RSS

MEDVEGJASIT NUK MUNDEN PA BAJËN E SIARINËS

13 Tetor 2011

-Lajmet-

MEDVEGJASIT NUK MUNDEN PA BAJËN E SIARINËS

Baja e Siarinës-Medvegjë,(medvegja.net)

Baja e Siarinës, një mrekulli e Zotit, në komunën e Medvegjes deri në vitin 1999 kishte 63% banorë shqiptarë. Ishte dikur kjo edhe komunë shqiptare, deri në vitin 1956, me kryetarin dhe Nënkryetarin e fundit shqiptarë, z. Rrahim Abazin nga Sfirca dhe z. Zeqir Zeqiri nga Tupalla, kur pushteti i atëhershëm, për ti bërë shqiptarët pakicë e bëri komunën e Medvegjës, e ku edhe sot e kësaj dite shqiptarët mbetën pakicë në Medvegjë.

-Baja e Sjarinës -Kumuna e Medvegjës -

Por, t’i këthehem asaj për çka fillova të shkruaj këtë artikull.

Ishte një ditë e fundverës së ikur, kur dola një pasdite të shetis një çikë, për relaksim, por edhe për të pare si është përfundimi i sezonit turistiko-shërues në Bajë. Mbase, sikurse ishin edhe shumë vite më parë, në këtë vend të bukur dhe shërues nuk ka vizitor siç kishte dikurë. Dihet kush e mbanë fajin për këtë.

Duke hecur e shoh një të njohur, në të vërtetë ishte ai z. Lush Kurti i Gërbacit i cili vine rregullisht në këtë bajë, por që në këtë vit nuk e kisha parë. Ishte ulur në njërën nga bangat për pushim, vetm dhe i thelluar në mendime.
Iu ofrova , e përshëndeta dhe kur ma dëgjoi zërin, u ngrit në këmbë dhe më përshëndeti edhe ai. E pyeta për shëndet e edhe pse nuk ishte në bajë më heret. Ai më tregoi shkakun (kishte qenë i sëmurë dhe kishte qenë edhe në spital).
Tani ishte më mire, andaj e zgjatëm bisedën rreth Bajës dhe vendlindjes.
Z. Lushi me një dashuri të madhe foli për vendlindjen e për Bajën.

Më tregoi se ai si gjashtëbëdhjetë vjeçar kshte shkuar për të punuar në Beograd, ku i punonte babai i tij i ndjerë Aliu dhe kishte mbetur atje deri sa ishte pensionuar.
Zotëri professor më thot ai, unë kamë punuar shumë larg vendlindjes, por ate kurrë nuk e kam harruar. Kam ardhur natën me autobus deri në Bajë, shumë here në dimmer, e ti e din mire ku është Gërbaci dhe shtëpia ime. Kurrë nuk i pritoja asaj rruge, por kisha edhe ku të shkoja, sepse atje ishin një pjesë e familjes.

Por sot nuk kam ku të shkoj se shqiptarët u dëbuan nga këto troje. Po vij së paku këtu në Bajë për të hjekur mallin e vendlindjes. Bile sivjet pasi që isha i sëmurë nuk mujta me dalë për banim as në shtëpinë t’ime tek Xhamia, por po banoj tek z. Agim Uka në Bajë të Siarinës.

Ndoshta të rinjtë nuk e dine vlerën dhe rëndësinë e këtij vendi, por mua nuk më duket asnjë vend tjetër më i mire se ky, thot me dashuri të madhe z. Lushi. Njerëzit e këtyre trojeve duhet t’i kthehen këtij vendi, nuk duhet ta lënë të boshatisur, siç është tani./Prof.Rexhep Abazi – medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply