Lirohet ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu
Prishtinë 25 maj 2011(medvegja.net)
- Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar të mërkurën nga burgu njërin nga komandantët e UÇPMB-së, Shefket Musliun.
Kjo gjykatë e ka prishur aktgjykimin e Shkallës së parë dhe e ka kthyer rastin në rigjykim, me arsyetimin se ka pasur shkelje.
Ai ishte dënuar me 10 vjet burg për veprime të paligjshme gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës.
Musliu ishte arrestuar në vitin 2001, pak ditë pas përfundimit të konfliktit në mes të ushtrisë jugosllave dhe gueriles shqiptare.
Lirimin e tij e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Nikë Shala./Lajmeshqip/



25 Maj 2011
-Lajmet-