RSS

MEDVEGJASIT, ZËRI MË I FUQISHËM I TROJEVE TONA

9 Prill 2011

-Lajmet-

MEDVEGJASIT, ZËRI MË I FUQISHËM I TROJEVE TONA

Shkruan: Shaban CAKOLLI

Gjermani,9 prill 2011(medvegja.net)

Ka kohë që te të rinjtë medvegjas është shtuar një dëshirë e zjarrtë për një punë të përkushtuar në favor të këtyre trojeve, të shfaqin pikëpamjet të atyre qindra-mijëra shqiptarëve që mendonin për çështjen kombëtare dhe çështje tjera të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

Nisma më e mirë e këtyre të rinjve është nxjerrja e kësaj reviste informative, edhe pse është një punë e vështirë, e cila kërkon, jo vetëm përgatitje serioze intelektuale e teorike,
por edhe përvojë në këtë zanat. Kjo rrugë ishte praktikuar qysh më herët, duke u dhënë mund dhe kohë deri sa e pa dritën numri i parë i kësaj reviste.

Kjo revistë tani lirisht mund të themi se mund të quhet edhe “qëndresa” e këtyre trojeve. Të jesh qëndresë e një populli të ndarë padrejtësisht, të shtypur e të copëtuar, të ndrydhur e të mashtruar, e një populli të cilin mundohen ta shtrëngojnë për të heshtur, për ta mbyllur kaptinën e fjalës së drejtë e të guximshme domethënë shumë. Kjo rini medvegjase që e mban të ndezur zjarrin e dashurisë për atdheun, kombin e arsimin, pavarësisht shtrëngimeve, nuk është dorëzuar as nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Revista që tani po shfletohet nga duart tuaja e ka fizionominë e dëshiruar.

Ajo nuk do t’i ndalë përpjekjet për ta nxjerrë të vërtetën në shesh, për ta mbrojtur integritetin tuaj kombëtar e njerëzor.

Ajo do të kultivojë me sukses mendimin tuaj të lirë, përparimtar, shkencor dhe mbarëshqiptar, andaj si e tillë kjo revistë duhet të qëndrojë. Prandaj, vëllezër dhe motra, ne u thërrasim të gjithëve që ta mbështetni këtë revistë, sepse
pa mbështetjen tuaj nuk mund ta arrijë objektivin e vet.

Format e mbështetjes suaj janë të nduarnduarshme; ju mund ta ndihmoni materialisht e moralisht, duke i ofruar shkrimet tuaja, mendimet tuaja përparimtare e shkencore,
e deri te shpërndarja e saj.

Duke e ndihmuar revistën tuaj, ju e ndihmoni vendin tuaj nga çdo formë e dhunës, qëndroni edhe ju me të në vijën e parë të frontit, për një jetë më të mirë, për drejtësi e demokraci. Duke e ndihmuar revistën tuaj, ju inkuadroheni direkt në shprehjen e fjalës suaj të fuqishme, inkuadroheni në Lëvizjen Kombëtare, bëheni luftëtarë të pakompromis në mbrojtjen e saj.
Pra, revista juaj është zëdhënësja juaj më e fuqishme që mbron integritetin tuaj kombëtar, intelektual dhe njerëzor. Urime!/Zëri i Medvegjës/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “MEDVEGJASIT, ZËRI MË I FUQISHËM I TROJEVE TONA”

  1. Abaz KADRIU Says:

    Pa përkrahje institucionale dhe vetëdijsimin e të gjithëve, trojet tona edhe më tutje do të pësojnë.!

  2. Bijevll@se Says:

    Keni jap drite territ informativ ..Ju lumt
    “Zeri i Medvegjes” momentalisht e vetmja revist permes se ciles po informohet qytetari jasht(mergim) dhe mbrenda Medvegjes,per ngjarjet te ne,ne menyren me objektive,dhe ne ket revist qytetaret japin opinionet e veta dhe hallet qe jan poashtu mjaft brengosese per medvegjasit.
    Burim veq vazhdoni me punen e mir qe keni fillu ju te gjith duke fillu prej stafit dhe redaksis ,,ju lumt .Medvegja prit rinin ..faleminderit keni jap drite te madhe territ informativ tek ne…

    —–Mos u ndalni se Medvegja maron pa juve—-

  3. Gurbetqari Says:

    Po. Revista “Zeri i Medvegjes” duhet te behet shtylle e forte e QENDRESES se Medvegjasve ne pronat e veta te shenjta. Dhe, eshte koha dhe nevoja- eshte domosdoshmeri, qe Revista “Zeri i Medvegjes”, te behet, sic thote i Madhi Idriz Ajeti,nje tribune si “Albania” e Faik Konices.Tribune qe do te shpejtoje kthimin e Shqiptareve ne kete Troje te rendesishme Shqiptare.Tribune qe do te jete zeri i fuqishem i Medvegjasve per mposhtjen e padrejtesise dhe qe do t’a ruaj dhe ndeze, edhe me, dashurine per Medvegjen e Luginen, per trojet tjera Shqiptare, per Kosovern e dashur dhe Token Nene.

    Shkrimin e mrekullueshem te Z-it Cakolli e kuptojme edhe si mesazhe qe te kryejne obligimin qe ka Diaspora per egzistimit e Revistes. Te punojne te gjithe ne kete drejtim:Staffi i Revistes punen qe e ka filluar per mrekulli,te tjeret te bashkepunojme dhe te ndihmojme, sidomos, materialisht.

  4. Abaz KADRIU Says:

    Fjalë të bukratë gjithë po flasim

    Në praktië ndryshe po hasim.

    Kur po është koha me kontribu

    Të gjithë po ikim dhe jem largue

    Barra po mbete veq per ju

    Interesi na ka vebru

    Të gjitha ndjenjat janë lëndu

    ju lumtë, të gjithëve që dojnë me punu edhe atyre tjerëve qëdojnë me kontribu.

Leave a Reply