Mbahet tubimi i gjashtë përkujtimor kushtuar komandant Muhamed Xhemailit nga Muhoci i Bujanocit
Medvegjë, 15 korrik 2011(medvegja.net)
Në një ditë vere me vapë të madhe në oborrin e ambulancës së fshatit Muhaoc, të tubuar për të përkujtuar komandantin e paharruar të këtij fshati nga Lufta e UÇPMB së Muhamed Xhemailin dhe të tjerët, të pranishmit i bënin ballë vapës së madhe dhe diellit përcëllues veror.
Si gjithëherë, këtu kishin ardhur familiarët e dëshmorëve, bashkëkombasit, bashkluftëtarët dhe bashkfshatarët e tyre. Kjo ditë u kushtohej tre dëshmorëve të luftës së UÇPMB së: Muhamed Xhemailit, nga Muhoci, Besim Mazrekut nga Gjilani dhe Agim Elshanit nga Malisheva.
Kësaj radhe u vërejt se në tubim nuk ishin nëna dhe babai i Agim Elshanit nga Malisheva, për të cilët nuk dihej shkaku i mungesës, edhe pse në të gjitha tubimet e mëparsme ata ishin gjithmonë prezent.
Por si gjithmonë prezente ishte nëna e dëshmorit Besim Mazreku, edhe pse në moshë të shtyrë si dhe familiarët e tij.
Tubimin e hapi dhe me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti ngrohtësisht z. Vesel Sabedini, kryetar i këshillit organizues.

Ai pastaj foli për veprën e dëshmorëve të rënë në Luftën e UÇPMB së, por duke i përmendur edhe dëshmorët e lutërave të mëhershme të këtyre trojeve.
Tubimin me një fjalë rasti e përshëndeti babai i dëshmorit, Ridvan Qazimit, komandant Lleshit, Haxhi Hyseni, i cili porositi që për dëshmorët dhe familjet e tyre duhet të ketë përkujdesje të duhur sepse dëshmorët luftuan për lirinë e kombit.
Bashkëshortja e dëshmorit Muhamed Xhemailit, zonja Enkelejda Xhemaili shprehu pakënaqësi me gjendjen e rëndë të familjeve të dëshmorëve duke cekur se për këtë situatë mbajnë përgjegjësi edhe dy shtetet shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe Repubika e Kosovës, sepse dëshmorët janë të kombit e jo të rajoneve prej nga kanë lindur ata, duke apeluar që të mos ketë ndarje të trojeve shqiptare nga shqiptarët.
Tubimin e përshëndetën edhe dr. Mejdi Zeqiri, përfaqësues i pushtetit lokal nga komuna e Bujanocit, z. Selami Bajrami, kryetar i bashkësisë lokale ….., prof. Rexhep Abazi, veprimtar nga Medvegja, z. Nagip Aliu, përfaqësuaesi i Veteranëve të UÇPMB së, e tj.
Të gjithë u pajtuan se për dëshmorët e kombit nuk duhet të ketë kufinj, sepse ata luftuan për lirinë e të gjitha trojeve shqiptare.
Vajza e dëshmorit Xhemaili, voglushja Elona Xhemaili, me vargjet e poezisë kushtuar Babit, i mbushi me lotë sytë e të pranishmëve kur tha:
...Babi o babi,
Shumë jam përmalluar,
Për zërin tënd t’ ëmbël,
E dorën tënde, për t’më ledhatuar...
Më pastaj me recitime e program modest kulturo artistik këtë eveniment madhështor e begatuan edhe artistë e pjestar të shkollës fillore të Muhocit si edhe përfaqësuesit e Grupit folklorik “ Shpëtimi” nga Medvegja, z. Shefki Halimi, z. Kadri Abazi dhe z. Zenel Halimi, nën udhëheqjen artistike të prof. Rexhep Abazit.
Me këtë rast pranë lapidarit të dëshmorëve Bashkësia lokale e Muhocit, OVL së UÇPMB së, familiarët e dëshmorëve, vunë kurora dhe lule për të freskuar kujtimin ndaj tyre.
Për të gjithë të pranishmit familja Xhemaili kishte përgaditur drekë.
Lavdi dëshmorëve të kombit.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar.
Shkruan: prof Rexhep Abazi




18 Korrik 2011 at 12:38 pm
LAVDI DËSHMORVE TË KOMBIT !
Nderimi,Përkujdesja dhe respekti i duhur për Dëshmorët e Kombit është obligim i përbashkët i secilit prej nesh,ndërsa përkujdesja e veçant i takon Institucioneve shtetërore Shqiptare në Ballkan.
Dëshmorët e Kombit dhanë çështjem më sublime Jetën që ne sot të jetojmë më të lirë, andaj është e pakuptimt dhe tepër ilogjike nëse mungon përkujdesja e duhur për Familjarët e nderuar. Mendoi se ç’do Shqiptarë që nderon Dëshmorët e Kombit ai respekton Familjarët e nderuar dhe njëherit nderon vetëveten, sepse drejt për së drejti është pjesë përbërse e vetvetiut dhe Familjes së tij, duke pasë parasysh se pa të nderuarit në fjalë ne si kolektiv asnjëherë s’dot ishim aty ku jemi sot për sot; me dy Shtete Shqiptare në Ballkan.
Pos respektit ndaj Dëshmorve dhe Familjarve të nderuar,ju shprehi falëminderimet e mia më të sinçerta edhe për të gjithë pjesëmarrësit në kët evenement të rëndësishëm. Falëminderoi edhe autorin e këtij teksti të nderuarin Pr.Rexhep Abazi i cili po gjenë kohë të merë pjesë kudo dhe përmes tij t’jetë prezent edhe Medvegja e medvegjasit, dhe mendoi se kjo është dëshmia më e mirë dhe rruga që duhet bta ndjekin ç’do individ pamvarsisht se a është apo jo i përfshirë në ndonjë subjekt të organizuar apo jo.
Ne Medvegjasit që jetojmë në diasporë në përgjithsi jemi të inkuadruar në Shoqatën Humanitare Medvegja në Zvicër, që përmes saj kemi përkrahë proçeset e kohës dhe kemi pas përkujdesje të gjithanëshme përfshirë këtu edhe për më të nderuarit;Familjarët e Dëshmorve të Kombit. Edhe pse jemi OJQ me vetëfinancim dhe me përkrahje të kufizuar Shtetërore, edhe në të ardhmën do t’vazhdojmë të përkujdesmi për Familjarët e ndreuar të Dëshmorve të Kombit, të cilët me respekt i konsiderojmë si pjesë e pandarë e gjymtyrëve të trupit tonë.
Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë-Zvicër.