RSS

Mbi 5 milion shqiptar do të pajisen me shtetësi shqiptare

31 Korrik 2010

-Lajmet-

 Tiranë 31 korrik 2010(medvegja.net)

Një grup intelektualësh në Shqipëri, kërkojnë nga presidenti shqiptar, Bamir Topi, që përmes një dekreti, të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët jashtë kufijve.

Ata përmes një letre të hapur i janë drejtuar presidentit shqiptar, për t’i kërkuar “që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diaspora t’u jepet nënshtetësi shqiptare”.

“Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambula e saj; „…Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letër.

Intelektualët të cilët kanë firmosur letrën citojnë edhe Neni 8 të Kushtetutës shqiptare, i cili në mënyrë decidive përcakton: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.

Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave.

Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Sali Berisha me dekretin e presidentit Bamir Topi të përmbush premtimin e dhënë në vitet e 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.

“Duhet të realizohet kjo, sepse kemi rastin konkret edhe të maqedonasve, të cilët kudo që janë posedojnë edhe shtetësinë e Maqedonisë. Sidomos një mundësi e tillë po shfrytëzohet nga shqiptarët që jetojnë në kufirin me Maqedoninë, të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedonase”, ka theksuar juristi Numan Limani pwr agjencinë e lajmeve INA.

Në rast të ndryshimeve të paralajmëruara, atëherë të drejtën e pajisjes me shtetësi shqiptare do ta kenë mbi 5 milion shqiptarë në rajonin e Ballkanit. (INA)

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Mbi 5 milion shqiptar do të pajisen me shtetësi shqiptare”

  1. Gurbetqari Says:

    Ide shume e qelluar e intelektualve Shqiptar.Edhe pse te ndare ne shume Troje-dashuria me e madhe e cdo Shqiptari eshte Toka Nene-Shqiperia.Cdo Shqiptar ne Bote e deshiron (dhe meriton) te ket shtetesine shqiptare. Ne vacanti Shqiptaret e Medvegjes.

    Ne, Shqiptaret,jemi Popull i mrekullueshem, me histori mijera vjecare.Kemi gjuhe te bukur, kulture te larte, kemi besen e trimerine.Kemi dhe mencurine. “Shqiptaret jane Popull artist”-thote i Madhi, Ismail Kadare.Kurse, Shqiperia, Kosova dhe te gjitha Trojet Shqiptare jane, po ashtu, vende te mrekullueshme- me resurse te medha energjetike, ne minerale, male, dete, liqeje e lumenje. Kane toke pjellore.Pasuri e madhe e Shqiptareve eshte edhe intelegjenca dhe diaspora Shqiptare. Ajo e Medvegjes (intelegjenca dhe Diaspora) nder me te mirat dhe me aktivet.
    Evropa, shume kohe, ka qene e padrejte ndaj Shqiptareve, duke i konsideruar si te parendesishem dhe duke mos i respektua. Per kete, pa u mendua shume, gjate historise, i ka nda Tokat e tyre.Por, dekadave te fundit Evropa dhe, natyrisht, e tere Bota perparimtare, e ka pa se Shqiptaret nuk jane te huaj ne Evrope, se jane pjese e saj- se Shqiptaret edhe vet jane Evrope.

    Edhe Medvegjasit, si te gjithe Shiptaret,(besoj) e deshirojne Shtetesine Shqiptare. Sepse, ata e dijne se ne Token Nene, gjaku kurre nuk behet uje, atje edhe balta eshte e embel, se atje eshte me ngrohet se askund tjeter, atje qielli me i kthjellet se ai mbi vendet tjera.Medvegjasit Token Nene e kane ne goje e kane ne zemer.

Leave a Reply