Kurban Bajrami u festua edhe në Medvegjë
Trojet shqiptare, 6 nëntor (medvegja.net)
Sikur në mbarë botën, edhe në trojet shqiptare u festua Kurban Bajrami, festa me e rëndësishme e Fesë Islame.
Në shtetin shqiptar, qindra mijëra besimtarë ishin mbledhur në xhamitë e vendit për ta falur namazin e Bajramit. Ceremonia qendrore u mbajt në Bulevardin e Dëshmorëve në Tiranë, ndërkaq ajo u drejtua nga kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, hfz. Selim Muca. Në Maqedoni, ceremonia qendrore e Kurban Bajramit u mbajt në Shkup, ndërkaq atë e drejtoi Reis ul Ulema i Maqedonisë, h. Sylejman ef Rexhepi. Në Republikën e Kosovës, ceremonia qendrore u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Gazetarët e portalit informativ medvegja.net, sikur në xhaminë e Kapitit, ishin të pranishëm edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Në mungesë të myftiut të Republikës, i cili gjendej në Arabinë Saudite në Haxh, faljen e namazit të Bajramit dhe hytben e mbajti kryeimami i Kosovës, Sabri ef Bajgora, i cili i porositi të pranishmit për respekt, paqe e harmoni. Ai gjithashtu u bëri thirrje besimtarëve që të punojnë sa më shumë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Kurban Bajrami u festua edhe në Preshevë e Bujanoc, në Mal të Zi, por edhe në diasporën shqiptare.
Kurban Bajrami u festua edhe në Medvegjë
Në orët e hershme të mëngjesit, qytetarët e shumtë nga të gjitha fshatrat e Medvegjës u ishin drejtuar xhamive në Kapit dhe Siarinë. Ceremonia qendrore u mbajt në xhaminë e Kapitit, ndërsa filloi me namazin e mëngjesit, për të vazhduar më pas me ligjëratën të cilën e mbajti Ajet ef Latifi, kryeimam i Medvegjës.
Me këtë rast, ai i uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, duke u bërë thirrje për pajtim, zgjatje të dorës njëri-tjetrit, ngase kjo tanimë është më se e domosdoshme.
Bulevardi Deshmoret e Kombit ne Tirane
Për dallim nga ditët tjera, kjo ditë ishte e veçantë, ngase xhamitë ishin të stërmbushura me shqiptarë të besimit islam. Fatkeqësisht, viteve të fundit kjo ndodh shumë rrallë në këto troje të harruara.
Në xhaminë e Siarinës, ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit dhe ligjëratën e mbajti Elham ef Hasani, imam i kësaj xhamie.
Pas ceremonive fetare, u bë therja e një lope në Kapit dhe e një tjetre në Banjë të Siarinës, të cilat i kishte siguruar Këshilli i Bashkësisë Islame në Medvegjë, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Therja e Kurbanit është një traditë mbi 5000-vjeçare dhe atë që nga koha e Ibrahimit a.s.
Në fund të gjithë e uruan njëri-tjetrin, ndërkaq festa vazhdoi nëpër shtëpitë e secilit.
Kapiti, Tupalla, Sfirca, Gërbaci, Ramabanja, Siarina… sërish mbetën të mbuluara nga heshtja, e cila i ka kapluar tash e një kohë të gjatë. Oxhaqet e shtëpive nuk tymonin si dikur, ndërkaq nuk ka as organizime kolektive, si turne të futbollit, që dikur ishin të shumta.
Me shpresë se Medvegjës do t’ia kthejmë jetën dhe gjallërinë që e kishte dikur, le të jetë kjo edhe lutja e Kurban Bajramit. Edhe një herë: Me fat për shumë mote Kurban Bajrami!
Redaksia e lajmeve në portalin “medvegja.net”




10 Nëntor 2011 at 6:58 pm
Pershendes redaksin dhe ju thom se ne xhamin e kapitit nuk ka pas kurban pas faljes se bajramit sepse imami i xhamis se sjarines nuk e kish siguruar pasi kishte marr obligim.
11 Nëntor 2011 at 7:19 pm
Familja jem dhe krejt familjet ne Medvegje kan marr mish te Kurbanit menjehr te Hanen,nga Kurbani i dedikum per Kapit.Se diten e Bajramit skan mujt me pru ne Kapit,ama menjeher nje dit masanej po.Kurbani lejohet 4 dit,se di a edin kete ti Sokol!
Medvegja City
11 Nëntor 2011 at 10:37 pm
Po por hoxha ilhami ka ba dallavere se une e di ma mier se jam antar i kshillit te bashksis islame .
VLEN TA CEKIM SE SOD NE KAPIT PERFUNDOJ NDERTIMI I TYRBES NE KAPIT KU MJETET I SIGUROJ PERMES KOMUNES ZEVENDES KRYETARI I KOMUNES Z. FLORIM SAHITI DHE NJEHERIT U BE EDHE PASTRIMI I VORRESAVE TU TYRBJA NE KAPIT KU ISHA EDHE UNE
12 Nëntor 2011 at 10:04 pm
Përshëndetje,
Mjer Medvegja (shqiptarët) që ka ngel ta udhëheq Florimi me “shokët e vet” që mundë ta quajm shumëqka tjetër përveq se qeverisje për shqiptarët e kësaj trojeve me shumë probleme dhe vështërsi për ti mbijetuar zollumit të serbis.
I lus ata shqipëtar atje që kan mbet aty nese dojn de mbesin ne trojet e veta ky Florimi punon per gjepin e vet e jo per ju. ( kete e ka ber edhe kur ka qen ne zvicerr , e qe nuk guxon ma kurr me shkel ne at shtet ??? e ne serbi ata njerz gjejn perkrahje >> me kushtezime >>> )
Ai që hesht sot vetem e ndimon te keqen e Ai që shpif do ta paguaj
Me respeket
zoti i bekoft SHqiptaret kudo që jan edhe ne Medvegjen e bukur