RSS

Të festojmë ditën e flamurit me Medvegjasit në Zvicër

22 Nëntor 2010

-Lajmet-

Të festojmë ditën e flamurit me Medvegjasit

Manifestimi mbahet të shtunën më 27.11.2010 e shtunë), duke filluar në ora 19.30

Fully -Zvicër 22 Nëntor 2010(medvegja.net)

Të nderuar bashkatdhetarë kudo që ndodheni, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vini, ju ftojmë që të jeni pjesë e gëzimit tonë, pjesë në manifetsimin tonë të përbashkët dhe padyshim, se do kemi arsye më shumë se çdo kush tjetër, që t’ju ftojmë dhe të jeni në mesin tonë, për arsye tashmë të njohura. Ne medvegjasit që jetojmë në mërgatë, e konkretisht në Fully me rrethinë në kantonin Valis të Zvicrës, për çdo vjetë edhe sivjet, jemi përgatitur në maksimum që të festojmë ditën e pavarësisë së shtetit amë Shqipërisë. Edhe sivjet, këshilli organizativ, i përbërë nga kryesia dhe anëtarë të Shoqatës Humanitare “Medvegja” të ndihmuar edhe nga mësues të shkollës plotësuse shqipe të kësaj pjese të Zvicrës, do ta mbajmë një koncert modest, me program të përmbushur me këngë, recitimi e valle.

98 vjetori i pavarësisë së shtetit amë Shqipërisë, na gjeti edhe më keq neve medvgasve në atdhe, atje, nuk festohet lirshëm kjo ditë e madhe kombëtare, për arsye tashmë të njohura. Ju falënderojmë të nderuar bashkatdhetarë që keni qenë disa herë në mesin tonë, ju bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare edhe ate nga katër anët e Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës, por shpresojmë, se prap do jeni në mesin tonë, sepse kemi nevojë shumë për përkrahje dhe kur jemi bashkë jemi më të fortë.

Manifestimi mbahet në sallën “Democratik” në qendër të Fully 1926 kanton Valis, por për çdo informacion plotësues, mundeni të njoftoheni përmes këtij numëri të telefonit: 076-6376648. Manifestimi mbahet më 27 nëntorë (shtunë) fillon në ora 19.30 dhe për programin artistik do të përkujdeset SHKA “Medvegja”, shkolla plotësuese shqipe në St.Maurice dhe Martigny.

Pritet që manifetsimin ta nderojnë edhe personalitete të ndryshme zvicerane të kantonit Valis e me rrethinë dhe veprimtarë të ndryshëm nga Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia dhe familjarë të dëshmorëve. Në këtë manifestim do të prezentojë edhe këngëtari i mirënjohur Salim Arifi, ku do të këndojë live, pastaj këngëtarja Hydajete Miftari etj. Si herave tjera edhe kësaj here, do të jetë prezent TV “Diaspora” në bashkëpunim me RTK, agjencia e lajmeve www .kosovaere.ch, www .medvegja.net dhe gazeta ditore Zëri.


Sh.K.A,,Medvegja” në Zvicër

Këshilli organizativ i SHH “Medvegja” me qendër në Fuly-Valis

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply