MBAHET SEMINAR PËR MEDIAT NË KOSOVËN LINDORE EDHE PA MEDVEGJËN TONË ?!
Dhe për cudi njëfar Iriqi prej Pcinjës vjen e mban ders gazetarëve të Preshevës e Bujanocit se si duhet raportuar dhe nuk jep këshilla kolegëve të vet serbë në Beograd që t’mos i fyejnë shqiptarët në mediat serbe në baza raciste si “siptari”.
Bujanoc, 1 shkurt
Nën patronazhin e Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kosovën Lindroe, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc ëshë mbajtur një seminarin me moton “Sensibilitet i raportimeve nga rajonet multietnike në komunën e Bujanocit dhe Preshevës”.
Në këtë seminar ligjërauan Belgzim Kamberi përfaqëssues i disa medive në ballkan dhe kryetar i KMDNJ dhe Iriq Radovan, përfaqësues i UPGS-së (NUNS-it) nga Pcinja e Serbisë. Sikur z.Kamberi nga KMDNJ edhe Valon Begzadi nga ky organ dhe përfaqësues i agjencisë informatve kombëtare “Presheva Jonë” , në debat ishin mjaft kritik ndaj disa mediave serbe te cilat sa herë qe flasin për shqiptarët, qoftë këtu tek ne, apo në Kosovë, flasin me gjuhën e provikimeve dhe të urretjes.
Por, duket e pashpjegushme mos prezentimi i Medvegjës në këtë seminar nëse paska qenë “multetnike” apo ndoshta dhe ata pak shqiptare qenkan dëbuar dhe Medvegja, duket se “justifikohet” në njëfarë mënyre se Medvegja nuk është tashmë “multietnike ?! Sikur t’mos dilte këtyre ditëve gazeta e parë shiptare në Medvegjë me emrin “Zëri i Medvegjës” nuk d t’i besonim fjalëve se atje askush nga shqiptarët nuk paska mbetur. Dhe për cudi aj Iriqi prej Pcinjës vjen e mban ders gazetarëve të Preshevës e Bujanocit se si duhet raportuar dhe nuk jep këshillta kolegëve të vet serbë në Beograd që t’mos i fyejnë shqiptarët në mediat serbe në baza raciste si “siptari”.
Një gazetar nge Medvegja në reagimin e tij thotë ,e leje më se serbët na harruan duke e bërë Medvegjën ndër komunat më të pazhvilluar dhe më të braktisur, tash edhe shqiptaët na kanë braktisur dhe harrur ?! Në fund, edhe sikur t’mos kishte fare gazetar”apo shqiptarë në Medvegjë është dashur qe ne program të ejtë dhe emri Medvegjë vetëm për hrië të “koleksioni” kombëtar Preshevë, Bujanoc dhe Medvegë) që vazhdimisht këta tre qytete rredhiten bashkarish si nè medat shqipare ashtu edhe në to ndërkombëtare. Kjo, del e pakuptim nëse dikush neser del e organizon dicka P.sh. për rolin e mdiave në Medvegjë e Bujnoc..Pra, jo që nuk tingëllon mirë, por del e mangët dhe injorim i vëllezërve tanë atje ashtu-kështu të lënë pasdore..
AIK- Presheva Jonë
foto :medvegja.net



3 Shkurt 2011 at 5:43 pm
As per trimeri, as per kah intelektualet dhe njerezit e mendjes dhe pendes- Medvegja nuk i falet askujt.Nga gjiri i kesaj Treve te shejte Shqiptare dolen emrat e medhej te pendes e shkences:Heroi Zenel Hajdini-matematicient qe para LDB, Akademiku Idriz Ajeti- doktori i pare i Albanistikes dhe emer i madh i shkences dhe pendes, Profesor Zeqir Bajrami- gjeograf i madhe dhe dikur autor, po thuaj i vetem, i teksteve shkollore te gjeografise, Prof Dr Gani Jashari, jo vetem legjerues universitar me i madhe i fizikes atomike e nukleare, por, edhe nder punetoret me te spikatur te kesaj shkence, Heroi Veli Deda, qe para LDB njeri me 2. diploma fakulteti, Prof Dr Gjina Zeqiri, mjeke me permasa evropjane e boterore, me dy doktorate (post- doktoroi ne nje nder Qendrat me te medha te Mjeksise boterore- Gjeneve) dhe shume e shume te tjere.
Medvegja pati dhe ka edhe sot gazetare te mire, madje, te mrekullueshem.Te permendim vetem legjenden e gazetarise- Gani Ajetin, poetin dhe shkrimtarin e spikatur (nje kohe edhe gazetar)-Ramiz Kadriu,”Medvegja.Net”-i dhe “Zeri i Medvegjes”, pa kushtet minimale per gazetari, jane aq te mire sa qe do t’i lakmonte redaksia e cdo mediumi te njohur, ne Kosove e me gjere.
Me kenaqesi theme se Staf-i i “Medvegja.Net”-it dhe i “Zerit te Medvegjes”,me punen qe bejne per Medvegjasit dhe Kombin, do te mbahen ne mend si heronje te vertete te Shqiptareve te Medvegjes.
Por, duhet te thuhet se edhe pse (me perjashtim te liderve te Lugines) “Lideret Shqiptare ia kthejne shpinen Medvegjes”, megjithese “harrohen perfaqesuesit Shqiptar te Mevegjes”, megjithese “askush nga Presheva e Bujanoci nuk marrin pjese ne solemnitetin e shenimit te fillimit te “fakulteteve” ne Medvegje”, e tj e tj,eshte e sigurte se Medvegjen e dojne:Toka Nene, Presheva e Bujanoci dhe te gjitha trevat Shqiptare. Dua te kuptoj se mos-ftesa e gazetareve te Medvegjes ne “Keshillimin…” e Bujanocit, sa i takon pales Shqiptare, eshte vetem edhe nje mangesi e rastit. Por, gjithashtu, dua te theme se me mosprezencen e gazetareve te Medvegjes, ky “Keshillim” vetem ka humbe ne vlere e rendesi.