RSS

Mbahet Festivali i parë i këngës dhe valles shqipe ,,Zvicër 2011,,-pjesmarrës edhe SHKA MEDVEGJA

19 Qershor 2011

-Lajmet-

Mbahet Festivali i parë i këngës dhe valles shqipe ,,Zvicër 2011,,-pjesmarrës edhe SHKA MEDVEGJA

Lozanë 19 qershor 2011(medvegja.net)

Në ambientet e Salle de Spectacel në Crrisier të Lozanës u mbajtë festivali i parë i këngës dhe valles shqipe.Në festival morën pjes 17 shoqëri kulturore artistike nga e mbarë Zvicra.Festivalin e hapi amabasadori i republikës së Shqipëris në Bern,i cili i përshendeti të pranishmit duke i përgëzuar për këtë aktivitet që shërben për ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare.Më pas të pranishmit i përshendeti edhe amabsadori i Republikës së Kosovës zotri Naim Balaj.Edhe drejtori artistik i festivalit zotri Gani Fazliu ju dëshiroj mirëseardhje të gjitha grupeve dhe shoqërive artistike.Duke i përgëzuar për punën dhe i quajti ata ambasador të shqiptarëve në Zvicër.

Në mesin e shumë shoqërive pjesmarrëse si :Ilirët Lozan,Shota nga Arau,Dardania nga Winterthuri,Bashkimi nga Berni si dhe shumë grupe të tjera.Nuk ka se si të mungoj edhe ambasadorja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në Zvicër,fjala është për Shoqërin Kulturore Artistike MEDVEGJA nga Fully i Zvicrës.

Shoqëria Kulturore Artistike MEDVEGJA në këtë Festival u paraqit me dy këngë dhe atë Due Tupallën të interpretuar nga Sadik Baftiu dhe Sylejman Musliu.E ndërkaq këngën e dytë Pse jem toskë e pse jemë gegë e interpretuan i tërë ansambli së bashku.Më pas programin e vazhduan me tri valle popullore ,nën koreografin e zotri Musa Nezirit.

Programi mjaft i begatshëm si dhe veshja tradicionale e shqiptarëve të Medvegjës zgjoi një kurreshtje dhe emocion të veqant në mesin e publikës se shumtë të mbledhur në këtë sallë.

Zenel Neziri,kryetar i shoqatës Medvegja në Zvicër për medvegja.net shprehu knaqësin e madhe për pjesmarrjen në këtë festival.Ky festival shërben për ruajtjen e vlerave dhe kulturës shqiptare,ndaj për neve është knaqësi të marrim pjes tha ndër të tjera zotri Neziri.Meritojnë ti falenderojmë të gjithë ata që kontribuan që SHKA,,Medvegja,, të jetë pjesë e këti organizimi,duke filluar nga koreografi pastaj rapsodët,valltarët e tjer vazhdoj më tutje zotri Neziri.
Njëkohësisht zotri Neziri nga zemra falenderoj edhe medvegja.net dhe Kosova e re që po i përcjell nga afër aktivitet e shoqatës Medvegja në Zvicër.

Teksti dhe fotografitë : medvegja.net

Salla


Mehmet Elezi,ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bern


Naim Malaj,ambasador i Republikës së Kosovës në Bern

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Mbahet Festivali i parë i këngës dhe valles shqipe ,,Zvicër 2011,,-pjesmarrës edhe SHKA MEDVEGJA”

  1. r. neziri Says:

    Pershendes SHKA Medvegja dhe u uroj sukses .Jeni me te miret vetem vazhdoni. Z. Musa Neziri eshte nje nder ata qe punon pa u lodhur me keta djem e vajza jashtezakonisht te talentuar……Urime

Leave a Reply