Medvegja Forum e përmbyll me sukses aktivitetin vjetor

Në mbledhjen e stafit të Medvegja Forum, të mbajtur më 29 dhjetor 2009, me këtë rend dite:

- Diskutimi dhe vlerësimi i aktivitetit vjetor të Forumit,
- Diskutimi i planeve afatgjata dhe afatmesme për të ardhmen e Forumit dhe
- Diskutimi i çështjeve tjera

U konstatua se viti që po e lëmë pas, pra 2009-ta, ishte një vit shumë i suksesshëm dhe me shumë aktivitete. Viti 2009 ishte njëherësh edhe viti i tretë i funksionimit të Medvegja Forum. Me këtë rast, për nder të këtij përvjetori, e kishim organizuar një takim madhështor me medvegjas, i organizuar në formë të një koncerti, që u mbajt më 3 gusht 2009, në Shtëpinë e Kulturës në Fushë-Kosovë.


Koncerti

Në këtë mbledhje u konstatua se aktivitet më të rëndësishme të Medvegja Forum gjatë vitit 2009 ishin:

Pjesëmarrja aktive e një pjese të stafit të Forumit në organizmin dhe mbarëvajtjen e Akademisë Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit shqiptar nga Medvegja, Florim RUSHITI- KINGJI dhe Hashim HAJDINI.


Akademia

Për nder të 3-vjetorit të themelimit organizuam koncert të madh më 3 gusht 2009, në Fushë-Kosovë, me ç’rast rritëm t’i tubojmë medvegjasit nga katër anët e trojeve shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Diasporën. Madje, ky koncert i kishte kaluar përmasat lokale, duke përfshirë pjesëmarrjen nga të gjitha trojet shqiptare. Ndërkaq me pjesëmarrje na nderuan edhe shumë artistë, këngëtarë, valltarë profesionistë e amatorë gjithashtu nga të gjitha viset ku flitet shqip.

Ndër ata që duhen përmendur me këtë rast janë i madhi Gold Ag nga Presheva, rep-artisti i ri medvegjas Orsyy-G nga Zvicra, pastaj Khoox, Rider, Revengjer G; rapsodi i mirënjohur shqiptar z. Gani Demolli nga Prishtina, Jahir Nuredini, Bajram dhe Doruntina Rexhepi nga Kumanova,Visar Bekteshi nga Gollaku, Azem e Bafti Uka nga Tupalla e Medvegjës, Bilall Kadriu që njëherësh ishte edhe koreograf i koncertit, Bajram Kurti nga Gërbaci i Medvegjës e shumë artistë, këngëtarë e valltarë të tjerë nga Medvegja. Stafi i Forumit i falënderon të gjithë përzemërsisht.

YouTube Video

Koncerti

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, Medvegja.net Forum, më 14 qershor 2009, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e Forumit, me moton “Ta shpëtojmë një jetë së bashku”, e organizoi aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut.


Aksioni vullnetar

Pas këtij aksioni human, Medvegja Forum ishte pjesë në lajmet qendrore të Radio-Televizionit të Kosovës. Ndërkaq për këtë organizim një falënderim i veçantë i adresohet z. Bajram RUSHITIT.


Aksioni vullnetar

Gjatë Muajit të Ramazanit, Medvegja.net Forum, në bashkëpunim me anëtarët e Forumit, u organizua një iftar i përbashkët, në të cilin morën pjesë shumë anëtarë të Forumit, stafi i Forumit etj.


Iftari

Këto ishin në pika të shkurtra vetëm disa nga aktivitetet gjatë vitit 2009.

Ndërkaq, këto aktivitete assesi nuk do të realizoheshin pa përkrahjen e vazhdueshme të anëtarëve të Forumit. Me këtë rast duam t’i falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në mënyra të ndryshme në Forum. E në veçanti i falënderojmë: z.Arsim Krasniqi, z.Feride Jashari Krasniqi, z.Bajram Rushiti, z.Besim Krasniqi, z.Florije Bilsimi, z.Linda Tofaj, z.Arta Uka, z.Dashnim Hebibi, Fidan Kosumi, si dhe ueb-faqet presheva.com dhe bujanoci.net, që vazhdimisht i publikojnë aktivitetet tona.

Në këtë mbledhje u mor vendim që gjatë ditëve të para të vitit 2010 të organizohen dhe riorganizohen degët e Forum Medvegja në Fushë-Kosovë , Medvegjë, si dhe qendra në Prishtinë.

Duke ju dëshiruar që viti 2010 të jetë një vit i suksesit, ju përshëndesim dhe ju urojmë paqe dhe shëndet!

Prishtinë
29.12.2009
Respekt
Stafi i Medvegja Forum

6 Responses to “Medvegja Forum e përmbyll me sukses aktivitetin vjetor”

  • Gurbetqari thotë:

    “Medvegja.net”, plote 3. vite, na bene qe t’a kemi afer Vendlindjen tone te dashur- Medvegjen.

    Ju lumte.

    Jeni me te miret dhe vetem vazhdoni. “Gurbetqaret” asgje s’i gezon me shume se lajmet (e mira) nga Vendlindja.

    Nje falenderim i madhe per Stafin e “Medvegja Forum”-it.

  • Medvegja.net thotë:

    Faleminderiet Gurbetqari, fjalet e juaja gjithsesi jan nje motiv qe te vazhdojm e te punojm edhe me shume.

    Repsekt per juve.
    Medvegja.net

  • lena thotë:

    shuummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm mirrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

  • shaban Cakolli thotë:

    Shumë të nderuar veprimtarë te Medvegja.net,

    Sukseset tuaja tani veq janë dëshmi e punës suaj,por padyshim edhe gëzimi ynë sidomos i ne mërgimtarëve të cilët gjithnjë kemi vemendjen drejt jush.Në forumin tuaj ne kemi gjetur thesare,kemi gjetur njohuri historike-kombëtare që nuk i kemi njohur deri më tani,kulturën tonë të mirëfilltë,vepra të mëdha letrare,shkrimtar dhe poet të shquar të të gjitha kohërave.Neve jemi shumë mirënjohës që mes jush na u bë e mundur të njohim mësuesin dhe poetin e popullit Bafti Krasniqin.Ju do të hapëroni me shumë suksese,kurse ne do mësojmë shumë gjëra nga ju.Të rroni sa malet dhe të shënoni shumë përvjetor të sukseseve të faqes suaj dhe forumit tuaj Medvegja.net.

    Juaji:Shaban Cakolli

  • Burim.U thotë:

    I nderuar Shaban Cakolli,neve kemi nderim dhe knaqesin me te madhe qe nje poet te permasave te tilla siq jeni ju,eshte ne mesin tone qe te na keshilloj e te na jap knaqesi me shkrimet tuaja.

    rrespekt dhe shendet
    staffi

  • AlbeNian thotë:

    Te nderuar-ara

    Kur e lexoj fillimin e keti artikulli me kujton kohrat e vjetra kur gjenerata ime realizonte kesi lloj takimesh.Per te njejtat qellime siq ju i keni tani.

    Mua sme mbetet tjeter vetum te ju pergezoj per kete permbyllje kaq te sukseshme te keti viti kalendarik.Iniciativat tuaja rinore me bejn qe te ju qendroj gjithmon pas.Sepse jeni nje gjerat e arte per mendimin tim.

    Ju inkurajoj fuqishem qe te vazhdoni kete rrug,me shpres qe per juve ky te jet nje mision qe do te permbyllni me sukses .

Leave a Reply

Medvegjë toka ime
Donatorët
  • Sh.P.H,,Medvegja'' Zvicer 200 CHF (2010)
  • Nazmi Jashari 50 EU (2010)
  • Asllan Ismajli (Zyrja)
  • Ali Hajdini 100 EU (2010)
  • arsim 120,00 EU (2006) 50,00 EU (2009)
  • bijevllase 100,00 CHF (2009)
  • embelsira 100,00 CHF (2009) 100CHF (2010)
  • linda21 50.00 CHF (2009)
  • Arta 50.00 CHF (2009)
  • Florije.B 50.00 CHF (2009)
  • Besim_zh 50.00 EU (2009)
  • Bajram Rushiti 100.00 EU (2009)
E-mail
Hap e-mail @medvegja.net