RSS

Marrëveshjet Kosovë-Serbi prodhuan izolimin e shqiptarëve të Medvegjës!

20 Janar 2012

-Lajmet-

Marrëveshjet Kosovë-Serbi prodhuan izolimin e shqiptarëve të Medvegjës!

Mutivod më 20 janar(medvegja.net)

Ata u bëjnë thirrje subjekteve politike shqiptare në Medvegjë, atyre në Luginë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë faktorëve të implikuar që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që këto masa, të cilat e kanë vështirësuar edhe më shumë lëvizjen e lirë të medvegjasve, të evitohen.

Ditë më parë filloi zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, në bazë të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, që u arrit ndërmjet delegacioneve të dy shteteve, me ndërmjetësimin e Robert Kuperit nga Bashkimi Evropian. Shikuar në pamje të parë, kjo marrëveshje, edhe pse me një dozë të skepticizmit, ishte pritur mirë nga qytetarët e të dyja shteteve.


Foto:Pika kufitare në Mutivodë

Me këtë marrëveshje është paraparë që qytetarët të lëvizin lirshëm në të dyja anët e kufirit, me dokumentet e shteteve që i posedojnë, mirëpo ata duhet t’i shoqërojë një dokument përcjellës që do t’u jepet nga policia, varësisht se në cilin shtet hyjnë.Na duhet ta pranojmë se kur i shihnim veturat me tabela KS që po e kalonin kufirin në Merdar apo te Dheu i Bardhë dhe qytetarët nuk ishin të obliguar t’i largonin ato tabela, gjithsesi na vinte mirë të gjithëve, edhe pse e njëjta gjë nuk ndodh edhe me tabelat RKS. Për t’u realizuar kjo lëvizje e lirë, nëse ashtu mund ta quajmë, është dashur të vendosen taksa gjoja në emër të sigurimit të veturave.


Foto:Pika kufitare në Mutivodë

,,Marrëveshja” ndikoi negativisht në Luginë!

Sido që të jetë, kjo marrëveshje i preku edhe shqiptarët që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Përveç taksës që duhet paguar qytetarët që jetojnë në këto komuna, ata po i shqetësojnë edhe shume probleme tjera. Në pikën kufitare në Mutivodë, që lidh kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, me komunën e Medvegjës, marrëveshja për lëvizje të lirë ka filluar të zbatohet njëanshëm.

Ajo po zbatohet vetëm nga Policia e shtetit të Kosovës, ku veturat që hyjnë në Kosovë duhet ta paguajnë taksën prej 60 eurove për 15 ditë. Kurse nga policia serbe, jo që nuk zbatohet marrëveshja, por aty janë vënë edhe pengesa shtesë, që e pengojnë lëvizjen e qytetarëve. Këto masa pa dyshim se i kanë shqetësuar shumë shqiptarët e kësaj komune, edhe ashtu të izoluar.


Foto: Medvegja

Taksa që duhet paguar për hyrje në Kosovë, ndonëse e papërballueshme për buxhetin familjar, megjithatë nuk është problemi kryesor i qytetarëve. Jemi dëshmitarë të asaj që shumë shqiptarëve që kanë lindur dhe jetuar Medvegjë, e që për shkak të rrethanave të krijuara përkohësisht jetojnë në Kosovë dhe në Diasporë, u mohohet e drejta e shtetësisë. Madje, ka shumë të atillë që jetojnë në Medvegjë, e që pas luftës fëmijët e tyre kanë lindur në Spitalin e Prishtinës dhe ata fëmijë i posedojnë certifikatat e UNMIK-ut ose të Republikës së Kosovës.

Deri në fillim të zbatimit të marrëveshjes së shumë përfolur për lëvizjen e lirë, policia serbe në Mutivodë ka lejuar që fëmijët ta kalojnë kufirin edhe me certifikatat e përmendura, mirëpo me fillimin e “zbatimit” të kësaj marrëveshjeje, në Mutivodë çdo gjë ka ndryshuar. Aty, lëre që nuk mund të kalosh me veturë me tabela KS apo me tabela “provuese”, por aty nuk mund ta kalosh as fëmijën me certifikatë të UNMIK-ut e RKS, e të mos flasim për letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.

Këto masa diskriminuese i kanë shqetësuar banorët lokalë, por edhe ata që përkohësisht jetojnë në Kosovë.
Ata u bëjnë thirrje subjekteve politike shqiptare në Medvegjë, atyre në Luginë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të gjithë faktorëve të implikuar që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që këto masa, të cilat e kanë vështirësuar edhe më shumë lëvizjen e lirë të medvegjasve, të evitohen. Me këtë marrëveshje ndërmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, respektivisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më së shumti janë dëmtuar shqiptarët e Luginës, në përgjithësi, e ata të Medvegjës, në veçanti./B.UKA-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Marrëveshjet Kosovë-Serbi prodhuan izolimin e shqiptarëve të Medvegjës!”

  1. Gurbetqari Says:

    B(urim) Ukes, autorit te Artikullit “Marreveshjet Kosove-Serbi prodhuan izolimin e Shqiptareve te Medvegjes”-falenderim per kete informate aktuale, te shkruar dhe ilustruar mire me fakte e foto.Jame i bindur se mesazhin e ketij shkrimi do t’a kuptojne drejte lideret, udheheqesit dhe institucionet e Shtetit shume te dashur per Shqiptaret e Lugines- KOSOVES dhe se do te veprojne ne drejtimin e evitimit te veshtiresive qe shkaktoi kjo Marreveshje ne levizjen e lire te Medvegjasve dhe te Shqiptareve te Bujanocit e Presheves.

  2. dawud Says:

    Ne piken kufitare me Medvegjen mund te kalohet vetem me dokumenta te serbis.Nuk pranohet as 1 dokument i kosoves,ksaj i “thojn levizja e lir”

Leave a Reply