Libri i ri: Dashnim Hebibi “Intervista në tranzicion”
Zvicër,14 prill(medvegja.net)
Këto ditë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art” në Prishtinë, doli libri i publicistit të mirënjohur Dashnim Hebibit: “Intervista në tranzicion-I”.Libri ka për redaktor Naim Kelmendin dhe recensent është Llukman Halili. Libri publicistik i poetit, gazetarit dhe publicistit tonë të mirënjohur Dashnim Hebibit ngërthen në vete një numër intervistash, zhvilluar këto vitet e fundit nga gazetari i dalluar Dashnim Hebibi, e që për lexuesin në këtë libër, të përmbledhura përmbanë një vlerë të lartë për publicistikën tonë shqiptare, sidomos në shtjellimin tematik të shumë çështjeve, e që do të mbetet një lëndë e pasur në këtë fushë, sidomos për atë të intervistës.
Veçohen këtu intervistat me Wesli Clark, Sali Berishën, Eliot Engel, Micheline Calmy-Rey dhe me shumë personalitete të politikës, kulturës, ekonomisë, biznesit dhe artit shqiptar, gjithandej gjeografisë mbarë shqiptare brenda e jashtë Trojeve Etnike, gjithandej ku veprojnë e punojnë shqiptarët, që nga Kosova Lindore, Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia, Evropa e deri në Amerikë. Botoi Rugova Art-Prishtinë, faqe 600, isbn nr.978-9951-536-17-2. Libri do të promovohet në Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni dhe në tërë diasporën. /AMC Press/



14 Prill 2011 at 10:48 pm
Një libër i ri nga gazetari mjaft i sukseshëm,poeti dhe publicisti Dashnim Hebibi,është një gëzim dhe begati përlexuesit.Dashnimi ka bërë një punë të madhe në gazetari,në fushën poetike duke dalur shumë i sukseshëm me poezitë e tij mjaft të bukura në shqip dhe gjuhë të huaja.
Ne gëzohemi me sukseset e këtij intelektuali të madh,dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.
16 Prill 2011 at 3:55 am
Dashnim Hebibi eshte gazetar, poet e publicist i spikatur.E don shume Kosoven, Token Nene, Luginen e trojet tjera Shqiptare.Ai din te flete per te vertetat e medha.Deshiroj qe ky liber i Tij t’a ndal kohen dhe te fluturoje ne ardhemeri ashtu si shume vepra te poetve, shkrimtareve e publicisteve te medhenje.
17 Prill 2011 at 11:07 am
Dashnim Hebibi eshte shkrimtar dhe publicist e gazetar dhe ambasador i paqes. Ne i urojme suksese. Ai gjithmone, ne çdo shkrim e permend medvegjen, bujanocin dhe presheven dhe kur flet per medvegjen shpirti i tij emocionohet, e moti ka bere thirrje, qe medvegja te mos e kete fatin e çamerise, pra te ndergjegjesohemi. Shpresojme se edhe ne kete liber do te kete shume çka per medvegjen. Shume suksese dashnim hebibit.