RSS

Mbahet protesta “Stop Diskriminimit” të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës (foto, video)

21 Shtator 2011

-Lajmet-

Mbahet protesta "Stop Diskriminimit" të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës /foto, video/

Në qytetin e Preshevës me mijëra vetë morën pjesë në protestën paqësore gjithëpërfshirëse popullore me moton “Stop Diskriminimit”  e organizuar nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe e mbështetur nga i gjithë spektri joqeveritarë në Luginë të Preshevës, OVL UÇPMB-së si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut, me vendim të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të të tre Komunave, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Marshi protestues ashtu si ishte planifikuar ka nisur marshutën e saj para gjimnazit “Skenderbeu”, duke vazhduar drejt rrugës kryesore, për tu ndalur para zyrës së Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke bërtitë parulla si “Boll Mo”, “Stop Diskriminimit”, duke vazhduar drejt qendrës së qytetit ku edhe u lexua propozim deklarata.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke iu nënshtruar një diskriminimi të pa parë si nga aspekti i qëndrimit të lirë si qytetarë në vendbanimet  e të parëve, lirinë e plotë të qarkullimit, e drejta e identitetit kombëtarë, e drejta në arsim, e drejta në mbrojtje shëndetsore, e drejta për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, e drejta për zhvillim ekonimik dhe integrim në struktura ë larta të shoqërisë dhe shumë të tjera.

Le të alarmohet edhe këshilli i Europës, edhe parlamenti europian, por edhe shtetet e bashkuara të Amerikës se në Luginë të Preshevës vazhdon diskriminimi i shqiptarëve me metofa në ndryshme nga ana e qeverisë serbe.

Prandaj është koha që komuniteti ndërkombëtarë përfshirë edhe SHBA, Këshillin e Evropës dhe Parlamenti Evropian të inicojë tryezën e bisedimeve ndërmjet politikës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe qeverisë serbe me qëllim të zgjidhjes afatgjate të problemeve të shqiptarëve në këto tri komuna.

Kërkesat që u parashtruan janë:

Të demilitarizohet plotësisht rajoni i Luginës së Preshevës nga xhandarmeria dhe ushtria serbe.

Të rikthehet zona tokësore e sigurisë e paraparë me marrëveshjen e Kumanovës.

Të mundësohet qarkullim i lirë i njerëzve dhe mallrave si dhe hapja e vendkalimeve në drejtim të Maqedonisë dhe Kosovës.

Të lejohet përdorimi i teksteve mësimore si dhe të vëhen në zbatim planprogramet mësimore unike të cilat mundësojnë ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kulturore.

Të zgjidhet problemi i diplomave të Universiteve të Republikës së Kosovës si dhe të zgjidhet problem i arsimit të lartë në Luginën e Preshevës.

Të bëhen investime në shëndetsi me qëllim të ngritjes së avancimit të shëndetësisë në Luginë.

Të krijohen vende të reja të punës në institucionet shtetërore konform strukturës nacionale të popullatës në Luginë të Preshevës..

Të zgjidhet problemi i të drejtë së përdorimit të flamurit kombëtarë në Luginë të Preshevës sikurse që është zgjidhur ky problem në Maqedoni dhe Mal të zi.

Këtyre komunave ti kthehen gjykatat komunale me qëllim të afrimit të shërbimeve gjyqësore dhe administrative.

 

/Presheva.com/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Mbahet protesta “Stop Diskriminimit” të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës (foto, video)”

  1. Gurbetqari Says:

    Ne Presheve, ndodhen- Shqiptaret e Lugines. Per te dhene nje mesazhe te qarte-STOP diskriminimit, padrejtesise, dhunes ndaj Shkolles Shqipe. Proteste e qete,por, shume dinjitoze dhe shume domethenese dhe me mesashe te qarta pushtetareve te Serbise per nderprerjen e padrejtesive ndaj Shqiptareve te ketyre 3. komunave dhe per krijimin e kushteve per kthimin e te shperngulurve me dhune e presione te ndryshme. Eshte ky mesazhe i qarte qe te ndepritet me shenderrimin e ketyre trojeve te shejta Shqiptare ne poligone ushtarake, policore dhe burgje. Ne vend te kesaj, te krijohen kushte per punesim, te mundesohet qarkullimi i lire i qytetareve dhe mallrave, te lejohet perdorimi i teksteve mesimore sipas plan-programeve unike te cilet mundesojne ruajtjen e vlerave kombetare e kulturore, te pranohen diplomat e Universiteteve te Kosoves dhe te zgjidhet ceshtja e shkollimit te larte te rinise Shqiptare te Lugines, te zgjidhen problemet e shumta ne shendetesi, te punesohet numri adekuat i Shqiptareve ne institucionet shteterore ne pajtim me strukturen nacionale te popullates, te kthehen gjyqet komunale dhe te rregullohet drejte ceshtja e perdorimit te Flamurit Kombetare dhe simboleve kombetare.

    Ne Lugine, ndodhen Shqiptaret per t’i dhene nje mesazhe edhe Opinionit ndekombetare qe te mos jete njerke ndaj kesaj pjese te Popullit Shqiptare, qe pershkak te lojrave te po te njejtes Bashkesi nderkombetare “u shpernda” ne pese vende te ndryshme.

    Por, ne Presheve, ndodhen Shqiptaret e Lugines, per te percjell nje mesazhe edhe Tiranes e Prishtines, se edhe keto 3. troje Shqiptare jane Shqipetari dhe se perkrahin Pavarresine dhe Sovranitetin e Kosoves.

    Me keqardhje qe edhe fizikisht nuk isha pjese e ketij manifestimi te fuqishem te vullnetit te Shqiptareve te Lugines, shprehi kenaqesine se, Shqiptaret e Lugines, keshtu unik dhe te bashkuar, duken si flamurtare te Kombit dhe se deshmuan se, per ceshtjet madhore, nuk ka rini, e te moshuar, nuk ka bujq e punetore, nuk ka intelektual e politikane, as subjekt politik e lider, POR KA vetem- SHQIPTARE TE LUGINES.

Leave a Reply