Intervistë me Sokol Halimin, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Tupallë të Medvegjës
Më Një Maj do të mbahen Takimet e Vendlindjes në Tupallë
Tupallë-Medvegjë 24 prill 2011(medvegja.net)
Me rastin e takimit tashmë tradicional “Takimet e Vendlindjes”, që për çdo vit organizohen më Një Maj në Tupallë të Medvegjës, për përgatitjet dhe mënyrën e organizimit, si dhe për risitë eventuale, e zhvilluam një intervistë me kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Tupallë të Medvegjës njëherit kryetar i këshillit organizativ të ,,Takimeve të Vendlindjes”, Sokol Halimi
medvegja.net: Z. Halimi, fillimisht ju falënderojmë për kohën e ndarë për këtë intervistë për lexuesit e portalit medvegja.net, të cilët nuk janë të pakët anembanë botës shqiptare.
Sokol Halimi: Ju faleminderit edhe juve që nuk po na harroni dhe po na informoni për shumë çështje.
medvegja.net: Meqë jemi në prag të Takimeve të Vendlindjes, që mbahen tradicionalisht më 1 Maj në Tupallë, na tregoni pak për historikun e tyre?
Sokol Halimi: Sipas të dhënave gojore, në Trojet e Tupallës tash e një shekull mbahet ky tubim, por më parë është organizuar për hir të punëtorëve. Pas luftës, në vitin 2000, kur ne shqiptarët e Medvegjes u desh të shpërngulemi nga trojet tona nga dhuna e Milosheviqit, për 2-3 vjet nuk kemi arritur ta organizojmë këtë manifestim. Me iniciativën e Këshillit të Bashkësisë Lokale të fshatit Tupallë prapë filluam të organizohemi dhe t’i tubojmë vëllezërit tonë në oborrin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Trojet e Tupallës. Vlen të ceket se Bashkësia Lokale e Tupallës posedon kaseta dhe incizime, kur pas luftës u mbajt ky manifestim. Pas luftës këtë manifestim e pagëzuam me emrin “Takimet e Vendlindjes”.
medvegja.net: A jeni afër me përgatitjet e takimeve për këtë vit?
Sokol Halimi: Bashkësia Lokale e Tupallës më 19 prill e ka mbajtur mbledhjen e fundit, në të cilën është biseduar për këtë takim, prandaj jemi në përgatitje e sipër. Janë caktuar këshillat dhe përgjegjësit për këtë manifestim, ose më mirë të themi komisionet.
medvegja.net: A do të jetë skenari i ngjashëm me vitin e kaluar, apo do të ketë befasi këtë vit?
Sokol Halimi: Shpresojmë që këtë vit do të jetë edhe më bukur, na kanë konfirmuar pjesmarrjen shoqëria kulturore artistike “Shqiponjat e Medvegjës” . Ardhjen e kanë paralajmëruar shoqëria kulturore artistike nga Tërnovci i Bujanocit,pastaj Imer Emini . Gjithashtu, një grup i nxënësve tonë në Tupallë do të marrin pjesë me disa recitime, si dhe nxënësit e shkollës së mesme në Medvegjë do të marrin pjesë me programin e tyre.
medvegja.net: A janë marr të gjitha masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtyre takimeve dhe na tregoni ju lutem, nëse mundeni, një shifër të përafërt se sa njerëz pritet të marrin pjesë në këto takime?
Sokol Halimi: Ne si Bashkësi Lokale i kemi bërë të gjitha përpjekjet, sikur çdo vit, që siguria të jetë në rend të parë. I kemi bërë të gjitha kërkesat ligjore që çdo person, i cili shpreh dëshirën të na e begatojë manifestimin të jetë i siguruar dhe të mos ketë kurrfarë problemi. Mund të ceku se në këtë takim pritet të marrin pjesë 2 000 deri në 3 000 njerëz. Por, nuk mund të japim shifër të saktë, sepse ekziston një grup i cili punon për mosardhjen e qytetarëve tanë në Tupalle, me qëllim që “Takimet e Vendlindjes” të zhvendosen te Xhamia e Siarinës. Këtë e them sipas bashkëpunëtorëve të mi në Bashkësinë Lokale të Tupallës.
medvegja.net: E dimë se shumë bashkëvendës nga Medvegja përkohësisht janë të shpërngulur në territorin e Republikës së Kosovës. A keni menduar ju si organizator për transportin e këtyre udhëtarëve, pasi interesimi për “Takimet e Vendlindjes” është jo i vogël? A do të ketë transport të organizuar sikur vitet e kaluara, nëse po na shpjegoni pak për çmimin, kohën dhe vendet e nisjes së autobusëve?
Sokol Halimi: Ne e dimë se nga treva e Medvegjës janë të shpërngulur 90% e shqiptarëve, ose thënë më mirë rreth 7 000 shqiptarë. Sa i përket transportit të qytetarëve, sikur çdo vit, edhe këtë vit do të ketë autobusë nga të gjitha pjesët e Prishtinës dhe nga Fushë-Kosova. Janë personat që kanë biseduar me drejtorin e “Selo-Tursit” dhe atë përgjegjësi e ka zyra, e cila gjendet në Medvegjë, ndërkaq punëtori Haki Kadriu është në bisedim me kompaninë në fjalë. Autobusët nga të gjitha relacionet do të nisën në ora 7;00 të mëngjesit.
medvegja.net: A do të ketë të ftuar njerëz nga shtresa politike e Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit? Nëse po, atëherë kush pritet të marrë pjesë nga këto vende?
Sokol Halimi: Është paraparë që të ftohen disa mysafirë nga Kosova, por ata janë intelektualë të këtyre trojeve. Gjithashtu edhe kryetarët e Preshevës e Bujanocit, si dhe biznesmenët tanë.
medvegja.net: T’i kthehemi kulturës dhe sportit që i karakterizojnë “Takimet e Vendlindjes”. Kush do t’i argëtojë të pranishmit, e kemi fjalën për pjesën kulturo-artistike. Sa ekipe të futbollit pritet të marrin pjesë dhe deri kur mund të aplikojnë ekipet e interesuara për pjesëmarrje?
Sokol Halimi: Sa i përket programit kulturor pritet të ketë daulle, këngë,valle recitime e të tjera. Kurse jemi të vetëdijshëm se autobusët nuk mund të arrijnë në fillimin e turnirit që mbahet, por ne e kemi këtë parasysh. Dhe, komisioni sportiv, në krye me Hamdi Eminin, do të mundësojë që të jenë të pranishëm secili që ka vullnet të marrë pjesë. Priten të marrin pjesë si gjithmonë rreth 20 ekipe, kurse një ekip do të jetë me emrin e dëshmorit të kombit, Florim Rushiti-Kingji.
medvegja.net: Shpresojmë që kjo të mos jetë intervista e fundit, z. Halimi. Urojmë që shumë shpejt ta zhvillojmë një bisedë në lidhje me punët dhe projektet e Bashkësisë Lokale të Tupallës.
Sokol Halimi: Shikoni ne jemi të vetëdijshëm dhe do të punojmë pandërprerë. Vlen të cekim se jemi duke punuar në rrjetin elektrik në Mëhallën e Epërme, dhe aty ku ekziston vetëm një mur i vogël, apo ndonjëherë ka pasur ndonjë shtëpi, ne do ta sjellim rrymën.
medvegja.net: Një mesazh për fund për lexuesit e medvegja.net dhe të revistës “Zëri i Medvegjës”.
Sokol Halimi: Mesazhi ynë është që të vijnë dhe të na bashkëngjiten të gjithë shqiptarët dhe të marrin pjesë në “Takimet e Vendlindjes”, pa dallim. Të gjithë janë të mirëseardhur. Dhe, njëherësh ju falënderoj për këtë intervistë, si dhe ju përshëndes nga Bashkësia Lokale e Tupallës./medvegja.net/B.U/




25 Prill 2011 at 2:09 pm
Këshillin organizativ e përgëzojë për punë dhe për përgaditje që po bënë për Takimet e Vendlindjes dhe interesimin e tyre që kjo ditë të jetë sa ma madhështore,gjithëpërfshirëse dhe më e begatëshme me programe kulturore e sportive.
Respekt për të gjithë që munden të kontribojnë ne këtë drejtim.
27 Prill 2011 at 12:27 am
per her te par dot marr pjes edh florimi ivogel qi e mban emrin e deshmorit florm rushiti kingji ku ne kuader manfestimt qe organizon kshilli organizativ bashka lokole ne tupolle e pergram artistik dot ja kushtoj ni poezi per gjagjin evet qi emban emrin e deshmorit florim rushiti.kingji me rrespekt familja rushiti
27 Prill 2011 at 3:16 pm
Kjo Ditë për Medvegjas është shenjtë-Vizitohet djepi ku është lindë dhe përkundë prndaj aty do të jem …..KISMET..!
27 Prill 2011 at 5:23 pm
U pershendes dhe u pergezoj per ket organizim qe jeni duke ber per nje maj sidomos z.Sokol Halimin sepse eshte nje feste qe sadopak gjithmone na ka bashkuar.Si gjithmone do te jemi atje me familje.Por nuk pajtohem me ate se pse mos te organizohen tubime te ngjashme edhe ne Svirce,Gerbavc,Ramabaje e kudo tjeter e te jemi se bashku sa me shpesh. Ndoshta nuk jam ne rrjedha por duke lexuar intervisten e z.Halimi shoh nje brenge e cila me shqetson dhe me shtyne te dyshoj ne nje perqarje qe aspak nuk na nevoitet.Edhe njeher u pergezoj dhe deshiroj qe sa me shum medvegjas e te tjere te jemi ne Tupalle me nje maj.Uroj qe organizime te tilla te kete sa me shum ne Medvgje kudo qe te jene dhe prej kujt do qofte qe organizohen dhe qe kane deshire te bejne diqka per Medvegjen.U pershendes
27 Prill 2011 at 6:50 pm
U PERSHENDES TE GJITHVE DHE UA PERGEZOJ KETE ORGANIZIM TE NJE MAJIT SIDOMOS ZOTRIS TE MADH SOKOL HALIMI NGA TUPALLA ,Z.SOKOL HALIMI ME INTERESON NESE NUK MERRNI NDIHMA NGA DIASPORA KUSH ESHTE APO CILET JAN ATA QE PO JU PAGUAJN TRANSPORTIN E NXENESVE NGA MEDVEGJA ,TUPALLA E FSHATRA TE TJERA?.
27 Prill 2011 at 10:12 pm
ju faleminderoj tegjithve dhe njeherit shprehi rastin te ju ftoj qe te vini ne tupall dhe ky manifestim te jete sa me madheshtor.
Sa i perket pyetjes te zotri b.kadriu mundem tju tregoj se femin e mi dhe disa tjerve qe mundem tju numroj nuk ju paguan askush por i vozitum me kerre tona ne shkoll te mesme sepse ne si takojm partis tjeter qe na ka shpernda ne medvegj per interesa personale .
edhe nje pergjegjje tjeter se ne e perkrahim gjdo takim ose tubim qe mbahet ne teritorin e medvegjes dhe do te ken perkrahjen ton gjithmon ,kurse 1 maji eshte manifestim qe mbahet ne tupall gjithmon dhe si me duket sme kini kuptuar.
ME RESPEKT SOKOL HALIMI
28 Prill 2011 at 7:38 am
Leni paragjykimet, pyetjet dhe përgjegjëjt për njëri tjetërin përdorni fjalor më të ëmbël, tregonu më të matur më të pjekur dhe le të mbizotroi arsyeja dhe vetëdija, harroni përqarjet, inatet, urrejtjet, intrigat,kurthat mendoni dhe punoni pozitivisht ateher do të kemi një jetë më të lumtur më të sigurtë dhe më qetë.
NUK KA FITORE NJËRI KUNDËR TJETËRIT POR HUMBJE PËR TË GJITHË.
respekt.
28 Prill 2011 at 5:52 pm
Pavarsisht baticave dhe zbaticave që egzistojnë në Vendlindje posaqërisht pas shpërnguljeve etnike nën heshtje të Bashkvendasve nga komuna e Medvegjës si dhe rrethanave të përgjithshme që u krijuan me at akt të shëmtuar posaqërisht për banorët autokton, unë jamë plotësisht i mendimit se ç’do manifestim që organizohet në vendlindje patjetër se është shumë i mirëseardhur dhe i rëndësishëm. Uroi të kaloni në një frymë vëllazërore ashtu siq ka qenë tradit e përherëshme e këtij manifestimi madhështorë. Ne që momentalisht jetojmë në diasporë ç’do herë kemi qenë të interesuar dhe të përkushtuar ta japim kontributin tonë jo vetëm rrethë 1 majit, një angazhim dhe përvojë organizative e sollëm posaqërisht në vitin 2004. Ajo provojë organizative për fat të keq viteve tjera nuk u zbatua në tërësi me siguri për shkaqe objektive dhe subjektive, por sidoqoft ne me shpirt jemi me ju me 1 maj dhe përherë. Pos tjerash unë jamë i bindur dhe besoi se me kalimin e kohës ( që është fenomen i pakontestueshëm në rregullimin e gjdo çështje )dhe në emër të Zotit dhe miqëve të shumt të Kombit Shqiptarë, edhe Medvegjës tonë Iliro-Dardane do ti kthehet ajo që sot për sot ardhacakët me ç’do kusht po tentojnë ta privojn. Urime Festa , me nderime Fadil Selmani, Gjenevë- Zvicër.
28 Prill 2011 at 7:47 pm
I përkrahi angazhimin e palodhshm të këshillit organizativ të tubimit tradicional të 1 majit,dhe ju uroj ditët të këndshme, i lus të gjithë bashkadhtart ku do që jetojn të gjejn kohë të lirë dhe të marrin pjesë në këtë tubimë tradicional.
Me respekt:Alban Kadriu
28 Prill 2011 at 8:25 pm
ju z.B.Kadriu unë jam ai nxënësi që nuk më paguhet udhëtimi por në borë ose në shi shkoj këmbë në shkollë e kursesi nuk lodhna për të fituar dituri.
Me respekt :Alban Kadriu
28 Prill 2011 at 9:38 pm
Aiiit o Alban se na kemi ec prej Llapashtice dej ne Tupalle ne kam i kemi ra neper Kapit e nganjeher neper Zenela e ka Ukiqt ngul perpjet per me dal te shkolla ,edhe ato jo nje vjet po kater vjet e kurr kush sna ka pagu udhetimin bile bile as ska pas transport.E kurr nuk jemi anku per kurgjo,nuk po e di pse e paskit marr qe dikush po u deshka me ju pagu juve udhetimin.Per qfar asrye me ju pagu dikush udhetimin,kush po mendoni se ka obligim ndaj jush(perveq shtetit ).
Aketet humane te kujtdo qofte duhet vlersuar shume,se askush ma shume se qeto gjeneratat e reja ska perfitu prej shoqatave e madje edhe prej vet shtetit te Srbis.Duhet ta kemi te qart se asnje shoqat ska obligim me ju pagu juve udhetimin as me ju sistemu ne menyra te ndryshme per shkollimin tuaj.
Vlersone ato qka e perfitoni prej dikujt,e mos e merrni ato qe dikush ka obligime ndaj jush.
E mos e devijoni kaq shume diskutimin,sepse eshte fjala per turnirin e 1 Majit ne Tupalle.Dhe eshte knaqesi e madhe qe ka organizime te tilla ,dhe asesi nuk do e humbisnim kete rast per me marr pjes ne kete turnir.
28 Prill 2011 at 9:58 pm
Mendoj se te gjithe ata te cilet janë me prejardhje nga kjo anë duhet qe te marrin pjese ne kete manifestim.I pergezoj organizatoret dhe shpresoj se gjitheqka do te shkoj ashtu siq i ka hije kesaj treve.Ju lumte
29 Prill 2011 at 6:46 pm
po edhe une jam shum i kenaqur per ket turnir qe po mbahet ne tupall edhe me doket se ma mir se te ne ne tupall nuk festohet askund.E ju kisha lut leni keto sene se 5 ,6 vet jeni met ne ate medvegj edhe nuk po muni me ba bashk , se edhe na te medvegjes jemi ka te fryjn era ka te na konvenon qanej shkojm ,se na sa ma shum me pas edhe ma te keqinj jemi me falni per keto fjal po nuk jeni tu e pa se qa jeni ka bani ju lutna te bashkohemi se bashku edhe te e festojm ket turnir te nje mait se i ka hije , ju lutem ,
29 Janar 2012 at 1:07 am
se pari ju pershendes bashk atdhetar t nderuar se jenit mrekullushem.. por thor populli apo ma mir m lejoni t them nje fajal e urt popullore njeriu sa din flet qka din ban ,, po qfar organizimi bajn kta pash zotin qe hmmm,,, nejse e sa ju perket ndihmave humanitare apo nga diaspora apo nga komuna apo qfar do qofshin per 24h bin cop mej nda e mejav hup fijen gjynah se me dit mej nda barabar pasurohen po fukaraja ngopet me pak,,por si do qe t jet mund ta them se gjysa jan qka jan kan n kosov skan pas qka me hanger dhe jan kthy se njeher kan ikkk.. e dalin ktu se sdua ti emroj se sjam analiste.. por medvegja ka shumm intelektuala e trima ku veprojn fatkeqsisht jasht vendit .. e n dor t kujna ka mbet asht me t vertet meqesh keshtu si un huhuhuhuh dhe hihihihihih ju pershendes mos shani se sban mem sha se sasht natyr e popullit shqiptar asht mendim i imi me rrespekt kazanovaaaa nga qameria…
4 Shkurt 2012 at 12:27 am
Sokoli Kryetare i tupalles ae din dikush kone e kishte per kunder kandidat Hakine aaaa???
4 Mars 2012 at 6:44 pm
O ti me emrin b. kazanova shkruej me emer si une dhe boll po e lypke po pot tregoj se qata patriotat edhe intelektualt tu kur ne e kemi organizue 1 majin dhe kemi pru daullet ne tupalle jane ike skan guxue me nejt se jan tut mos poj sheh najkush prej poshti, kurse i kam kasetat dhe jane duke qajtur tegjith prej gezimi ku ne mesin e tyre jane edhe shume pleq qe sode jane te ndjer
Ne nga diaspora ne nuk presim kurfar ndihme sepse per bashkesi lokale sa te jame une kryetar shoqata humanitare e zvicres nuk egziston dhe nuk kane mundesi te bejne kurfar organizimi ne tupalle ata sepse ate shoqat se njofim.
C’do dite une dhe disa te tjere i qojm thmin ne shkolle me kerre tona dhe nuk mvarremi nga askush.
Kurse ti Drin jam i gatshem qe te zgjidhet kush te dojne kryetar dhe te ja uroj por nuk po e merr askush se moti isha hjek me vullnet