RSS

Medvegjë: 10 policë marrin banesa, nuk përfitojnë policët shqiptarë

30 Maj 2011

-Lajmet-

Medvegjë: 10 policë marrin banesa, nuk përfitojnë policët shqiptarë

Të mërkurën, më 25 maj, 10 policë nga Medvegja morën çelësat e banesave të reja në ndërtesën e re “Qendra 2”. Pronarëve të rinj, çelësat së bashku me vendimet ua dhuroi ministri i policisë në Republikën e Serbisë, nënkryetari i parë i Qeverisë dhe zëvendëskryetari i Qeverisë, Ivica Daçiq. Përveç ministrit Daçiq, drejtorit të policisë Millorad Velloviq, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme. I pari që iu drejtua të pranishmëve ishte shefi i administratës policore të Leskoc-it, Dejan Radenkoviq-i.

Pas tij, të pranishmit i përshëndeti edhe ministri Daçiq dhe pastaj ua shpërndau çelësat banorëve të rinj. Nga këta dhjetë policë që përfituan këto banesa, asnjëri nuk ishte shqiptar. Në emër të pjesëtarëve policorë që përfituan banesa, u falënderua “komandanti” i degës policore në Medvegjë, Nenad Cvetkoviq. Rreth mesditës, mysafirët iu drejtuan vendit turistik në komunën e Medvegjës, Bajës së Siarinës./A.S-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Medvegjë: 10 policë marrin banesa, nuk përfitojnë policët shqiptarë”

  1. Fadil Selmani Says:

    Ndarja e banesave për policët serb në Medvegjë pa përfshirë këtu asnjë Shqiptarë, as mua por besoi se asnjë Shqiptarë nuk e befason. Një akt i tillë do t’ishte risi ose befasi nëse do të ndodhte e kundërta sepse për kësi lloi diskriminimesh jemi mësuar ne Shqiptarët e Medvegjës. Bashkvendasit që punojnë në Polici në Medvegjë i inkurajoi të vazhdojnë punën edhe pse jamë i vetdishëm se s’është aspak e lehtë të egzersosh veprimin në rrethana të tilla, por defakto dejure kjo dëshmon se të gjithë jemi në një trend të jetës identike së paku sa i përket çështjeve parimore, pra jemi të sistematizuar identik si kolektiv, pa marë parasysh pozitën,gjendjen dhe vendin ku veprojmë. Me një fjalë unë mendoi se veprimi sistematik i pushtetit aktual ndaj nesh në afatin e gjatë do të jetë kunraproduktiv për vet sistemin në fjalë, që patjetër një ditë kjo do të shkoi në favor tonin, sepse vetë ligji i natyrës është i tillë. Me nderime Fadil Selmani, Gjenevë-Zvicër.

  2. Shkaba Says:

    Nese me kuptojne ata qe nuk paten mundesi te perfitojne kete qe perfituan shoket e tyre Serb, kjo eshte edhe nje deshmi qe duhet te behen ma te vendosur vllezerit tan qe sherbejne ne kete detyre.

Leave a Reply