RSS

Mbahet protest me moton : Presheva,Medvegja dhe Bujanoci jan Kosovë

7 Tetor 2011

-Lajmet-

Mbahet protest me moton:Presheva,Medvegja dhe Bujanoci jan Kosovë

Gjilan,7 tetor (medvegja.net)

Protesta në fjalë është organizuar nga Shoqata Vatra, nën përkrahjen e të gjitha partive politike dhe organizatave joqeveritare. Protesta është organizuar në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe kundër politikës serbe në diskriminimin sistematik që po iu bëhet shqiptarëve kësaj ane. Përveç qytetarëve të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik dhe institucional të Preshevës ,Medvegjes dhe Bujanocit.

Para të protestuesve fjalën e mori përfaqësuesi i shoqatës Vatra Sadulla Kadriu, si dhe në emër të kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës para protestuesve foli Jonuz Musliu.
Ndërkaq, si çdo herë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ishin edhe deputetët dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosje, deputeti Liburn Aliu, dhe udhëheqësi i kësaj Lëvizje në Gjilan Ismail Kurteshi. Deputeti Aliu, edhe njëher bëri thirrje për ndërprerje të dialogut me Serbinë, sepse bisedat e deritanishme kanë shkuar në dëm të Kosovës.

Edhe Mustafë Shaqiri ish luftëtari I UÇPMB-së, protestën e vlersoi të rëndësishme me qëllim të senzibilizimit të faktorit vendor dhe ndërkombëtarë për çështjen e shqiptarëve në Luginë.
Protesat e organizuar sot në Gjilan, është vazhdimësi e protestave në kërkim të sa më shumë të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë. Ndërkaq, në protestën e sodit u kërkua që Lugina e Preshevës, ti bashkangjitet Kosovë/KosovaLindore/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Mbahet protest me moton : Presheva,Medvegja dhe Bujanoci jan Kosovë”

  1. Gurbetqari Says:

    Ky vit do te mbahet ne mend per shumecka. Ne kete vit ndodhi edhe ZERI i Shqiptareve te Lugines- zeri unik e i qarte per nderprerjen e padrejtesise, diskriminimit dhe dhunes qe shteti i Serbise, qe ka aspirata te behet anetare e BE dhe te dale nga ferri ne te cilin gjendet tani me 3.dekada, ushtron ndaj Shqiptareve te Presheves, Bujanocit dhe (ne vecanti) te Medvegjes.

    Ndodhi, pse jo, edhe Protesta e Shoqates “Vatra”, e perkrahur nga te gjithe subjektet politik dhe organizatat jo-qeveritare, per te mbeshtet Shqiptaret e Lugines kunder diskriminimit sistematik te tyre.

    Kurse, per moton e Protestes:”Presheva, Medvegja e Bujanoci jane Kosove” asgje e tepruar dhe jo-natyrale. Sepse, sic thote rapsodi i mencur:”Cdo gje i kthehet vendit te vet:lumi shtratit te vjeter, ujku guves se tij, malingona nen dhe kthehet, zogu foles,kurse, njeriu po ashtu Vendlindjes dhe Atdheut”. Pse jo- edhe tri trojet e shenjta Shqiptare:Presheva, Bujanoci e Medvegja, eshte e natyrshme, nese i kthehen Vendit te vet- Kosoves.

    Por, Protesta ne Gjilan, ka edhe nje dimenzsion tjeter: perkujtoi Prishtinen e Gjakoven dhe Tiranen se edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja jane gjithemone Kosove dhe te Tokes Nene.

Leave a Reply