Më 15 maj Akademi përkujtimore për Dëshmorët e Kosovës Lindore
St.Galen- Zvicer,12 maj 2011(medvegja.net)

Dëshmorët do të nderohen përgjithmonë edhe pse po jetojmë larg atdheut. Prandaj pjesmarrja juaj të nderuar bashkatdhetarë, do të nderojë veprën e tyre historike, që dhanë jetën për atdhe.
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët, pa dallim se nga cila trevë e atdheut vijnë, se kemi nderin që në emër të 28 familjarëve të dëshmorëve dhe në emër të kryesisë së Akademisë Përkujtimore të Ushtrisë Çlirimtare (UÇPMB -së), për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, t`ju ftojmë, që të merrni pjesë në Akademinë Përkujtimore, për nderë të 28 Dëshmorëve, Akademi të cilën jemi duke e mbajtur për çdo vjetë.
Programi mbahet më: 15 Maj 2011, duke filluar nga ora 14:00. Prezenca Juaj të nderuar bashkatdhetarë, do të nderojë dëshmorët e rënë për liri.
Akademia, do të ketë një program modest kulturo- artistikë, kushtuar dëshmorëve dhe risi të tjera me musafirë të shumtë. Në këtë Akademi, do të jetë prezent edhe RTK TV DIASPORA, pastaj mediat tjera, si gazetarë të gazetës ditore “Zëri”, agjencive të lajmeve kosovaere.ch, presheva.com,medvegja.net, etj.
Me respekt dhe sinqeritet të plotë, Ju përshëndesim dhe Ju dëshirojmë gjitha të mirat. Për info: 079` 617` 15` 62 dhe 077` 423` 63` 79, E-Mail : musliu_2006@hotmail.com . Ju mirëpresim, prezenca juaj, do të nderojë dëshmorët e kombit. Adresa: Aachstrasse 1 9327 Tübach / St.Gallen, Zvicër
Këshilli Organizativ i Akademisë, St.Gallen


12 Maj 2011
-Lajmet-