Kosova dhe Serbia , nuk duhet të shkëmbejn territore e as popullatën ,por të bisedojn për reciprocitetin
Kosova Lindore 8 korrik 2010 (medvegja.net)
Prishtina dhe Beogradi duhet të përqendrohen rreth reciprocitetit,sukcesionin e mbetur nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi dhe çështjet tjera si të pagjeturit etj. Prandaj Kosova veriore dhe ajo Lindore janë dy pjesë të një trungu . Nuk duhet ti shkëmbejmë këto dy hapsira , jo vetëm si pjesë tokësore,por nuk duhet ti ndërrojm as popullatën që jeton në këto dy anë.Shqiptarët dhe Serbët her kurdo her do të duhen të ulen dhe mbyllin periudhën më shumë se një shekull .Ku në mesë të këtyre dy popujve ka mbretëruar një raport armiqësie dhe lufte që asnjëherë nuk u shpall si e tillë , por duhet mbyllur me një marrëveshje . Bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të normalizoheshin si dy popuj më të mëdhenjë në numër në këto hapsira .Nuk mundë të pretendohet se këto bisedime do të përfundojn,shumë lehtë dhe për një kohë shumë të shkurtër do të mbyllen me sukses

Refik Hasani
Nëse Veriun e do Serbia dhe Kosova pajtohet që në kët shkëmbim të veriut të marrë Preshevën atëher Kosova nuk ka fituar asgjë sepse po jepë diqka një pjesë të trupit për ta marrë po ashtu që ishte dhe është si pjesë trupit ton kombëtarë .Nëse Kosova shkëmben veriun , një pjesë të territorit që asnjëherë nuk ishte e banuar me shumicë serbe . Kurse Presheva ishte me shumicë mbi 90% e banuar me shqiptarë.Kosova nëse e humbë veriun nuk ka as mundësi , e as arsye të jetë shtet.Por,gjymtimi i Kosovës është pikërisht kështu,dhe do të pushoj arsyeja që të kërkojm njohje të reja. Në këtë situatë që askush nuk duhet ta dëshiron,si shpëtim është vetëm kjo pjesë e Kosovës të bashkohet me mëmën Shqipëri.Serbia do të kërkonte tër veriun e Kosovës bile edhe një pjesë të rajonit të Anamoravës.Serbisë do ti konvenonte pasi mendon që nuk do ti shkëputet shumë territor sa ta hendikepoj Republikën e Serbisë.Serbia shkëmbim do të mendonte që për veriun e Kosovës të jepë vetëm Komunën e Preshevës.Mendohet që autostrada dhe vija hekurudhore Beograd-Nish-Shkup-Athinë,i quajtur Kooridorit 10 prap do të mbetet nën kontrollin e Serbisë edhe pse popullata është shumicë shqiptare.Nëpër territorin e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës,kalon hekurudha ndërkombëtare dhe autostrada që lidh Evropën me Azinë.
Me këtë Serbia do ti heqë shqiptarët qafe dhe pa futur në shkëmbim territorin e Komunës së Bujanocit që është mbi qytetin e Vranjës dhe Medvegjën shumë afër dhe kufizohet me Komunën e Leskocit.Pra kështu që Serbia ta marrë tërë veriun afër 30% të territorit të Kosovës.Ky shkëmbim do të ishte një aktë vetë vetiu,do ta shpallë pavarësin e Kosovës si një planë të dështuar të Europës. Kosova juridikisht dhe faktikisht nuk do të mundë të funksiononte pa veriun e saj.Nëse thuhet se për dhënjen e veriut do të merr kompenzim Preshevën është jo e drejtë . Se Presheva do të mbetet një qytet i ndarë dhe totalisht jashta funksionimit .Prandaj nëse flasim edhe për formën e shkëmbimit që popullata shqiptare që jeton në Serbi me një marrëveshje të dy anshme dhe të mbykqyrur të kalon në Kosovë apo në Shqipëri .Po ashtu edhe kjo do të ishte e dëmshme për vetë shqiptarët .
Ne nuk duhet të pranojm pasi Prokupla,Kurshumlija,Nishi,Vranja ishin territore dhe popullata e saj ishte shqiptare.Neve shqiptarëve nuk na konvenon në asnjë mënyrë që me serbët të shkëmbejm popullatën apo Kosovën veriore me Preshevën.Shkëmbimi që të gjithë serbët e Kosovës me një marrëveshje të dy anshme dhe të mbykqyrur të kalojn në Serbi.Dhe të të gjithë shqiptarët në serbi të bëhen banorë të saj.Kjo form që të shkëmbehet popullata po ashtu është e favorshme vetëm për Republikën e Serbisë pasi do ti ruante ,, territoret e veta ’’.Mbi të gjitha kjo do të prodhonte efekt tepër të padishurueshme në të gjitha hapsirat e dikurshme të ish-jugosllavisë.Do të duhet të bëhet rishkruarja,ridefinimi i kufijve etnikë,sidomos në Bosnjë,Kroaci dhe Malë të zi kurse Maqedonia si popullë dhe shtetë që është krijuar me direktiva të Partisë Komunistë të Jugosllavisë do të shpartallohej dhe fshihej prej gjeografisë .
Bisedimet duhet të përqendrohen në aspektin tekniko-praktike lidhur me dokumentacionin,të pagjeturit që janë 1862 ende në serbi.Veçmas për reciprocitetin që të gjithë ato të drejta që jan duke i gëzuar Sërbet e Kosovës minimun ti gëzojn edhe shqiptarët jo vetëm nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës por edhe nga tërë Serbia.
Duke marrë parasysh edhe shumë gjëra,pala Kosovare duhet ti marrin shumë seriozisht këto bisedime dhe të pregaditemi duke u konsultuar edhe me dy akademit tona dhe me politikën dhe diplomacin shqiptare .Për fundë,
paralajmrimet se mundë të ketë shkëmbim territoresh në mesë të Serbisë dhe Kosovës ,duhet të pregaditemi për të gjitha mundësit dhe alternativat e mundshme.Është përgjegjësi e delegacionit kosovar që çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur në tërësi ,vetëm nëse e marrim si një tërësi mund ta peshojm mirë se cila është menyra më e mirë që një ditë të bashkohemi i gjithë kombi në një shtet të përbashkët Shqiptarë .
Shkruan: Refik HASANI


9 Korrik 2010
-Lajmet-