Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa po merr pjesë në tryezën me temën bashkëpunim përtej kufitarë që po mbahet në Viti në organizim të Forumit për bashkëpunim ndërkufitarë. Sipas njoftimit të shërbimit për informim të kabinetit të kryetarit të komunës në këtë tryezë po prezantojnë mysafirë nga zonat kufitare të shteteve Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi. Kryesues i tryezës në fjalë është profesor doktor, Sabri Kadriu.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa vlerëson lartë organizimet e tilla sepse sipas tij në takime të përbashkëta propozohen dhe aprovohen mënyrat dhe metodat më të mira të bashkëpunimeve në të gjitha sferat jetësore në mes të zonave kufitare të shteteve që na rrethojnë, thuhet kështu në informatën e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës. /presheva.com/


17 Tetor 2010
-Lajmet-