Manifestim: Ti përkujtojmë dëshmorët e UÇPMB-së

Zvicër – 7 Maj 2010(medvegja.net)
Edhe pse po jetojmë dhe veprojmë në diasporë, larg atdheut, me sy dhe zemër jemi në atdhe, atje ku jemi rritur, nga atje që e kemi emrin shqipëtarë, nga atje frymëzohemi, që të ruajmë identitetin tonë kombëtarë.
Jemi mësuar ti shohim Akademitë Përkujtimore që organizohen në atdhe, kuptohet se janë shumë profesionale, por ne në diasporë, kemi për qëllim, që këto Akademi të mos mbeten anash, por ti përkujtojmë së bashku dëshmorët e kombit, që dhanë jetën për flamur e atdhe dhe nuk ka më mirë, kur sheh fëmijët që po lindin dhe po jetojnë në diasporë, e që i recitojnë e i këndojnë dëshmorëve dhe në sytë e tyre shihej lotë malli.
Kaloi jo më pak se një dekadë, që djemtë më të mirë të atdheut, kapën armët për të mbrojtur identitetin tonë, për të luftuar regjimin e egër të kryekriminelit serb. Ne mërgimtarët e Kosovës Lindore, jo më pak se dhjetë vjetë po mbajmë përkujtimore për dëshmorët, në fillim ishte me tubime përkujtimore, por më vonë u pajtuam, që dëshmorët të përkujtohet bashkarisht, sepse të gjithë kanë rënë me një qëllim.
Kemi nderin dhe kënaqësinë, që të ftojmë të gjitha familjet e dëshmorëve që jetojnë në diasporë, ish luftëtarët, invalidët e luftës, subjektet politike që veprojnë në diasporë, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vjenë, shoqata, veprimtarë, mësues, intelektualë dhe bashkatdhetarë vullnetmirë, që bashkarisht, ti përkujtojmë 28 dëshmorët e UÇPMB-së, më 16 maj 2010 (e diel) në Tübach, në sallën Mehrzweckhalle, duke filluar nga ora 14.00.
Kjo Akademi Përkujtimore do të jetë madhështore me prezencën tuaj të nderuar bashkatdhetarë, do ti nderoni dëshmorët e kombit. Përveç musafirëve që do na vijnë nga Kosova Lindore, që kanë marrur ftesa si kryetari i komunës së Preshevës, Bujanocit dhe veprimtari i Medvegjës Prof.Rexhep Abazi, janë të ftuar edhe ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë dhe padyshim edhe veprimtarë të shumtë që jetojnë në diasporë. Në këtë përkujtimore, do të nderohen dëshmorët me këngë, recitime, pastaj do të promovojmë edhe librin kushtuar UÇPMB-së, promovimi i albumit të UÇPMB-së dhe risi tjera.
Për programin artistikë, do të përkujdeset shkolla e muzikës “Jehona” në Roshah të St.Gallenit dhe Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja” me qëndrim në Fully të Valisit si dhe artisti i madh Çun Lajqi. Akademinë pëkujtimore do ta inçiozoj dhe pastaj do ta emitoj në RTK TV Diaspora me prodecentin e saj Esat Husaj, ku do të jenë prezent edhe mediat tjera të shkruara dhe vizuele. Ju mirëpresim, ejani ti përkujtojmë dëshmorët.
Për info: 0796171562 dhe 0774236379.
Organizatorë: Këshilli organizativ në bashkëpunim me dy shoqatat si motra “SHH “Lugina e Preshevës” dhe “SHH “Medvegja”


9 Korrik 2010 at 2:58 pm
vetm deshta tuju prshndes