RSS

Kryeministri Berisha pret një delegacion të komunave të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit

14 Tetor 2011

-Lajmet-

Kryeministri Berisha pret një delegacion të komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Tiranë,14 tetor 2011(medvegja.net)

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, një delegacion nga komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të kryesuar nga zotri Galip Beqiri Kryetar i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare.


Foto : Kryeparlamentarja Jozefina Topalli,Kryeministi Sali Berisha ,Galip Beqiri,Femi Beha nga Medvegja

Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen delegacionit dhe i siguroi ata se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë popullsinë e këtyre krahinave, në fushën e arsimit, me tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe me aktivitete për trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për kuota të vecanta për studentet nga këto troje, si dhe do të mbështeten nisma të tjera, të arsimit të lartë, duke dërguar pedagoge universitare për të zhvilluar ligjërata dhe kurse afatshkurtra.

Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe respektimin e të gjitha lirive dhe të drejtave që burojnë nga konventat ndërkombëtare, të domosdoshme për një vend demokratik.

Nga ana e tyre, perfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të kryesuar nga zoti Beqiri falënderuan kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që tregon dhe parashtruan disa problematika që kanë të bëjnë me arsimin dhe shëndetësinë, me qëllim që edhe kjo krahinë të zhvillohet si gjithë krahinat e tjera./Burimi i Informacionit : Këshilli i Ministrave i Shqipërisë/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Kryeministri Berisha pret një delegacion të komunave të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit”

  1. Gurbetqari Says:

    Gezon dhe inkurajon ky takim i Delegacionit te Medvegjes, Bujanocit e Presheves me Liderin dhe pishtarin e demokracise Shqiptare- Z-in Berisha dhe me kryetaren e Tempullit te demokracise Shqiptare- Z-en Topalli. Duhet te jemi me se te sigurte se lideret me te larte te Tokes Nene do te vazhdojne dhe shtojne mbeshtetjen dhe ndihmen Shqiptareve te Lugines.

    Kryeministri Shqiptar, Sali Berisha, eshte biri i Tropojes, vatres se revolucionit te pare demokratik te vitit 1924. Ky vend, shume afer pertej kufirit me Kosoven, mbeti dhe eshte vater e ndezur e Demokracise. Bijte e ketij vendi,qe nga Bajram Curri e deri te Sali Berisha, emrin e tyre e shkrine me tre emra: Shqiperi, Kosove e Liri. Qe te tri keto, nenkuptojne edhe te gjitha trojet shqiptare dhe te gjithe Shqiptaret qe u shperndane te jetojne, kunder vullnetit te tyre, ne 4. shtete fqinje.

    Mbeshtetja dhe ndihmat qe i premtoj Kryeministri Shqiptare, jane te rendesishme dhe do te permbushen. Sepse, ky Shqiptar shume i mire dhe i dashur,gjithemone, i ka thene PO perparimit, PO Lirise. PO te Ardhemes, PO dinjitetit Njerzore dhe PO Lirise dhe Dinjitetit te Shqiptareve te Lugines.

    (Edhe pse pak iriton, me rendesi eshte edhe “trejnimi i mesuesve te gjuhes Shqipe”. “Iriton” sepse, si ne jeten e perditshme, madje edhe ne disa mediume, sikur akuzohemi se nuk flasim bukur gjuhen Shqipe. Natyrisht, motrat dhe vellazerit tane ne Shqiperi e flasim bukur, madje, shume me bukur se ne,por, athua ne nuk e ruajtem gjuhen tone te bukur me shekuj? Athua, bie fjala Medvegja, pak i kontrubuoi lemise se gjuhesise vetem permes vepres se Akademikut, Idriz Ajetit?! Ne, natyrisht, kemi nevoje qe t’a permiresojme gjuhen letrare,por, nuk eshte drejte qe kete t’a “bartim” si nje te mete te madhe. Sepse, nese, shume mediume ne Shqiperi bie fjala bejne gabime duke perdorur gabimisht shkronjat- c dhe q (bie fjala Tadi(c) e duhet Tadi(q)…), ose pse vetem ne 10. faqe te nje romani te I. Kadares se famshem ka aq shume “sllavizmet si: ulica, burazer, kancelari, zagushi, dremite, kovaci, torbe, gozhufi… ose turqizmet: kiametet, haram, hallall, katil…, nuk do te thote se Shqiptaret e Shqiperise nuk flasin bukur Shqip).

Leave a Reply