w w w . m e d v e gj a . n e t
Grupi Letrar Bafti Krasniqi
kontakt@medvegja.net
Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, në emër të Medvegja Forum, të gjithë shqiptarëve të besimit islam jua urojmë festën e sakrificës e të solidaritetit.
Urojm që festa e Kurban-Bajramit të na shërbejë për zgjatjen e dorës së pajtimit.
Medvegja.net të gjithë besimtarëve të besimit islam dhe opinionit të gjerë mbarëshqiptar ua uron festën e Kurban-Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i pranojë haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban-Bajramit!
Medvegja Forum
15. 11. 2010
M E D V E GJ Ë/ P R I SH T I N Ë
__________________________________________________ __
Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) me rastin e Festes se madhe te Kurban Bajramit, te gjtihe shiptareve te Medvegjes, Bujanocit dhe te Presheves, ju uron qe kete feste ta kalojne sa me mire dhe me gezime.
E ne vecanti kete feste ja urojme Mergates shqiptare dhe veprimtareve ne SH.H.Medvegja ne Zvicer dhe veprimtareve ne asociacionin Medvegja.net.
Medvegje, 13 nentor 2010
Per UDSH, Medvegjë,
Kryetari,prof. Rexhep Abazi
__________________________________________________ ____

PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK
PARTIJA ZA DEMOKRATSKO DELOVANJE
The Party for Democratic Action
17523 Preshevë, R. Sadiku 3
tel/fax: + 318 (0)17 660 086
e-mail: riza_halimi@yahoo.com
15.11.2010
P r e sh e v ë
Mesazhi përurues i deputetit popullor Riza HALIMI për festën e Kurban Bajramit
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.
Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës dëshiroj t’ju uroj gjithë të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaj dhe në shoqëri.
Festa e Kurban Bajramit duhet të jet një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit dhe qofshin të pranuara të gjitha lutjet dhe të shpërblyera të gjitha sakrificat e muslimanëve nga ana e Zotit të Madhërishëm.
Riza HALIMI
Deputet popullor dhe kryetar i PVD-së
__________________________________________________ ______

Bashkimi Demokratik i Luginës-BDL
Preshevë
Mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit
Të nderuar qytetarë, në emër të Bashkimit Demokratik të Luginës dhe në emër të kryetarit të Kuvendit Komunal Preshevë, kam kënaqësinë time të sinqertë t’iu pqrgëzoj me rastin e festës së Kurban Bajramit, festës së sakrificës, duke shpresuar që edhe në këtë festë të mbretëroj fryma e vëllazërisë dhe tolerancës midis njerëzve.
Urime dhe gëzuar të gjithëve!
Preshevë
Nga shërbimi për informim i BDL-së
__________________________________________________ ___
Shoqata e Trashëgimisë dhe e Krijimtarisë Kulturore
Shoqata e Trashëgimisë dhe e Krijimtarisë Kulturore në Preshevë të gjithë besimtarëve të Fesë Islame dhe anëtarsisë së saj në Luginë të
të Preshevës dhe më gjërë i URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT, duke i dëshiruar që këto ditë të Festës dhe të ardhshme t’ i kalojnë në dashuri, mirësi, lumturi, shëndet dhe në tolerancë. GëZUAR FESTA E KURBAN BAJRAMIT.
Shoqata e Trashëgimisë dhe e krijimtarisë Kulturore në Preshevë
Xhemaledin Salihu, kryetar





15 Nëntor 2010
-Lajmet-