Komisioneri i lartë për pakica Knut Vollebek u takua sot në Beograd me Deputetin Popullor Riza Halimin, Kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve Galip Beqirin.
Në takimin e ditës së sotme u bisedua rreth hapjes së fakultetit në gjuhën shqipe, përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, integrimit të shqiptarëve në organet shtetërore.
Këto shqetësime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jenë në agjendën e komisionerit të lartë për pakica pranë OSBE në raport me organet shtetërore dhe në raport me faktorin ndërkombëtarë që vepron ne Serbi.
Z.Knut Vollebek i jep përkrahje kërkesave legjitime të shqiptarëve si hapja e fakultetit, përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, përdorimi i teksteve mësimore, integrimi i shqiptarëve ne organet shtetërore, e që kërkon një zgjidhje të shpejtë konform standardeve evropiane, njofton shërbimi për informim i Komunës së Bujanocit./presheva.com/


11 Maj 2011 at 7:54 pm
Pse ne takimet kaq te rendesishme po mungon kryetari i Presheves,pse po mungon nenkryetari i Medvegjes.Kon po e perfaqeson ky far Riza Halimoviqi e ky far Galip Beqiroviqi.
Medvegjen e shitet o Riza Halimoviqi,tash i ka ardh radha Bujanoces pom doket…
12 Maj 2011 at 12:11 am
Te perfaqesues te Medvegjes,
Eshte me te vertet dem i madh qe mungon cdo here nje perfaqesues nga Medvegja ne keto takime qe flitet per Luginen e Presheves.
Interesat e Medvegjes askush nuk mund ti perfaqesoj me mire se nje perfaqesues nga Medvegja.
Ju kishim bere lutje krereve aktual te Medvegjes qe nese nuk kane vullnet per ti perfaqesuar interesat kolektive ,atehere do te ishte mire te japin doreheqje dhe kete perfaqesim t’ua lene te tjereve qe kane vullnet per keto ceshtje!
Sipas asaj qe po shihet deri me tani,perfitues ne bisedimet qe po mbahen Kosove -Serbi do te jene shqiptaret e Presheves dhe Bujanocit ndersa shqiptaret e Medvegjes do ti gezojn vetem disa te mira nga paketa totale.
Respekt!!!
12 Maj 2011 at 7:17 pm
Nuk i takoj Partise qe udheheqe Lideri, Riza Halimi. Por,e cmoj rolin e madhe qe pati dhe ka ky subjekt politik dhe kuadrot e saj. Cmoj dhe respektoj rolin qe pati ,atehere, kur ishte me se veshtiri. Kuadrot (dhe antaret e kesaj Partie) kane qene (jane edhe sot):te ndershem, te sinqert,pergjegjes, njerez qe nuk blehen me asgje, trima dhe patriot te jashtezakonshem.(Me respekt i perkujtoi disa, aktivitetin e te cileve e njoh mire,: Abaz Kadriun,Kadri Feratin,Sejdi Mustafen, Osman Ismajlin,Brahim Salihun, Avdil Aliun dhe shume e shume te tjere).Keta me guxim i thane JO regjimit serb per diskriminimin e Shqiptareve, per padrejtesite ndaj Shqiptareve,JO ndjekjes se Shqiptareve nga vatrat shekullore,JO nderrimit te emrit te Shkolles se Tupalles dhe Bajes se Sijarines, JO mos-njohjes se gjuhes, kultures dhe historise se Shqiptareve. Keta organizuan dhe realizuan Referendumin e vitit 1992.Kjo Parti dhe kuadrot dhe udheheqesit e saj mobilizuan Shqiptaret e Medvegjes dhe te Lugines, qe krah per krah me vllezerit e motrat Shqiptare nga te gjitha trevat, te luftojne per clirimin e Kosoves dhe formimit te Shtetit te Pavarrur e Sovran. Andaj, mund te kritikohet edhe sot puna dhe gabimet eventuale te kesaj Partie dhe njerezve qe e udheheqin, por, eshte padrejtesi e madhe te mos njihet merita qe pati dhe qe ka sot (kjo Parti dhe kuadrot e saj).
Ka te drejte, i nderuari, Anonimusi kur thote se interesat e Medvegjes dhe Lugines askush nuk mund t’i perfaqesoje me mire se perfaqesuesit e ketyre vendeve. Por, i nderuar, Deputeti, Riza halimi, i perfaqeson (madje me dinjitet dhe sukses te madhe) edhe Medvegjasit edhe Shqiptaret e Bujanocit edhe te Presheves.Te gjitha partite politike te Medvegjes, Bujanocit e Presheves, jane begati per Shqiptaret e Lugines. Cdo kush le te rreshtohet sipas bindjes se njera ka program me cilesor per Shqiptaret, por, eshte padrejtesi, te akuzojme dike se po “e shet Medvegje dhe Luginen”.Kete me se pakti mund t’a bejne ata qe nuk e braktisen Vendlindjen, por, nen kushte te veshtira i mbeten besnik Trojeve tona shekullore.