RSS

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë: Të BOJKOTOHET regjistrim i popullsisë në Serbi

3 Shtator 2011

-Lajmet-

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë: Të BOJKOTOHET regjistrim i popullsisë në Serbi

Preshevë,3 shtator (medvegja.net)

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në Seancën e mbajtur me 3 shtator 2011 aprovon këtë konkluzion

Pas  analizës përbajtësore të aktiviteteve të zhvilluara nga enti republikan për statistikë, në procesin e regjistrimit të popullsisë, Kuvvendi, fton qytetarët shqiptarë në BOJKOTIMIN  e regjistrimti të popullsisë që do të mbahet në tetor të vitit 2011.

 

A  r  s  y  e t  i m

 

- Mosekzistimi i formularëve në gjuhën shqipe, që cënon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare,

- moskrijimi i kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999,

- largimi në masë i popullatës që nga viti 1999 për shkaqe pasigurie,

- pengesat në paisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanarisht problemet në

rregullimin e venbanimeve,

- centralizimi i i metodës së zgjedhjes së instruktorëve dhe regjistruesve,

- paisja e refugjatëve serb dhe rom nga Kosova, Kroacia e Bosna me dokumentacion vendbanimi,

Rrezikon ndryshimin artificial të strukturës demografike të këtyre komunave.

 

Preshevë, 3 shtator 2011

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë

 

Burimi i Informacionit : Presheva.com

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

5 Responses to “Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë: Të BOJKOTOHET regjistrim i popullsisë në Serbi”

  1. Medvegja City Says:

    Vendim shume i drejt i keshilltareve komunal shqiptar te Kosoves Lindore.Vendim ma te mire skeni marr asnjher,vetum se uroj ti qendroni prapa keti vendimi dhe me te vertet te bojkotohet regjistrimi i popullsis.I cili regjistrim ne formen qysh eshte pregadit Medvegjen ne radhe te par do te qes nga 26 % shqiptar ne me pak se 15 % shqiptar.Ndaj mire qe njeher e keni mendu nje qeshtje me detajisht dhe e keni marr nje vendim kaq te duhur.

  2. Gurbetqari Says:

    I bashkohem mendimit te “Medvegja City” se keshilltaret Shqiptare te Lugines kane veprua drejte duke miratuar Deklaraten Politike dhe Vendimin qe Shqiptaret e ketyre 3.komunave te mos marrin pjese ne regjistrimin qe planifikohet te mbahet ne tetor te ketij viti.Inkurajon fakti se perfaqesuesit Shqiptare te Lugines jane unik kur jane ne pyetje ceshtjet me madhore te Kombit.

    Ne kushtet normale, regjistrimi i popullesise ka rendesi, sepse, prej numrit te banoreve dhe te dhenave tjera qe jep regjistrimi varret edhe planifikimi edhe zhvillimi i gjithembarshem ekonomik i komunave per 10. vitet e ardheshme.Mirepo, ne rrethanat qe ne Medvegje, Bujanoc e Presheve i krijoi vet shteti i Serbise,ne 12. vitet e fundit, ky regjistrim mund te sherbej vetem qeveritareve serb per qellimet e veta te arrta, e kursesi, jo Shqiptareve.Shteti i Serbise, po thuaj, realizoi spastrimin e Shqiptareve nga Medvegja,kurse, dukshem e ka zvoglua numrin e tyre ne Bujanoc e Presheve.

    Zvoglimi i numrit te Shqiptareve ne Lugine nuk eshte levizje normale,por, kjo situate u krijua me ndjekjen e Shqiptareve me dhune, diskriminim, frigesim dhe me metodat tjera qe mund te beje vetem shteti i Serbsie ndaj nje pjese te Popullates vetem se jane te Kombit dhe religjionit tjeter.Per keto 12. vjet, sidomos, ne Medvegje, eshte asgjesua edhe prona dhe shtepite e Shqiptareve. Kurse, pushtetaret, me asgje, nuk tregojne gateshmeri se e deshirojne kthimin e mijrave Shqiptareve ne pronat dhe vendin e vet. Me regjistrimin e parapare, ata, vetem dojne te legalizojne kete gjendje dhe te bejne “asimilimin ne leter” te Shqiptareve.

    Andaj, u organizua ose jo regjistrimi, Shqiptaret e Lugines duhet te jene unik dhe te mos marrin pjese ne kete regjistrim per mbajtjen e te cilit nuk ka kushte dhe i cili eshte vetem ne deme te tyre.

    Arsyetimi i Vendimit per bojkotimin e regjistrimit, njeherit duhet te jene edhe parakushte qe duhet te permbushen me pare e pastaj Shqiptaret te jene pjese e ketij regjistrimi.

  3. sokoli Says:

    Me vjene mire se njeher kshilltaret e partive politike kane merre nje vendim dhe dhashte zoti te qendrojn kemngules dhe ti informojne qytetaret qe jetojne ne kosov lindore qe mos te lejojne regjistrimin dhe njeherite pershendes ket vendim.
    si te behet regjistrimi ku simbas te dhenave rreth 800 banorve nuk ju ka dhane vendbanimi si dhe dokumentacioni, kurse disa kshilltar nuk kane pengesa per ket qeshtje [ky ashte problemshume i madhe ku kshilltaret nuk e permenin ose deklarojne me kuvende fare].

  4. Venediku Says:

    Jan per t’u admiruar sqarimet te cilat ne menyre kronologjike i ben Gurbetcari dhe ate ne menyre permanente.
    Natyrisht se nuk eshte i vetemi qe njef rrenjesisht situaten, por, eshte thuaja se i vetemi qe vigjilon ndoshta edhe ma teper se sa te ishte vete present.

    Shpresoi se ata te cilet mirrem me politike(dikush u gjet ne situate te tille e dikushe u zgjedh vet) dine t’ì cmojne dhe perdorin keto keshilla.

    Nese ka vende per opinion, dua te kujtoi nje detai, lidhur me temen ne fjale.

    Per hire te luftrave te nje pasnjeshme qe nxiti Serbia nga Slloveni e deri ne vete Serbine mbrenda saj…,pesuan ndryshime demografike ne permasa shum te medhaja neper gjith teritorin e ish -Yu.
    Kjo ndodhi edhe me ne ne Medvegjen tone,por quditerisht politikanet serbe duke mos folur kurre per shkaktarin,flasin vetem per shkakun dhe ate ne menyre selektive.Per ta vetem populli serb i kosoves ka pesuar levizje, duke harruar se me 10 tra mijera familje serbe ne kosove pas lufte kan shitur pronat e tyre dhe prap kan arritur qe permes formave tjera te ruajne vendbanimin e tyre ne Kosove e ka raste edhe qe kan perfituar nga programe te ndryshme per kthim etj etj… jan iformacione publike keto.

    Ket e potencoi per arsye se ne Komunen e Medvegjes, asnje familje nuk e ka shitur pronene vete dhe vazhdojne te paguajne tatime per pronat te cilat nuk kane mundesi t’i shfytezoin dhe si shperblim i kesaj administrata komunale ua anulon vendbanimin me preteks se nuk banoin ne adresat e tyre.

    Keto kerkesa kan qene dashte qysh ne fillim te shtroheshin, por shpresojm qe nuk do te terhiqen mbrapa se prap me mire “DIKUR SE SA KURRE”

  5. Gurbetqari Says:

    I nderuar “Venediku”,

    Ju falenderoj per komplimentin. Per Vendlindjen tone te bukur nuk eshte veshtire te flasish. Eshte veshtire te bejsh dic per te miren e saj dhe te bashkevendasve.Veshtire e kemi ne ne mergim, veshtire e kane ata qe duhet te mbeshtesin edhe me shume kete Troje te shejte Shqiptare, por, me se veshtiri e kane ata qe u shperngulen me dhune para 12. vitesh dhe ata pak Medvegjas qe nuk u larguan.

    Por, Medvegjasit bejne gjyme ne Kosove,Evrope, Amerike e gjetiu ne Bote, kurse, endrren e kane ne Tupalle, Svirce, Siarine, Gerbac e R. Baje, Baje te Vjeter, Kapit e Llapashtice, Medvegje e Baje te Siarines. Aty ku i kane eshtrat e stergjysheve e gjysheve, aty ku paten djepin ata dojne t’a kene edhe varrin. Sepse, askund me ngrohet dhe askund qielli me i kthjellte se ai mbi Medvegjen.

    Shume rebeshe, gjate historise, u versulen mbi Shqiptaret e Medvegjes. Por, ata qendruan dhe prej secilit dualen me te forte e me kokelarte. Medvegjasit paten vdekje qe moren jete te njerezve dhe heronjeve- vdekje qe ngriten lavdine. Por, vdekje qe merre gjuhe e doke, vdekje qe merre Arberine- kete Medvegjasit kurre se lejuan. Medvegjasit, i nderuar “Venediku”, edhe ndaj rrebeshit te fundit do te qendrojne e mbijetojne. Fale mencurise e trimerise, fale drejtesise e burrerise se tyre. Por, edhe fale mbeshtetjes dhe ndihmes se motrave e vllezerve tane ne Presheve e Bujanoc, fale mbeshtetjes se (krenarise me te madhe te Medvegjasve) SHTETIT TE PAVARRUR E SOVRAN-KOSOVES, mbeshtetjes se Tokes Nene, Diaspores se mrekullueshme, fale drejrtesise e ndihmes se Bashkesise nderkombetare.

    I nderuar “Venediku”,ne komentin tuaj keni verejtur se edhe kjo gjenerate e “pushtetareve demokrat” te Serbise sillen sipas te vjetres,por, kjo nuk habit ata qe njohin, sado pak, mentalitetin e tyre- “te popullit hyjnor” sic e quajne veten.Qe nga vitet e 80-ta i vetmi “profesion” i subjekteve politik dhe pushtetareve serb eshte-serbizmi (nacionalizmi dhe fashizmi serb). Nuk theme se ne Serbi, bukepjeksit nuk punojne punen e vet, kamarieret te vetin, kepucetaret punen e tyre, por, serbizmi,eshte frymezimi i vetem qe ketij kombi u “sjell mirenjohje e lavdi”.Por, ky serbizem, mjerisht, nenkupton urrejtjen kunder te tjereve. Urrejne ata Shqiptaret,por, edhe Kroatet, Boshnjaket… madje edhe tere Boten. Natyrisht, pas asaj qe u ka ndodhur, gjeja me e vogel qe mund t’a bejne Shqiptaret eshte qe edhe ata te urrejne. Por, pse urrejne Serbet Shqioptaret e pse Shqiptaret Serbet? Serbet i urrejne Shqiptaret, pse ATA nuk deshten me te pranojne te jene skllever te tyre, pse dojne te jetojne ne liri e me dinjitet, pse nuk deshten te vazhdojnje me te diskriminuar, nencmuar, te perndejkur, pse nuk lejuan me te vriten, dhunohen… pse dojne te vejne nen kontroll kufijte e Shtetit te vet qe eshte gje shume normale. Kurse, Shqiptaret, urrejne pse i vrane, plackiten,dogjen, dhunuan, diskriminuan, pse, i larguan nga puna, pse iu helmuan rinine,…pse nuk lejohen te kthehen ne pronat e veta, pse akoma po diskriminohen, pse nuk u pranohen diplomat, pengohen shkollimi dhe levizja e tyre….

    Pushtetaret e sotem serb, “shohin” vetem at qe e “kane humbur” ne Kosove, ne fakt, vetem mbeshtesin “mbreterine” e krimineleve te tyre ne Veri te Kosoves, kurse, nuk pyesin se cka ndodhi me Shqiptaret, bie fjala ne Medvegje dhe me pronat e tyre, cfare ka ndodhur me 82.000 Shqiptare qe para Luftes jetonin vetem ne Beograd, ne Bor e Zajecar dhe vendet tjera?!

    Edhe gjeneratat e sotme te pushtetareve serb kane probleme te njejta me vehten: ne vend se te vazhdojne sipas mencurise ndricuese te njerzve te medhej, ata, edhe me tutje vazhdojne me enderrat e kota te Mesjetes, me “mesimet” e “akademikeve” (sic eshte M.Beckoviq dhe babai i kryetarit aktual te Serbise), me “amanetet” e “vojvodave” dhe te frymezuesve” shpirterore te tyre. Por, natyrisht, ky eshte problem i vet popullit te ketij Kombi.

    I nderuar “Venediku”, te pershendes dhe, edhe njehere, te falenderoj per fjalet e mira per “komentet” e mija.

Leave a Reply