RSS

Medvegja Forum shpërndan ndihma në Medvegjë

1 Shtator 2010

-Lajmet-

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM” e vazhdon aktivitetin e saj bamirës në Medvegjë

Svircë/Llapashticë/Kapit/Medvegjë, 30 gusht 2010 (medvegja.net)

Shoqata Kulturore Bamirëse “MEDVEGJA FORUM”, që vepron në kuadër të Medvegja.net, e realizoi projektin e dytë në Medvegjë. Kështu, Medvegja Forum, me rastin e Muajit të Ramazanit, e ka zhvilluar një aksion humanitar në Medvegjë, duke arritur të shpërndajë ndihma me artikuj ushqimorë, shkollorë dhe higjienikë për 3 familje me kushte jo të mira ekonomike në fshatrat e kësaj komune të Kosovës Lindore.

Në këtë mënyrë, Medvegja Forum, në bazë të mundësive të veta, tenton që sadopak t’ua lehtësojë këtë Muaj të Bekuar dhe Festën e Fitër-Bajramit këtyre familjeve.

Ndihmat e para iu dërguan familjes Rama, e posakthyer në Svircë të Medvegjës. Ndërkaq zonja e shtëpisë, z.Selvije, pasi shprehu falënderime për përkrahjen që po ju u jepet, u bëri thirrje të gjithë atyre që mund të ndikojnë në punësimin e ndonjë anëtari të familjes, ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo më tutje vazhdoi të rrëfejë për vështirësitë e mëdha pas kthimit në vendlindje. “Me të vërtetë nuk e kemi lehtë. Jemi 8 anëtarë, pa asnjë të punësuar. I kemi 3 fëmijë për shkollë dhe nuk po dimë kah t’ia mbajmë”, tha ndër të tjera zonja Selvije.

Vazhduam në drejtim të Llapashticës, vend ky kodrinor-malor, i zhytur në thellësi të Medvegjës, i banuar me shqiptarë. Në këtë vend dikur ishte e ndërtuar një xhami, së cilës sot, fatkeqësisht, i ka mbetur vetëm emri, meqë tani nuk vërehen as rrënojat e saj. Nga ky vend dolën edhe njerëz të shquar të kombit, ndër të cilët vlen të përmendet Halil Pasha. Dikur ky vend e kishte një gjallëri, e kishte një perspektivë, ndërkaq sot, skajshmërisht të dëshpëruara, i takojmë vetëm 2 familje shqiptare dhe ato në kushte tejet të rënda ekonomike.

E takuam kryefamiljarin e njërës prej tyre, z.Halimi, i cili e falënderoi Medvegja.net Forum për përkrahje, duke treguar njëkohësisht për vështirësitë e të jetuarit të vetmuar në këto troje.

Ndonëse Kapiti dhe Llapashtica kufizohen ndërmjet vete, na u desh të zbresim në Medvegjë, për të vazhduar në familjen e zotëri H. Haradini, familje kjo 4-anëtarëshe, e cila jeton në Kapit. Në pamundësi të infrastrukturës rrugore për t’u ngjitur deri te shtëpia e z. Halilit, atë e kontaktuam dhe e ftuam që të takohemi te shkolla, përkatësisht te xhamia e Kapitit. Aty ia dorëzuam ato për çka kishim shkuar, ndërkaq ai e falënderoi përzemërsisht stafin e Medvegja.net për këtë vizitë që ia bëri.

Duke u kthyer nga Kapiti, sa ishim të kënaqur që arritëm sadopak si shoqatë e re t’u dalim në ndihmë këtyre familjeve, ishim aq të dëshpëruar se në Medvegjë ka varfëri të tillë, madje tani më të tmerrshme se kurrë më parë. E vetmja shoqatë që deri më tani është përkujdesur për mirëqenien e shumë familjeve në Medvegjë është SHPH “Medvegja”, me seli në Zvicër.
Ky është aksioni i parë i Medvegja.net Forum në Medvegjë, ndërkaq shpresojmë se aksione të tilla të ndërmarrim më shpesh.

Vlen të theksohet se ditë më parë Medvegja Forum e kishte organizuar një turnir në futboll të vogël me karakter humanitar në Fushë-Kosovë, ndërkaq kishte ndarë disa mjete edhe nga buxheti i vet për ta zhvilluar këtë aksion bamirës.

Një falënderim të veçantë duhet bërë për prof. Fadil Mustafa, i cili e shoqëroi vazhdimisht stafin e Medvegja Forum./medvegja.net/

Shkruan: Burim Uka

6 Responses to “Medvegja Forum shpërndan ndihma në Medvegjë”

  1. bijevllase Says:

    Ndihma per ata qe kan nevoj eshte shum e domosdoshme gjithkund .
    Ne ket rast kur ndihmoni njerezit tan nga komuna jone qe jetojn atje me kushte te veshtira te ben qe ende edhe ma shum te ndihemi krenar me Juve per punen qe ben http://www.medvegja.net dhe mu pikerisht me ket web faqe te shofin te gjith njerezit ket gjest te juajin .
    .
    Kshtu qe kjo pun e juaja do te behet edhe ma e madhe kur te terhjekni vemendjen edhe te tjereve qe te bejn njesoj si ju mos te harrohen ata njerz qe kan mas shumti nevoj.

    Ju lumt Neve na mbet te vazhdojm te ndihmojm edhe ne.Faleminderit shum !

    P.S po shtoj edhe ket mbase jemi ne muajin Ramazan :

    “Kur të vijë koha e iftarit, bëni dua për të gjithë të varfërit anembanë botës dhe kërkoni prej All-llahut që ju të bëni gjithçka që keni mundësi për t’u ndihmuar atyne per veshtiresit qe kan ”
    __________________

  2. AlbeNian Says:

    Jo rastesisht e kam thene sa her se jeni nr 1.Te jemi realist jeni te vetmit qe po beni projekte per vendin tuaj.Ne se dim sa keni buxhet,por punet me kete buxhet qe eshte shenuar te Donatoret ,jan shum me te mdhaja.

    suksese ne te ardhmen

  3. Rexhep Says:

    Es selamu alejkum
    All-llahu xh.sh.ju shpërbleftë me xhennetin Firdevs ishaAllah për punën e palodhshme që po bëni për këtë shtresë të popullit.A M I N
    Ju lumtë, vetëm vazhdoni kështu se jeni në rrugë të drejtë.

    All-llahu ju Bekoftë inshaAllah. A M I N

    Selam,Rexhep
    http://www.solidariteti.ch

  4. Diar Says:

    Un mendoj se Medvegja Forum ka ber nje pun te mir por edhe ne duhet ta perkrahim kete iniciativ duke i ndihmuar me mjete financiare ti ndihmojm bashkatdhetarve tan ne Medvegj ku sot ai vend te them me nje fjal ka mbet SHKRET duhet ti ndihmojm atyre qe mos ta braktisin Medvegjen dhe te kthejm ende familje nga Kosova ku dikur kan banuar ne Medvegj un kam degjuar shum familje te cilat kan jetuar ne Medvegj i kam pyetur se a do te ktheheni ne Medvegj ata me jan pergjigjur po te ishte gjithka si perpara do te kthehesha me gjith qef ateher per ta rikthyer te kaluaren duhet ti rikthejm qytetaret e Medvegjes dhe te behet Medvegja me mbi 50% Shqipetar Burim tu kisha lutur pak a shum tna informosh me gjendjen e Serbeve (a po rritet apo po zvogelohet popullata serbe dhe a i kan qit ne shitje serbet shtepit e tyre ne medvegj sikur ne Bujanoc) gjithashtu tu kisha lutur tme informosh se a po rritet popullsia shqipetare ne medvegj.

  5. Gurbetqari Says:

    Historia do te jete mirenjohse per miresite qe beni ndaj atyre qe kane nevoje. Ndihma juaj, sa do modeste, ka domethenie te madhe. Ajo eshte shprehje e dashurise ndaj njerezve ne situate te veshtire, ajo lehteson vuajtjet dhe larteson ndnjenjen se Shqiptaret e Medvegjes duhet te qendrojne ne kete vend te shejte Shqiptar.

    Medvegjasit, posacrisht ata qe nuk u larguan nga Vendlindja,kane nevoje per dore te ngrohte njerezore. Kete, per cdo dite, po beni ju: “Medvegja.Net”, “Medvegja. Forum”-i dhe natyrisht, SHPH “Medvegja” me seli ne Zvicer.

    Vepra humanitare e njerezore qe po beni ju eshte mrekulli qe do t’a shenoje Historia e ketij Vendi.

    Dhe, cfare te thuhet per punetoret tane te arsimit? Eshte veshtire te gjenden fjale adekuate per t’i lartesua ata. Profesoret si: Prof Rexhep Abazi,Prof Gani Krasniqi, Prof Ferat Hyseni, Prof Fadil Mustafa (dhe shume te tjere- mesues, arsimtare e profesore)jane shume njerez te ndershem dhe atdhetare te medhej.Ata kryejne nje mision shume te ndershem, shume te rendesishem- edukimin dhe arsimimin e rinise Shqiptare. Ata bejne edhe me shume:ata jane me Popullin e vet, ndajne te mirat dhe te keqijat me Popullin, i ndihmojne dhe inkurajojne ata qe te qendrojne.Ju lumte. Eshte e sigurte se edhe te gjitha keta do te zene vend te larte ne Historine e kesaj Troje Shqiptare.

  6. Medvegja.net Says:

    Ne kete mot te ftohet me bor,shume njerz kan nevoj per perkrahjen tone.Andaj ti perkrahin nevojtaret me ato mundesi qe kemi.

    staffi

Leave a Reply