RSS

Medvegjasit kërkojnë RECIPROCITET

1 Gusht 2011

-Lajmet-

Medvegjasit kërkojnë RECIPROCITET 

Prishtinë,1 gusht(medvegja.net) 

Klubi i Vendlindjes” Trojet”, me seli në Prishtinë, Shoqatë Joqeveritare që tubon shqiptarët me prejardhje nga komuna e Medvegjës me banim të përhershëm në Kosovë, intelektualët e këtij rajoni, ata që përkohësisht qëndrojnë në Kosovë, si pasojë e shpërnguljeve të dhunshme nga komuna e Medvegjës, shprehin brengosje dhe indinjatë të thellë për ngjarjet dhe dhunën që po ushtrohet në veri të Kosovës nga strukturat jo legjitime serbe, të nxitura dhe të financuara vite me radhë nga Qeveria e Beogradit. Njëherësh, përkrahim pa rezervë masat e ndërmarra të Qeverisë të Republikës së Kosovës për bllokimin e veprimeve të strukturave ose të grupeve kriminele, paramilitare e të mbeturinave të ish pushtetit milloshevqian, dhe aplikimin e masave për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues dhe të reciprocitetit e barazisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, përkrahim përpjekjet dhe veprimet e Këshillit të Sigurimit, të KFOR-it dhe të BE-së, që edhe në këtë pjesë të Kosovës së pavarur më në fund të sundojë ligji dhe drejtësia, ku të gjithë qytetarët e saj, pa dallim kombësie, të gëzojnë të drejta dhe obligime të barabarta. I ftojmë qytetarët serbë që të zhbllokohen nga “bindjet” e sëmura të trashëguara dhe të kultivuara me shekuj nga shteti dhe kisha serbe, t’i kthehen realitetit, normalitetit dhe mos të mbeten peng i miteve dhe të ëndrrave të sëmura, që në Ballkan kanë shkaktuar shumë vuajtje, mjerim, gjakderdhje, ku edhe populli serb ka përjetuar e po përjeton fatkeqësi.

Këtë e kemi përjetuar në mënyrë të dhimbshme edhe ne banorët shqiptarë të Medvegjës gjatë shumë dekadave, që tani si pasojë e një politike të sëmurë e gjenocidiale serbe jemi shpërndarë anembanë botës, pa shpresë që të kthehemi në trojet tona stërgjyshore. Deri më tani, pushteti “demokratik” i Beogradit për 5000 shqiptarët e Medvegjës, të shpërngulur me presione e dhunë, dhe për më shumë se 10.000 shqiptarë nga Presheva e Bujanovci, po ashtu të përndjekur, nuk ka shprehur kurrfarë interesimi dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për krijimin e kushteve të kthimit të tyre në trojet e veta. 

Këtë e dëshmon edhe veprimi i 30 korrikut 2011, kur në vend që strukturat komunale të Medvegjës dhe të Serbisë të organizojnë dhe mirëpresin bashkëqytetarët e vet shqiptarë që përkohësisht punojnë në botën e jashtme, ata i ndalojnë në Mutivodë dhe i kthejnë prapa, duke mos i lejuar që t’i vizitojnë shtëpitë e veta dhe nga strukturat vendore të informohen për gjendjen në vendlindje dhe për masat që duhet të ndërmerren për perspektivën e tyre. 

Të interesuar jetësisht për perspektivën tonë këtu në Kosovë, në vendlindje dhe në diasporë, ngjarjet që po ndodhin në veri të Kosovës, si dhe qëndrimet zyrtare kërcënuese e luftënxitëse të Serbisë, jemi të detyruar që edhe ne të “rebelohemi” e të kërkojmë reciprocitet me serbët e Kosovës, konform kërkesave gjithë shqiptare të Kosovës Lindore, të miratuara në Referendumin e vitit 1992.

Jemi të bindur se në krizën e madhe monetare që po përjeton bota, faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë që Serbia të jetë shkaktar i kësaj krize. 

Prishtinë, Kryesia e Klubit të Vendlindjes” Trojet”
Më 31.07.2011

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Medvegjasit kërkojnë RECIPROCITET”

  1. Gurbetqari Says:

    Indinjata e thelle qe, me kete Komunikate, e shpreh Klubi i Vendlindjes “TROJET” (sa emer adekuat dhe i dashur) eshte indinjate e cdo Shqiptari te Medvegjes per veprimet kriminele te ekstremisteve dhe te shtetit serb ne Veri te Kosoves. Edhe perkrahja e parezerve e masave te Qeverise se SHTETIN TE PAVARUR E SOVRAN-KOSOVES eshte perkrahje e cdo Shqiptari te kesaj Troje Shqiptare: ata qe nuk e braktisen Vendlindjen, ata qe u shperngulen me dhune, ata qe regjimet diskriminuese serbe e kane ndjekur me heret, Diaspora e mrekullueshme Shqiptare e Medvegjes dhe intelektualet e medhej qe, Kombit tone, i dhane Nenat e Medvegjes.Medvegjasit, pra, le te dihet, e dojne dhe perkrahin Shtetin e Dyte Shqiptar- Kosoven dhe e perkrahin AT ne rrugen atje ku e ka vendin- ne BE dhe Boten e civilizuar.

    Medvegja dhe vllezerit nga Bujanoci e Presheva, ne shume aspekte, kane dhene shume per Shqiptarizmin:
    – ishin dhe vazhdojne te jene fortifikata e pare prej ku fillon te ruhet cdo gje Shqiptare;
    – e ruajti gjuhen e bukur, te kthejllte e te embel Shqipe;
    – e ruajti dhe kultivoi kengen e bukur Shqipe qe Shqiptaret gjithemone i ka mbajte te pagjunjezuar;
    – ruajti doket, zakonet, besen dhe trimerine Shqiptare;
    – djemte trima te Medvegjes, Bujanocit e Presheves mbrojten dhe lagen me gjakun e tyre cdo pllemb te Kosoves; dhe,
    – Medvegja, Bujanoci e Presheva i dhane (dhe vazhdojne t’i japin) intelektuale te medhej dhe dhane njerin prej baballareve te Kombit- Akademikun, Idriz Ajetin.

    Lugina, se bashku me te edhe Medvegja, do te vazhdoje te egzistoje dhe qendroje- fale unitetit, fale mbeshtetjes se DY Shteteve Shqiptare, dhe fale trimerise dhe mencurise se tyre.

    Nje falenderim i madhe Klubit te Vendlindjes “TROJET” per kete Komunikate dhe kontributin qe jep per Medvegjasit, Shqiptaret e Lugines dhe per Kombin.

Leave a Reply