,por ajo nuk impelmentohet .
Klubi ,,Trojet’’ denon ashpër sulmin ndaj familjes Ismajli në Medvegjë.Rastet e tilla janë të papranushme dhe e konsiderojm sulm direkt ndaj çështjes shqipatare në Medvegjë.Këto raste të policies serbe kan ndikuar që shqiptarët të shpërngulen(me mijëra)nga trojet e veta shekullore nga viti 1999 e deri më sot.Ne poashtu kërkojm nga qeveria e Kosovës që rastet e tilla ti ngreh në nivel ndërkombëtar ,sepse këto veprime janë politik e qeverisë sërbe ,e cila asnjëher nuk ngurron që të hap debate në nivele ndërkombëtare kur është fjala për sërbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Ne kuptojmë parimin e qeverisë së Kosovës për respektimin e plotë të kufijve,për integrime evropiane,bashkëpunim rejonal dhe jo ndryshime që gjenerojnë kriza.
Ne nuk kërkojmë nga Republika e Kosvës qëndrim paternalistë e as monitorus nëse hyjmë në padëgjushmëri qytetare karshi institucioneve të Serbisë,por do të jemi të vendosur që me të gjitha mjetet dhe metodat demokratike të veprojmë për të arritur bindjen ndërkombëtare që shqiptarët e PMB mos të mbesin levë e barazpeshave politike afat shkurtëra rajonale ,por të jemi faktor stabilizues dhe integrues me të drejta ndërkombëtarisht të garantuara.
E drejta jonë historike dhe politike për bashkimin me Kosovën është e drejtë legjitime e konfirmuar me referendimin e popullit në vitin 1992 dhe luftën çlirimtare të UCPMB-së.
Ne prap theksojmë se nuk ka zgjidhje tjetër përveq reciprocitetit në mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.Sepse një politikë diskriminuse e Serbis ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës bëri që shqiptarët u detyruan në mbrojtjen e pragut të shtëpisë të nderit dhe dinjitetit të tyre.
Kryesia e Klubit të Vendlindjes ,,Trojet’’
Prishtinë,24 Nëntor 2011


25 Nëntor 2011
-Lajmet-