RSS

Më 4-5 qershor, SHH “Medvegja”, mbanë koncertin & turnirin tradicional

30 Maj 2011

-Lajmet-

Më 4-5 qershor, SHH “Medvegja”, mbanë koncertin & turnirin tradicional

Fully,30 maj 2011(medvegja.net)

Muaji qershor, është i njohur për medvegjasit, si muaji më i madh humanitarë, jo vetëm për medvegjasit, e bashkatdhetarët tanë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe për miqtë tanë zviceranë, sepse SHH “Medvegja” me qendër në Fully të Valisti, për të 16 herë me radhë, do të mbajë koncertin dhe turnirin tradicional humanitarë, ku marrin pjesë yjet më të njohur të estradës sonë, por edhe veprimtarë të njohur zviceran, duke përfshirë, deputetë e kryetar partish.

Shoqata humanitare “Medvegja”, është njëra ndër shoqatat më të organizuara në Zvicër, e cila nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet së vepruari në bëmirësi deri atëherë, kur në Medvegjë, të mbretëroj ajo që e duan Medvegjasit, ribashkimi me Kosovë. Këtë vit, pra ky qershor, do të jetë i veçantë, sepse organizatorët, janë përgatitur më 4 qershor, e jo si herave tjera më 14 apo 15, që ta mbajnë koncertin humanitarë në natyrë në mes të qytetit Fully, ku deri vonë, buqetë muzika shqipe dhe shumë zviceranë, kënaqen me organizimin e mrekullueshëm që e bënë shoqata në fjalë dhe këtë vit, pra të shtunën, do të jetë musafirë motrat Mustafa, ku do të këndojnë live dhe pastaj SHKA “Medvegja”, e cila ka përgatitur valle dhe këngë, ku do të argëtohen të gjithë të pranishmit. Nëse është koha me shi, atëherë, ejani prap, sepse përgatitjet janë maksimale, që të vazhdojë në sallë. Ndërsa e diela, duke filluar nga ora 09.00, fillonë edhe turniri, që gjithmonë ka treguar, se lojërat zhvillohen Fer Play dhe referojnë referë të shkëlqyer.

Deri më tash janë lajmëruar shumë ekipe, por organizatorët ende kanë mundësi të pranojnë ekipe, pra dita e fundit, është e enjta. Musafirë priten të vijnë edhe nga Medvegja. Kanë lajmëruar prezencën e tyre edhe veprimtarë që jetojnë në diasporë. Ejani të festojmë, të luajmë dhe të ndihmojmë. Për të pranishmit, si edhe herave tjera edhe kësaj here, këshilli organizativ ka përgatitur edhe një kuzhinë të pasur shqiptare, me ushqim të freskët e me çmim të volitshëm si dhe pije të llojllojshme.

Kryetari i shoqatës humanitare “Medvegja” z.Zenel Neziri, ftonë të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen, që të jenë në këtë koncert dhe turnirë tradicional, sepse së bashku, jemi më të fortë dhe të bashkuar. Medvegjasit presin që do ta nderojnë edhe vëllezërit e tyre nga Presheva, Peja, Deçani, Drenica, Gjilani, Tetova, Struga, Tirana, Shkodra e gjithë shqiptaria. Mos harroni, drejtohuni qendrës së FULLY në Valis, aty është stadiumi dhe tërë natën do të vallëzojnë të rinjtë tanë dhe do të kalojmë një mbrëmje të bukur”.

Ndërsa nga mediat kanë paralajmëruar si zakonisht të jetë TV Diaspora-RTK, agjencitë e lajmeve: kosovaere.ch, presheva.com,medvegja.net, medvegjaere.net dhe gazeta ditore “Zëri”. Për info: 079-6376648 dhe 079-5026688.
Dashnim HEBIBI

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Më 4-5 qershor, SHH “Medvegja”, mbanë koncertin & turnirin tradicional”

  1. b.kadriu Says:

    E di qe nuk me takon per me u perzi ne politik se ende jam i ri, por senet qe shihen , nuk mund me ti zhduk as kush , se nese AKADEMIT PERKUJTIMORE TE DESHMORVE TE MEDVEGJES, nese mbahen ne kosov do me than ka ni arsye .
    E arsyja eshte se me u mbajt akademit perujtimore te deshmorve shiptar ne medvegj na dhamin edhe syt me i pa gjandarmerin e pilicve serb tu na u sjell ka hunt . e nese deshmoret e kan dhan jeten, e kan derdh gjakun per shiptaret e medvegjes .eteher jemi te obligum me e mbajt akademin ne mjedisin e shiptarve ku dhe flasin SHQIP. Une e pergezoj SHOQATEN HUMANITARE MEDVEGJA NE ZVICER , te ciliet punojn qe 20 vite me rrall per medvegjen , per ti ndihmuar medvegjes, dhe nuk ka te ndalur e nuk ka askush per ti ndaluar qe te punojn per medvegjen .

  2. Medvegja.net Says:

    Te nderuar bashkevendas,duke ju rrespektuar dhe qmuar te gjitheve pa dallim.
    Ju lusim shume sinqerisht qe te keni kujdes me gjuhen qe perdorni gjat komentimit ne lajme te caktuara.Ne nuk deshirojme te shohim perqarje ne mes te medvegjasve,ndaj mbetemi te perkushtuar dhe te hapur per te gjithe medvegjasit ku do qe te gjinden.

    Edhe nje her ju kerkojm mirekuptimin tuaj.

    rrespekt medvegja.net staff

Leave a Reply