Medvegja dhe Këshilli Nacional
Medvegjë, 02 qershor 2010(medvegja.net)
Këshilli Nacional është i domosdoshëm për shqiptarët, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qenë partner me qeveritarët në zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve të këtij rajoni. Kështu u tha në tribunën e “Pse këshilli Nacional”, të organizuar nga OJQ Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë dhe Organizata për Zhvillim e Demokraci e Bujanocit që u mbajtë në Medvegjë.

MEDVEGJA
Shefi I zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Jerun de Vris ka deklaruar se kjo organizatë do t`I vëzhgoj zgjedhjet për këshillin nacional, të cilat mbahen më 6 qershor.
Ai ka deklaruar ndër të tjera se këto zgjedhje janë rrugë e mirë për realizimin e të drejtave të njeriut për këtë bashkësi etnike.
De Vris ka ftuar shqiptarët dhe romët që në mënyrë demokratike të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët, siç ka thënë, do të jen zëri I tyre në Beograd.
“Trupi Koordinues është një “organ i përkohshëm” , ndërsa Këshilli Nacional do të ketë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve në jug të Serbisë,” ka deklaruar shefi I zyrës së OSBE-së në Bujanoc.
Tribuna e sotme është pjesë e projektit të cilin e përkrah ambasada e Holandës.


2 Qershor 2010
-Lajmet-