-
Nga viti i ardhëshem Medvegja do të bëhet me Burg
Medvegjë ,25. nëntor 2010 / bujanoci.info-medvegja.net/
Kryetari i komunës së Medvegjës Slbodan Drashkoviç njoftoi për media se nga viti ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Burgut në Medvegjë. Ai pret të përfundojnë procedurat e tenderimit dhe përzgjedhjen e kontraktorëve, si dhe përgaditjet dhe puna të përfundoj deri në muajin prill të vitit të ardhshem.
“Ndërtimi i burgut është një shans për njerëzit që të gjejnë punë në mënyrë direkte apo indirekte. Si furnizues me artikujë të ushqimit. Ne shpresojm që do të punsohen rreth 250 persona. Që do të thotë se ata do të kenë një egzistencë edhe për familjen e tyre si dhe nuk do të largohen nga Medvegja” tha Drashkoviç, duke shtuar se në këtë komunë, për shkak të situatës së dobët ekonomike, pamundësia për të gjetur punë dhe varfëria largohen nga vendi si shqipëtarët po ashtu edhe Serbët


26 Nëntor 2010 at 5:41 pm
“NDËRTIMI I BURGUT NË MEDVEGJË” Lajmi i Drashkoviqit për ndërtimin e burgut në Medvegjë s’më habit shumë sepse Medvegja ashtu-kështu jeton në një burg kolektiv posaqërisht për banorët jo serbë tani e mbi 10-vite të tëra.Ai me bashkëmendimtarët dhe bashkëprojektuesit më mirë do të ishte që të angazhohen për kthimin e të shpërngulurve nga vatrat shekullore,sesa të dalin me projekte të tilla.
Por ju them të drejtën është mirë që më në fund ai po delë haptas me projekte të cilat gjithëmon i ka pas në kokë për Shqiptarët e Medvegjës,që ata duhet të jetojnë në Burg të mbyllur, sepse burgu i hapur i deritashëm(që në botën moderne quhet Getonizim)në të cilën po jeton Medvegja tani e dhjet vite,po shifet kjart që s’po i mjafton atij të ngopet,aq sa mund të ngopet lugati duke thithë Gjak.Në gjitha këto maskarada akoma se kamë kuptuar se edhe sa kohë ju nevoitet bashkëkolicionistëve të tij ta kuptojnë se me shkaun s’bashkpunohet kësi soi.
Për një qast më kujtohet thënia e të nderuarit Pr.Rexhep Abazi në intervistën ekskluzive që u botua në Medvegja.net “Dhelpura dhe Gjeli” dhe simbas gjitha gjasave thënia e tijë po na del realitet,sepse edhe unë jamë i mendimit se kur Gjeli do të mbetet pa pula,atëherë Dhelpura do ta hajë edhe Gjelin…Për Drashkoviqin dhe Drashkoviqët e kam një porosi të thjesht; ” Urime Burgu i Medvegjës ” së paku aty do ta kaloni një pjesë të mirë të kohës suaj,se logjika e shëndoshë dhe bota reale e kërkon një gjë të tillë.Së paku ju do të jeni afër asaj që e keni krijuar me vite të tëra,se Shqiptarët e Medvegjës fatkeqësisht për juve Drashkoviq dhe Drashkoviqjan s’janë edhe aq të marrë siq keni menduar.Pra n’emër të botës moderne jo largë do të përgjigjeni për Gjenocidin nën heshtje të kryer mbi Shqiptarët e Medvegjës.
Përshëndetje Bashkvendasve të mi kudo që jetojnë për momentin.
Me nderime Fadil Selmani,Gjenevë-Zvicër.
26 Nëntor 2010 at 7:30 pm
Serbise, si shtet qe eshte,ku ideologjia kryesore akoma eshte ajo e Mesjetes, ku mbreteron mjerimi e padrejtesia dhe ku cdo gje qe nuk eshte serbe diskriminohet, injorohet, nencmohet e poshtrohet,ndoshta i nevoiten, (krahas atyre qe ka), te ndertojne burgje. Por, eshte e sigurt se Medvegjasve nje “institucion” i till nuk u nevoitet.Sidomos, eshte qesharak mendimi i kreut te Komunes (i cili shume vjet eshte kryetar fal votave te Shqiptarve) se ndertimi i nje burgu “eshte shanse qe njerezit te gjejne pune”.
E dij se arsyeja qe nje subjekt politik i Shqiptareve te Medvegjes eshte “ne koalicion” me “Grupin Drashkoviq” nuk eshte ndertimi i burgut, por, krijimimi kushteve per zgjidhjen e problemit me te madh te kesaj Komune- KTHIMIN e Shqiptareve te shperngulur me dhune dhe krijimin e kushteve per jete ne kete vend.Por, tani kur po dihen synimet e qeveritarve te Serbise dhe kesaj komune- koalicioni i Shqiptareve me “Grupin Drashkoviq” eshte i pakuptimt.
Z-ti kryetar Drashkoviq, duhet t’a dije se ndertimi i burgur nuk sjell asgje te mire, pervec, vazhdimin dhe thellimin e “burgut” qe tani me nje dekade e sa egziston ne Medvegje.Ndertimimi burgut askund ne Bote nuk konsiderohet si “shanse per punesim dhe mirqenjen e qytetareve”. Ndertimi i kapaciteteve per punesim, ndertimi i infrastruktures, shkollave, objekteve shendetsore, zhvillimi i bujqesise e turizmit dhe sundimi i lirise e drejtesise- vetem keto mund te jene ne funksion te miqeqenjes se qytetareve te kesaj Komune.
Dhe dic tjeter per Z-tin Drashkoviq:
Shqiptaret e kuptojne shume mire “mesazhin” pse ne afersi ose ne vendet ky ka Shqiptare, ndertohen bazat ushtarake dhe burgjet. Ndertimi i tyre nuk “mund te jete shanse per punesim”. Andaj Z-ti Drashkoviq- nese dikend e p…rre ne fytyre, se paku mos i thuaj se po bie shi”, thote nje fjale e urte e Popullit.
Dhe per politikanet Shqiptare te Medvegjes:
Lavdia e nje poltikani ngritet mbi lirine dhe dinjitetin e Popullit.Mos beni asgje cka nuk eshte ne ndergjegjen tuaj dhe qe nuk eshte ne interes te Popullit.