RSS

Kryeminisitri shqiptar: Statusi special edhe për Luginën, parim i reciprocitetit

15 Shtator 2010

-Lajmet-


Kryeminisitri Berisha: Statusi special edhe për Luginën e Preshevës, parim i reciprocitetit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka mohuar mundësinë e një statusi special për komunat serbe në veri të Kosovës, por ka thënë se të njëjtin status duhet ta kenë edhe komunat shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në një intervistë dhënë televizionit Klan Kosova, Berisha tha se nuk mund të ketë biseda mes Kosovës dhe Serbisë, që për temë do ta kishin shkëmbimin e territoreve. Ai tha se mendimi pozitiv i GJND-së ka përmbyllur përgjithmonë mundësinë e shkëmbimit të territoreve. Sipas Berishës, anë qindra tema teknike dhe praktike që Kosova dhe Serbia kanë për t’i biseduar mes vete në rrugën e tyre drejt BE-së.

Gjatë intervistës, kryeministri shqiptar ka folur dhe për Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe për Kosovën. Kjo Rezolutë, siç tha ai, ka treguar se Serbia hoqi dorë nga pretendimet e saj për negociata rreth statusit.

Berisha i ka bërë thirrje presidentit serb Boris Tadic që ta vizitojë Tiranën dhe ka thënë se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ai në mundësinë e parë që do t’ia ofrojë Beogradi. Po ashtu, Berisha kërkoi nga Beogradi që të heqë dorë nga ultranacionalizmi në veriun e Kosovës./presheva.com/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Kryeminisitri shqiptar: Statusi special edhe për Luginën, parim i reciprocitetit”

  1. Fadil Selmani Says:

    Qëndrimet e Kryeministrit të Shqiopëris të shumë rrespektuarit dhe nderuarit Dr.Sali Berisha që janë qëndrime të Politikës së Shqipëris ndaj çështjes globale Shqiptare në Ballkan e më gjërë, Diaspora medvegjase ç’do herë i ka vlerësuar lart dhe vlerëson çëndrimet e tilla të cilat pikërisht i përkasin një shteti siq është Shqipëria (shteti amë),me 4′rast po ju rishprehim mirënjohjet dhe falëminderimet e përzemërta për përkujdesjen e duhur ndaj nesh që kemi mbetë pjesa më kritike e hapësirës shqiptare, që jo rastësisht Medvegja është cilësuar dhe cilësohet si e tillë.E themi kështu sepse me vite jemi duke alarmuar kudo mbi rrezikun potencial që i kanoset kësaj vatre Iliro-Dardane,në mënyrë që t’mos na përcjellin fati tragjik i Qamërisë. Ndaj shumë padrejtësive historike që u bënë kundër popullit tonë shekuj me radhë,ne në Kosovën Lindore(Preshevë,Bujanoc e Medvegjë)ripërjetuam sërish rigoditje… Jo vetëm që rimbetëm jasht kufijve natyrorë të tokës së Arbërit por rimbetëm nën sistemin serbo-sllavë dhe akoma në shekullin XXI në mes të Europës vazhdojmë të trajtohemi si “qytetarë”të rendit të dytë-tretë… Ju them të drejtën se asnjëherë s’kemi qenë persimist për qështjen e viseve shqiptara e aq më pak për Vendlindjen, mirëpo gradualisht kemi filluar ta humbim disi durimin, sepse po na duhet të ballafaqohemi me shumë fenomene, e kur ato nga një herë po na vinë prej një rrethi më të afërt,atëherë shumë shpejt po e rimarrim vetveten dhe po e kuptojmë se interesat e pushtuesit në ato anë janë të mëdhaja dhe pikërisht strategjin e tyre tani më tepër se ç’do herë më parë e kanë orjentuar te individë që për mendimin tonë akoma s’posedojnë vetëdije të plotë,që në një ose mënyrë tjetër po ja kryejn shërbimin pushtuesit.E kemi thënë po ashtu se me Pavarsin e Kosovës fituam të gjithë shqiptarët sepse shumica apsolute u angazhuam n’at drejtim,por asnjëherë s’kemi pohuar se me Kosovën qështja e shqiptarëve në Ballkan mori fund në të kundërtën vendin e të parve tonë jemi tepër-tepër të vogël t’ia dhurojmë sllavizmit.Prandaj me përgjegjësin më të sinqert njerëzore po apeloi posaqërisht te ç’do bashkvendasë që t’mos bien pre e politikës ditore dhe të hyjnë në lojat e të tjerëve,sepse siç thotë fjala e urtë popullore”Dora e huaj asnjëherë s’të përgledhë si dora e jote”. Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë-Zvicër.

Leave a Reply