Akademi Përkujtimore për dëshmorët medvegjas në luftën e UÇK-së, Hashim Hajdini dhe Florim Rushiti – “Kingji”
Amaneti i dëshmorëve: T’i ruajmë trojet tona shekullore!
Prishtinë, 28 maj 2011 (medvegja.net)
Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit nga Medvegja, Florim Rushiti – “Kingji” dhe Hashim Hajdini. Me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar me një minute heshtje, filloi kjo Akademi Përkujtimore. Akademinë e hapi Ramadan Behluli, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Banjën e Siarinës, për të vazhduar më pas me shpalimin e biografive të dëshmorëve nga Ramadan Beqiri, kryetar i Këshillit Organizativ. Në sallën gjysmë të mbushur, përveç familjarëve të dëshmorëve, të pranishëm kishte edhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër.
Duke e përshëndetur organizimin e kësaj akademie, veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, tha: ,,Ne nuk e kemi përmbushur amanetin e dëshmorëve, ne nuk do të harrojmë kurrë Medvegjën, por as pjesët tjera të trungut shqiptar”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Medvegjës që të mos i lëshojnë tokat e tyre. “Unë ju bëj thirrje që të mos i lëshoni tokat tuaja, ndërkaq juve që jeni në Kosovë ju bëj thirrje të ktheheni në Medvegjë, sepse vetëm kështu i ruajmë trojet tona”, e përfundoi fjalimin e tij zotëri Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
“Përkujtimi i dëshmorëve është obligim për ne”, deklaroi prof. dr. Gani Jashari. Ai njoftoi të pranishmit se në konsultimet e vazhdueshme me kryeministrin Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për kthimin e shqiptarëve në Medvegjë, sqaroi, ndër të tjera, ligjëruesi i rregullt në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Gani Jashari.
Akademinë përkujtimore e përshëndetën edhe Mitat Saqipi, kryetar i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe Rexhep Abazi, kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, njëherësh këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjës.
Në vazhdimin e Akademisë Përkujtimore u shfaq një program modest kulturor e artistik, ndërkohë që familjeve të dëshmorëve iu ndanë mirënjohje.
Teksti dhe fotot: Liridon Zejnullahu, medvegja.net


















30 Maj 2011 at 1:30 pm
Lavdi deshmorve dhe njeherit pershendetje per disa, por kjo akademi u kane reni te mbahet ne shtepin e kultures ne medvegj dhe per ate raste ne nga Tupalla nuk kemi marr pjes bashksia lokale s, por u duft ne medvegj dhe ne ju kishim ndihmuar dhe njeherit u duft te mbahet ne oborrin e kingjit ose te familes hajdini
per ti treguar gjdo kujt se edhe ne kemi deshmor te kombit.
Ne kosov eshte kollaj te mbahet por tubime ne vendlindje eshte ma mire te mbajme e akademija e te gjitha.
Pershendetje per ata qe e bane ket informim.
30 Maj 2011 at 9:11 pm
I nderuar Sokol,
Edhe nje here dua te perserise se jeni Medvegjas shume i respektuar per at qe, se bashku me te tjeret ne Udheheqesine e fshatit, beni per Tupallen dhe Vendlindjen.Medvegja do te ruhet, sic thote i MADHI, Adem DEMAQI, “nese nuk shperngulen ata Shqiptare qe akoma jane ne pronat e tyre dhe nese kthehen te gjithe ata qe u shperbgulen me dhune e presione gjate dhe pas Luftes”.Dhe, sic thote i MADHI dhe vertete I MADHI, prof Dr Gani Jashari, “Perkujtimi i deshmoreve eshte obligim per ne”. Eshte mire qe edhe dy ikonat e Medvegjasve: Florim Rushiti- “Kingji” dhe Hashim Hajdini, te cilet dhane jeten per Vendin dhe Kombin, te mos harrohen kur por gjithemone te perkujtohen.Natyrisht, te perkujtohen ne Vendlindje, por, pse jo, edhe ne Prishtine… Ata nuk u takojne vetem njerit ose tjetrit grupacion politik. Ata u takojne dhe jane deshmore dhe heronje per tere Medvegjasit dhe tere Kombin.
S’do mend, edhe Shqiptaret e Medvegjes munden dhe duhet te reshtohen ne rradhet e cilitdo subjekt politik, varesisht nga programi qe u pelqen me shume, por, kur jane ne pyetje ceshtjet madhore, sic eshte kthimi i Shqiptareve ne pronat e veta shekullore, kur eshte ne pyetje lufta per te drejtat qe Shqiptareve u takojne, kur eshte ne pyetje kultivimi i traditave, perkujtimi i deshmoreve, “Takimet ne vendlindje” e tj.- artehere te gjithe Shqiptaret e Medvegjes duhet te jene unik dhe ne nje front te vetem.
Popujt duhet te ecin rruges se drejte. Ajo eshte rruga pas flakes ndricuese te njerzve te medhenje. Per t’a permbushur amanetin e deshmoreve “T’i ruajme Trojet tona sheklullore”- duhet ecur pas fjaleve te te medhenjeve: Adem Demacit dhe Prof Dr Gani JAsharit (dhe shume te tjereve). Vetem keta, te mencurit dhe te medhejte, e duan te verteten, drejtesine dhe te miren.(Mjerisht, Politika shpeshe nuk merret me te verteten, me te drejten as me te miren).
31 Maj 2011 at 2:20 pm
Ju faleminderit zotri gurbeqar,
ne nga bashksia jone lokale jemi ulur dhe e kemi pa te arsyeshme dhe qe gjakun e deshmorve tone ta perkujtojme ne medvegje dhe ti tregojme botes se ne jemi medvegjas dhe dhe ti kerkojm tegjitha ato qe na takojne sikurse pala tjeter qe po i kerkon ne kosov.
Vlen ta cekim se nje numer i atyre personave qe kane bere organizimin ne kosov te kesaj akademie perkujtimore punojn ne komun te medvegjes kurse familen e kane ne kosov si dhe me propaganda te ndryshme kane shperngul shqiptaret me traktora nga 400 mark ju kane marr e sode patriota ma te mdhaj.
Ata po i finanso shoqata humanitare nga zvicrra e medvegjes por prap se prap ne qe jetojm ne medvegj me trup dhe me shpiert jemi ma te forte.
Une dhe disa shok qe jemi ne medvegj nuk i perkulemi askujt dhe kame deshmi qe nga ata persona disa kemi shume veshtirsi te jetojm ne medvegj por do te qindrojm.
Krenohem edhe nje her qe jetoj ne tupalle dhe mundem tju them tegjithve se edhe ne disa kemi kushte te jetojm ne kosov por qat dite qe te dalum ne qe jetojm ma nuk ka medvegj.
Kam qene i paditur ne policin e serbis nga disa por kame paguar dhe kam shpetuar.
Nje grup i patriotave na ka lajmruar qe ne po leshojm vertetime per vendbanim per qytetar e ata nuk jetojn ne medvegj e naj kan ndaluar se kane thane kta po bajn votues per PVD-Riza halimi.
Edhe ne manifestim ne nuk kemi marr pjes se gjdo organizim ne e mbajm pa mbeshtetjen e asnje shoqate dhe nuk mvarremi por mjetet dhe te drejtat tona na takojn e nje grup ka marr mjete per me mush gjepin a hargjime nuk kan pas sikurse kur ne xhami mbajshin iftar a bashksia islame e medvegjes egziston dhe vepron.
Tegjitha kto perqarje i ban shoqata humanitare nga medvegja ne zvicerr.
31 Maj 2011 at 4:49 pm
Bashkfshatarin dhe shokun e klasës Sokolin e përshëndes pamvarsisht pse ai në fjalorin e tij politik ç’do herë përdorë retorikën e njejtë me ç’ka të lenë përshtypje se ja kanë mësuar një vjerrsh dhe at e përsërit rregullisht… Më habit fakti se shoku i klasës në retorikën politike vjershën po e mban tepër mirë në mend, gjë të cilën në shkollë më kujtohet shumë mirë se e ka pasë tepër vështir për t’mos thënë e pamundur për ta mbajt në mend çoft edhe një vjersh të thjesht.
Prandaj pamvarsisht retorikës (vjershës) Sokoliane, unë kam respekt për shokun e klasës sepse mbi të gjitha ç’do herë përpiqem ti kam parasysh 4ështjet objektive dhe subjektive duke i pasë parasysh aftësit intelektuale të secilit,rrethin ku vepron e mbi të gjitha krijim-formimin në kontinuitet që i nevoitet ç’do individi pavarsisht ku jeton dhe vepron ai. Personalisht thënë të drejtën e falëminderoi Zotin e madh në radhë të parë që s’kam urrejtje ndaj askujt e aq ma pak ndaj ç’do Bashvendasi dhe në të njejtën kohë mendoi se është e drejt minimale e ç’do njeriu ti falëminderohet natyrës që ja ka dhuruar trurin, hapësirën e të cilit së paku ka të drejtë ta përdorë së paku për të menduar, e pikërisht është kjo hapësir e cila po na shtynë shumë-shumë Medvegjasve të mendojmë dhe veprojmë të lirë si dhe të mos jemi dakord me politikën aktuale të sistemit në Medvegjë në krye me Drashkoviqin dhe Drashkoviqianët, në mesin e të cilëve unë s’gugoi ti dha vetvetiut të drejtë e të mendoi se mund të ketë Shqiptarë Drashoviqian, sepse jo vetëm që do t’ishte mjerim i përgjithshëm jo vetëm për vet ata, por do t’ishte edhe mjerim për vetë ligjin e natyrës !!!
Për kët arsye as mua e as bashveprimtarët e dëshmuar dhe të denjtë për Medvegjën Iliro-Dardana asnjëher s’ka arritë të na dekurajoi askush e aq më pak Sokoli shoku im i klasës, sepse me kohë e kemi kuptuar se ne kemi moskuptim me vet sistemin e korruptuar dhe anti Shqiptarë në Medvegjë në krye me Drashkoviqin dhe Drashkoviqianët e kursesi me Bashvendasë e aq më pak me Sokolin shokun timë të klasës.
Pohimet Sokoliane janë më tepër qesharake dhe për tu zbavit me to sesa për ti marë për diqka tjetër, sepse Sokoli ndoshta ka harruar dhe bënë sikur se dinë sepse i kamë treguar disa herë gjat takime tona se mesazhe destruktivo-kërcnuese (sa i përket Shoqatës Medvegja në Zvicër) vite e vite më parë kemi marë prej ish-kryeinspektorit Filliq i cili qe betuar se do ta shuajn aktivitetin tonë me ç’do kusht, që këtij të fundit mund ti shprehi ngushllimet e mia më të sinqerta si dhe të bashkveprimtarve me porosin ; Shoqata Humanitare Medvegja ka egzistuar-egziston dhe do të vazhdoi s’egzistuari së paku deri sa Shqiptarve të Medvegjës dhe të tjerëve përreth saj t’ju kthehet ajo që ju privua me dekada “mendim-veprimi” i lirë. Dhe porosia jonë e fundit për Sistemin aktual të Medvegjës është e thjesht; deri atëher kur Medvegja Iliro-Dardane të mos jetë një vend i lirë, i hapur dhe i integruar në hapësirën e Botës Demokratike me plot kuptimin e fjalës, ne do të veprojm pamvarsisht pengesave adekuate, dhe këtë e bëjmë me vetëdije të plotë jo vetëm pse jemi me Origjin dhe Identitet Medvegjas, por se jemi edhe qytetyr të Globit dhe kemi jetuar në vende Demokratike me plot kuptimin e fjalës dhe kemi ardhë në purfundim se një tretman të tillë pse mos ta gëzoi edhe Medvegja e jonë e shenjtë.
Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë-Zvicër.
3 Qershor 2011 at 1:08 am
ideruari sokol halimi ne si familje e deshmort je mi te njolloser se deshmort nuk jon as nji partie po ata jon te shnjt dhe te kombit ata nuk vdesin kurr jon pa vdekshum na si familje kingjin e lindum e rritum e shkollum dh kur erdhi mometi per mi dol zot kti vendi ju pergjigji me pushk ne kra dhe edha gje met shtrejtn jetn ja foli kosoves po amanetin qe herdokur po qliru gjithat trojet shqiptare nuk poshon as as gjaku tiji aji sesht veq i famils ton aji tashti esht gjith shqiptaris gjith kosoves lindore.ku sot me krenari emabani nipi i tij emrin edeshmorit florim rushiti kingji i cili i ko 11 pranvera icil ne manefestimin e vedlindjes per nij maj murrm pjes per her te por ku ishte edh florimi i vogel me tesha komtore.ku kisht ardh enkas ne shkolln ku ka msuar deshmori florim rushiti kingji pertja kushtuar ni poezi per deshmorin ku ju persnalisht na injerut ku that qofse esht poezia seprtiste sllavo qetnike nuk mudet mu ralizu kjo pozei e cila ju ka kushtar deshmorit florim rushitit kingji.me derime te larta familja e deshmorit florim rushiti kigji
3 Qershor 2011 at 5:24 am
o lulzim ti personalisht je i habitur pak dhe nuk kie faj por ne i kuptojm se nuk me kini kuptuar ju se nuk ju kam than ashtu po mier e din ti se far problemesh na ke sjell vitin e kaluar e ket vit ti sebashku me ate ekipin ten te fudbollit qe muert pjes i kishe pru dy sllav qe luejten e nje nder ta ishte edhe portjeri qe mbronte porten e ekipit te juaj ku une e kam fletoren me shenime.
te lutem nje maji ka qen manifestim tradicional i tegjith shqiptarve e nuk ka qen akademi perkujtimore dhe heren tjeter kie mu sjell ma mier se mas shumti probleme na ke sjell ti dhe dieje qe ne tupall eshte tupalle e jo kapit.
sa i perket te ndjerit florimit ne e dim kush jini ju e kush u kan aj e kush ka mbet ne mesin ton.
pse familja e hashim hajdinit nuk na soll asnje problem dhe ti mua me the jo ni her por shum her qe hashimi ashte martir e jo deshmor por ne e dime dhe frik do ta mbajm nje akademi perkujtimore ne medvegj ose ne oborrin e familes hajdini per Hashim Hajdinin edhe kemi pas deshir qe edhe per kingjin ta mbajm ne medvegj por ti spo durohesh maspari aj ne qoft se ashte deshmor ti sje kurkushi mer na ba probleme.
ne si kshill organizativ adhe bashksi lokale nuk te kemi penguar kurgje dhe djali i jyt ka recituar kush se ka pengue por dieje qka po rren ne internet
se apet ne e mbajm nje majin dhe i takojm shqiptaret kush don ne Tupalle.