RSS

Kurban Bajrami u festua edhe në Medvegjë

17 Nëntor 2010

-Lajmet-

Kurban Bajrami u festua edhe në Medvegjë
 

Banja e Sijarinës- Kapit 16 nëntor 2010(medvegja.net)

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, qytetarët e shumtë nga të gjitha fshatrat e Medvegjës iu ishin drejtuar Xhamive në Kapit dhe Sjarinë. Ceremonia qëndrore u mbajt në Xhaminë e Kapitit, ndërsa filloi me namazin e mëngjesit, për të vazhduar më pas me ligjëratën të cilën e mbajti Ajet Ef Latifi – kryeimam i Medvegjës.


Ajet ef Latifi

Me këtë rast, ai i uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit duke bërë thirrje për pajtim, zgjatje të dorës njëri – tjetrit, ngase kjo tanimë është më se e domosdoshme.

Për dallim nga ditët tjera , kjo ditë ishte e veçantë ngase xhamitë ishin të stërmbushura me shqiptarë të besimit islam. Fatkeqësisht kjo ndodh shumë rrallë në këto troje të harruara.

Festën gjithsesi e begatuan edhe ata që kishin ardhur nga Kosova enkas për Kurban Bajram, që t’i vizitojnë shtëpitë e tyre, varrezat e të parëve të tyre dhe në këtë mënyrë t’i kthehet epiteti i festës së vërtetë.

Pas përfundimit të ligjëratës, koha i erdhi edhe faljes se namazit të Kurban Bajramit, i cili u përcoll me Tekbire, ndërkaq krejt në fund pasoi lutja të cilën po ashtu e bëri Ajet ef Latifi.

Më pas pasoi therja e Kurbanit, një lope e cila ishte siguruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Medvegjë, një traditë kjo që nga koha e Ibrahimit a.s .

Në fund të gjithë uruan njeri – tjetrin dhe festa vazhdoi nëpër shtëpitë e secilit.

Kapiti sërish mbeti i mbuluar nga heshtja e cila e ka kapluar tash e një kohë të gjatë. Oxhaqet e shtëpive nuk tymonin si dikur, ndërkaq nuk ka as organizime kolektive si Turne të Futbollit, që dikur ishin të shumta.
Me shpresë se Medvegjës dhe Kapitit do ja kthejmë jetën dhe gjallërinë që e kishte dikur, le të jetë kjo edhe lutja e Kurban Bajramit/B.U/foto:Albert Salihu/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply