RSS

Medvegjasit mërgimtarë të bashkuar si gjithmonë festuan 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

21 Shkurt 2012

-Lajmet-

Fotoreportazh special nga Dorenaz i Zvicrës

Medvegjasit mërgimtarë të bashkuar si gjithmonë festuan 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Dorenaz, 20 shkurt(medvegja.net)

[Vërejtje : Meqë anëtarë të staffit nga medvegja.net ishin të pranishëm në këtë manifestim, për lexuesit tanë, nëse na premton koha, do të përpiqemi ta realizojmë edhe një reportazh për këtë ngjarje. Përndryshe, një reportazh mjaft gjithëpërfshirës, me disa disa fotografi shumë të mira të bashkangjitura e keni më poshtë nga bashkëpunëtori ynë Besnik Hebibi, të cilin e falënderojmë]

:Ishin mbledhur mbi 2000 bashkatdhetarë në mbrëmjen e së shtunës, kryesisht medvegjas, nga katër anët e Zvicrës, lirisht mundet të thuhet, se në këtë pjesë të Zvicrës, nuk kishte organizim më madhorë dhe me mysafirë të veçantë, që kishin mbledhur kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja”. Si edhe herave tjera, kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, po jep leksione për ata që duan të organizojnë diçka të mirë dhe vërtet ishte mrekulli e veçantë, që në mesin e shumë veprimtarëve të vijnë edhe ish komandanti i UÇK-së z.Rexhep Selimi, ky legjendarë për së gjalli, motivoi edhe më shumë kryesinë e kësaj shoqatë, që të punojë për të ardhmen e tyre, se një ditë do të bëhet mirë në Medvegjën historikisht shqiptare. Në këtë manifestim me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ishin prezent edhe zv.konzulli i R.së Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa, veprimtari i kauzës kombëtare Riza Demaj, Ambasadori i Paqes Mr.sci.Dashnim Hebibi, Murat Avdiu mësues i Shkollës së Muzikës “Jehona” në Rorschah të Zvicrës, njëherit përfaqësues nga Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St.Gallenit.

Para sallës ku mbahej ky manifestim, shiheshin vetura me targa të ndryshme, nga katër e Zvicrës, Franca, Gjermania dhe Italia. Skena si zakonisht edhe kësaj here, ishte e rregulluar shumë mirë, shihej portreti i Skënderbeut, Ismail Qemajli, Adem Jasharit, Ibrahim Rugova dhe Isa Boletini. Në mesin e medvegjasëve edhe kësaj here, ishte kryetari i i partisë CVP z.Christophe Darbelley, që njihet si njëra nga partitë më të mëdha që janë në Zvicër. Për programin artistikë u përkujdesën, si edhe herave tjera, Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja”, e cila argëtoi shkëlqyeshëm musafirët e shumtë që ishin në sallë, edhe pse mungoi arqitekti i kësaj shoqëria, ambasadori i kulturës së kësaj ane z.Musa Neziri, i cili, është i shtrirë në njërin nga spitalet e Valisit, por shpresohet, se së shpejti do ti kthehet familjes dhe gjithë shoqërisë, që mezi se po e presin, sepse vërtet ndjehet mungesa e tij, por ai krenarë, si edhe herave tjera, i ka përcjellur përmes telefonit disa herë dhe është ndarë shumë i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë të rinjtë dhe të rejat e kësaj shoqërie, që po mrekullojnë manifestimet.

Musafirë enkas nga Kosova kishte ardhur këngëtari Naim Abazi, ishte e ftuar edhe bashkëshortja e tij, artistja e këngës Mihrije Braha, por, jo më larg se dy ditë, iu kishte ndarë nga jeta babai, prandaj, gjeti një mirëkuptim nga të gjithë për këtë mungesë dhe i shprehë ngushëllime z.Naim Abazi, për t`ia përcjellur zonjës Braha. Kësaj here, musafire ishte edhe një këngëtare e cila me hapa të sigurtë po hapëron në botën e artit të muzikës së pastërt zonjusha Albana Azizi, e cila kishte kandiduar për spektaklin e madh muzikorë përzgjedhës që kishte organizuar Zvicra, për të përfaqësuar këtë shtet në Eurovizion, por për fat, ajo nuk fitoi pikët e duhura, megjithate, ajo është e merituar dhe këto ditë ka nxjerrur edhe albumin e saj të parë, ku po pritej shumë mirë nga publiku dhe ishte dëshira e saj, që të paraqitet me disa këngë para bashkëvendasve të saj, me që prejardhja e saj është nga Bujanoci i Kosovës Lindore.

Gjithashtu, me një këngë kushtuar komandantit legjendarë Adem Jashari, zonjusha Diellza Demaj, e cila në zemër ka këngën e bukur shqipe, por gjithashtu edhe veshjen kombëtare, i tregoi medvegjasëve, se edhe zonjusha Demaj me prejardhje nga Rugova e Kosovës, nuk do ta harrojnë këtë pjesë të atdheut të tyre, sepse për këto troje vazhdimisht i flet, babai i saj z.Riza Demaj, i cili i mbajti jo më pak se 9 vjet në burg në burgjet serbe, me që ishte njëri nga organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981. Ashtu si ishte paraparë, në ora 19.30 filloi edhe programi festiv, ku u intonua hymni kombëtarë dhe më pastaj ai i Kosovës nga Shoqëria Kulturo Artistike “Medvegja”. Të gjithë të pranishmit, e dinin, se do të kalojnë çaste të këndshme, kur në skenë dolën mbi 30 anëtarë të kësaj shoqate me veshje kombëtare dhe me instrumentistë. Përpos valleve, këngëve të bukura shqipe nga të rinjtë dhe të rejat medvegjase, edhe kësaj here, ashtu si e donë zakoni me disa küengë folklorike, i argëtuan të pranishmit edhe këngëtarët e kësaj shoqërie, që vërtet gjithmonë e zbukurojnë dhe e madhështojnë programin. Fjala përshëndetëse e kryetarit të SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri, i mirëprit disa herë me duartrokitje nga të pranishmit i cili ndër të tjera tha: ” Përshëndetje i nderuar zëvendës konzull i Republikës së Kosovës z.Sali Sefa, i respektuar ish komandant i UÇK-së z.Rexhep Selimi, i nderuar veprimtarë i kauzës kombëtare, njëherit koordinator i Shkollës Plotësuese shqipe për kantonin Argau Riza Demaj, shumë i nderuar z.Darbelley miku jonë i dalluar, të nderuar përfaqësues zviceranë të skenës politike të këtushme, i nderuar z.Murat Avdiu nga shoqata humanitare Lugina e Preshevës”, nga kjo shoqatë si motër e jona, përfaqësues të mediave, TV Diaspora-RTK, përfaqësues të revistës PLISI, presheva com, medvegja.net, gazeta ditore “Zëri”, “Bota sot”, etj, miqë të tjerë, të nderuar medvegjas, bashkëkombas të respektuar, më lejoni, që në emrin tim dhe në emër të kryesisë së shoqatës sonë dhe anëtarëve, t`ju urojmë gëzuar katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky manifestim festiv i organizuar nga ne medvegjasit, dëshmon edhe njëherë, se Medvegja, nuk i ka humbur shpresat nga Kosova, nga ajo pjesë e atdheut. E dimë z.Sali Sefa se ke qenë i ftuar edhe në tubime tjera, por nuk na ka harruar neve dhe ka ardhur në mesin tonë, kjo dëshmon edhe njëherë, se neve nuk na keni harruar, gjithashtu vizita e ministrit të diasporës z.Ibrahim Makolli që ishte para pak ditësh në mesin tonë na ka nderuar shumë, këto vizita na japin oksigjen, këto vizita na japin shpresë. Të nderuar, ne i kemi sytë dhe zemrën nga Kosova, nga ajo Kosovë që edhe ne kemi sakrifikuar në forma të ndryshme që të jetë kjo që është sot.

Në Medvegjën tonë, dihet se si është gjendja, është e mbushur me serb e ushtarë e kështu me radhë, nuk valon flamuri kombëtarë i yni dhe as ai i kosovës, atje maltretohen qytetarët e pakët që kanë mbetur aty, vetëm e vetëm, që të largohen edhe ata pak banorë që janë dhe të mbetet pa shqiptarë. Por ajo tokë ka një emër, ai emër është Dardan, shumë i lashtë ndër shekuj, PEONI DARDANE. Kur serbët kërkojnë në Kosovë, edhe pse duart i kanë me gjak, ata kërkojnë Mitrovicën, ne Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, të rrijmë në gjum, nuk bënë kështu, edhe ne jemi pjesë e Kosovës, e dijmë dhe e kuptojmë politikën ditore. I drejtohemi qeverisë së Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe opozitës, që të bëjnë më shumë për ato treva dhe jo të vendosin tatime për sigurime të automjeteve dhe të na paralizojnë edhe më shumë. Jepnani më shumë zemër, i nderuar z.kryeministër, e nderuara qeveri e Kosovës dhe ju të nderuar opozitarë. Ne jemi një dhe do të mbetemi një përgjithmonë. Mendoj, se edhe ju pajtoheni, sot në mesin tonë është dashur të jenë edhe veprimtarë të tjerë të trevave tjera shqiptare, sepse ne kemi të drejtë besoj më shumë për të festuar, për të parë bota perendimore, se edhe kjo pjesë ndjehet me Kosovën. Në këto momente feste, asnjëherë nuk do ti harrojmë dëshmorët e kombit, komandantin tonë legjendarë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, vëllezërit Haradinaj, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Zymberi, e shumë e shumë të tjerë, ata të gjithë janë në zemra tona, ata do të jenë përgjithmonë të pranishëm në shpirtin tonë.

Medvegja, kjo Medvegjë të nderuar të pranishëm, vërtetë është në ethe, dhe shpresa e saj është Kosova, nëse harrohet nga Kosova, ta dini se do të humbet shpejt dhe nuk kemi se çka kërkojmë atje. Regjimi i Millosheviqit, nuk po ndalet duke shtypur dhe përbuzur ata banorë autokton.

E falënderojmë edhe shtetin mik të kombit tonë zvicrën, që na ka përkrahur dhe po na përkrah, e njohu Kosovën menjëherë dhe gjithmonë i kemi në mesin tonë. Ne e kemi dëshmuar dhe do ta dëshmojmë, se Zvicra është edhe atdheu i jonë, do ta duam gjithmonë dhe do u jemi mirënjohës përgjithmonë. Ne medvegjasit jemi unikë, lutemi që të jenë unik edhe politikanët tanë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë Lindore, të ecim përpara, në këtë shekull të kombit tonë, kur po afrohet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Edhe ministri Makolli na porositi, që ti dërgojmë fëmijët tanë në shkollat plotësuese shqipe dhe e falënderojmë për përkrahjen e tij, prandaj, të investojmë në fëmijët tanë, në këtë gjeneratë të re, ku do të krenohemi nëse do investojmë tek ata. Edhe pse katër vjet pavarësi i bëri Kosova, shumë familje, ende nuk i kanë gjetur të dashurit e tyre, që i humbi regjimi i egër millosheviqian, që vdiq turpshëm në burgun e nderuar të Hagës, shumë djemë të rinjë të kombit tonë nga Kosova Lindore po mbahen në burgjet serbe, prandaj, iu drejtohemi faktorit ndërkombëtarë, që të mos lejojë dhimbje të tjera në tokat shqiptare. Shpresojmë shumë, se edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, së shpejti do ti khehet familjes dhe Kosovës. Më lejoni të falënderoj të gjithë anëtarët e shoqatës sonë, prindërit e këtyre fëmijëve të shoqërisë dhe sponzorët tanë, që ishin dhe janë pjesë e pandarë e këtij manifestimi. Të nderuar vëllezër, të cakërrojmë gotën e gëzimit, të cakërrojmë gotën e fitores, por të mos harrojmë të kaluarën dhe të punojmë më shumë për të ardhmen që e meritojmë. Gëzuar edhe njëherë. Lavdi dëshmorëve të kombit. Perendia e bekoftë kombin shqiptarë, Zvicrën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Pas fjalës përshëndetëse të z.Neziri, fjala iu dha edhe zv.konzullit të Kosovës në konzullatën e Cyrihut z.Sali Sefa, i cili përshëndeti kryesinë e kësaj shoqate, të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Me kënaqësi kam ardhur në mesin tuaj medvegjas edhe pse kam qenë në shumë vende i ftuar, jo pse atje nuk është dashur të jem, por kam menduar, se kësaj here do të jet më mirë të jem në mesin tuaj, duke kujtuar se si është Medvegja jonë shqiptare. Ne nuk do ju harrojmë, sepse vërtet jemi një, na bashkon gjuha, tradita, historia e kultura jonë kombëtare. Gëzuar 4 vjetorin e pavarësisë, sepse edhe Ju keni dhënë kontribut për këtë pavarësi, pra ju mërgimtarët medvegjas dhe e tërë Medvegja që është në Medvegjë dhe Kosovë”. Me disa fjalë, i përshëndeti edhe Rexhep Selimi ish komandant i UÇK-së, njëherit deputet i “Vetëvendosjes” në Parlamentin e Kosovës, i cili potencoi: “Kam nderin dhe kënaqësinë t`ju përshëndes të gjithëve dhe t`ju uroj pavarësinë e Kosovës në emrin tim dhe në emër të shumë e shumë komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarëve të saj dhe familjeve të tyre, për këtë pavarësi, ku kemi sakrifikuar të gjithë kush më pak e kush më shumë. Lavdi dëshmorëve të kombit. Kjo ditë erdhi me shumë sakrificë, e për këtë natyrisht, se edhe ju keni dhënë kontribut dhe do u jemi mirënjohës dhe të gjithë së bashku do të ecim deri tek Bashkimi Kombëtarë.
Të gjithë në luftë kishim një qëllim, Bashkimin e Kombit dhe ajo ditë po vjenë dhe do të punojmë, me ata që vërtet ia duan të mirën atdheut. Jam shumë i lumtur, kur po ju shoh të bashkuar ju medvegjasëve, të mos lejojmë që të ndahemi, por të jemi bashkë. Zoti Ju bekoftë Ju dhe gjithë mundin që e keni dhënë për Kosovën, para luftës, gjatë saj dhe pas saj për ate Kosovë, që vërtet e meriton më mirë dhe juve mërgimtarëve asnjëherë nuk duhet t`ju harrojmë, sepse keni dhënë kontribut të madh për çlim. Gëzuar dhe lavdi dëshmorëve, të mos i harrojmë dëshmorët, familjet e tyre, invalidët e luftës, sepse na dënon padyshim historia”. Me shumë duatrokitje iu dha fjala edhe kryetarit të partisë së CVP z.Christophe Darbelley, i cili uroi medvegjasit dhe gjithë të tjerët që ishin prezent, i cili me plis në kokë, deshti ti tregoj të gjithëve edhe njëherë, se ne zviceranët çmojmë ata që punojnë dhe që e duan dhe e nderojnë fillimisht traditën dhe kulturën e vet. Z.Darbelley, gëzon autoritet të madh në mesin e medvegjasëve dhe të gjithë shqiptarëve, sepse shpesh merr pjesë edhe në manifestime dhe i uron edhe në gjuhën shqipe: “Rroftë populli shqiptarë, rroftë Medvegja”, pra me një fjalë ky personalitet i lartë zviceran, vlerëson punën që po bëhet nga bashkëkombasit tanë në këtë pjesë të Zvicrës. Fjala e rastit iu dha edhe veprimtarit Riza Demaj i cili me këto fjalë uroi të gjithë të pranishmit: “Jo vetëm me fjalë, por me zemër dhe shpirt, do të jemi me Ju medvegjas. Po festojmë me Ju këtë katër vjetorë të pavarësisë, sepse na takon të gjithëve, pra kjo festë është e të gjithëve, sepse të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet etnike kanë dhënë kontribut për këtë ditë. Po na vjenë edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, të jemi edhe më të bashkuar dhe të kemi vendin atje ku e meritojmë në BE dhe NATO. Jemi paqësorë, e duam punën, bëmirës dhe mbi të gjitha popull shumë i lashtë me kulturë dhe traditë. Gëzuar dhe lavdi dëshmorëve të kombit”. Me disa fjalë i përshëndeti të pranishmit edhe kryetari i komunës së Fully, ku i uroi të gjithë të pranishmit.
Pas këtyre fjalimeve, filluan edhe emocionet tjera me këngë e valle, nga SHKA “Medvegja”, Albana Azizi dhe me një këngë nga zonjush Diellza Demaj. Pas kësaj pjese artistike, e mori fjalën, artisti i këngës së bukur shqipe z.Naim Abazi, ku përshëndeti të pranishmit dhe i uroi të gjithëve gëzuar katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përshëndeti edhe Musa Nezirin, kryesuesin e SHKA “Medvegja”, i cili nuk është në mesin tonë, për shkaqe shëndetësore.
Me këngë patriotike të bashkimit kombëtarë, kushtuar dëshmorëve të kombit e pastaj edhe këngë për atmosferë, i bëri medvegjasit, që të festojnë të këndojnë e vallëzojnë deri në orët e para të mëngjesit. Vlenë të përmendet, edhe pse ishte ky numër shumë i madh i të pranishmëve, kaloi pa asnjë incident, si edhe herave tjera, e këtu duhet falënderuar këshillin organizativ dhe sigurimin e kësaj mbrëmjeje, të cilët gjithmonë janë vigjilent, që të mos ndodh ndonjë gjë e padëshirueshme, jo që prish vetëm mbrëmjen, por sjell edhe imazh të keq për ne shqiptarët, por këto nuk janë parë dhe nuk do të shihen, prandaj, të gjithë të pranishmit, meritojnë notën më të mirë të mirësjelljes. Medvegjasit, u ndanë të kënaqur dhe kryesia e kësaj shoqate falënderoi të gjithë të pranishmit, sponzorët si: Ismet Selmani Gerant Coop, Fadil Selmani Gerant Coop, Avdi Rama Batirama S.A, Zymer Selmani Toni Bat, Sabit Mustafa Mg Electicite, Qazim Syla S.O.S Informatique, Agim Selmani Carrosserie D`ART, Sabit Hiseni Kitrra Menuiserie, Zenel dhe Musa Neziri. Me këto fjalë z.Zenel Neziri kryetari i SHH “Medvegja” e mbylli këtë manifestim: “Falënderoj të gjithë që ishit prezent, po kuptojmë, se Medvegja nuk është vetëm, ju falënderoj shumë për pjesmarrje, falënderojmë të gjithë, edhe ambasadorin e Shqipërisë në Bern, z.Mehmet Elezi, Ministrin e Diasporës z.Ibrahim Makolli, veprimtarin tonë të madh Prof.Rexhep Abazi, zv.konzullin Sali Sefa, Riza Demaj, Dashnim Hebibi, Murat Avdiu, TV Diaspora-RTK, presheva.com,medvegja.net, revistën “PLISI” dhe të gjitha mediat që na kanë përkrahur dhe po na përkrahin, mirupafshim në përvjetorin e pestë, por ju them, mirupafshim edhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që shpresojmë shumë, do ta festojmë sa më mirë që të jetë e mundshme. Perendia e bekoftë popullin tonë, zvicrën dhe miqtë e kombit tonë. Gëzuar.

Teksti dhe foto: Besnik HEBIBI
Legjenda e fotove: Pamje nga manifestimi

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Medvegjasit mërgimtarë të bashkuar si gjithmonë festuan 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”

  1. b.kadriu Says:

    shum shum mir ju deshiroj shum suksese edhe me tutje .jam shum krenar qe marr pjes edhe jam antar i grupit te vallzimit SH.K.A MEDVEGJA FULLY .JO vetem ne zvicer apo ne diaspor , por do ta kapin vallen e shotes nga diaspora deri ne MEDVEGJEN TON,

  2. Medvegjali nga Fully Says:

    ju faleminderit per pjesmarje dhe kritika por let asht me kritiku a keni organizu ndoniher nej fest kometare apo shtetrore a keni formu ndoni shoqri per ta ruajtur gjuhen dhe kulturen ne fort mir e dim se jena amator por tentojm sado pak tu tregojm brezit te ri nga vim dhe kush jem

Leave a Reply