Medvegjasit festuan edhe në Republikën e Kosovës
Fushë Kosovë, 28 Nëntor 2010 / medvegja.net/
Në ambientet e shtëpisë së Kulturës në Fushë Kosovë, medvegjasit e shënuan 28 Nëntorin –Ditën e Flamurit Kombëtar me një program të pasur kulturor-artistik.
Organizatori , Sh.K.A ,,Shqiponjat e Medvegjës’’, kishte përgatitur një program të larmishëm si në këndim,valle,e recitim. Të ftuara ishin edhe shumë shoqëri kulturore- artistike, si nga Fushë Kosova, Medvegja, Kishnica, Lipjani e të tjerë.
Para shumë të pranishmëve, manifestimi u hap me intonimin e himnit të Flamurit Kombëtar, për të vazhduar me fjalimin e zotëri Ibush Kelmendi i cili të pranishmit i përshëndeti dhe iu uroi Festën e Flamurit në emër të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës zotëri Burim Berisha, pasi që ky i fundit për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm.
Pas fjalimit, radha i erdhi edhe kulturës. Të parët që u ngjitën në skenë ishin valltarët e “Shqiponjave të Medvegjës”, të cilët me vallen dhe veshjen karakteristike medvegjase i mahnitën të pranishmit.
Programi i paraparë vazhdoi me shoqëritë dhe grupet tjera kulturore artistike: “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, “Minatori” nga Kishnica , “Shpetimi” nga Medvegja ,”Gani Demolli” nga Prishtina e të tjerë. Padyshim pjesëmarrja e grupeve të ndryshme nga vende të ndryshme i dha pamje të një feste të vërtetë, festë kjo që shërben për unitet në mes të shqiptarëve.
E veçanta e kësaj mbrëmje festive padyshim ishte pjesëmarrja e këngëtarit të mirënjohur Gold AG nga Presheva , i cili në momente të veçanta ngriti emocione të shumta në publik.
Një prezantim dinjitoz e patën edhe Grupi Folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja, të cilët u prezantuan me këngën kushtuar dëshmorit Florim Rushiti – Kingji.
Programi vazhdoi edhe me shumë pika të grupeve pjesëmarrëse, ndërkaq Selman Rexhepi – drejtor i shoqërisë, ndau mirënjohje për shoqëritë dhe Grupet pjesëmarrëse në Koncert/medvegja.net/.

Shkruan: Gëzim Zeqiri
Fotografoi: Liridon Zejnullahu





3 Dhjetor 2010 at 11:56 pm
Organizimi mu duk se ishte i nje niveli te mire,vallet e njejta ndoshta po na perseriten qdo her.Por organizimi ishte i mire,edhe pse me se miri ish kan qe ky manifestim te mbahej ne shtepin e kultures ne Medvegje