RSS

Meta: Në Beograd, edhe shqetësimet e Luginës së Preshevës

22 Shkurt 2010

-Lajmet-

Meta: Në Beograd, edhe shqetësimet e Luginës së Preshevës

Tiranë, e hënë , 22 shkurt 2010 (medvegja.net)

Vizita e pritshme e ministri te Jashtem Ilir Meta ne Serbi do te kete ne fokus te saj edhe ceshtjen e te drejtave te shqiptareve ne Luginen e Presheves. Per kete arsye shefi i diplomacise shqiptare Meta priti ne nje takim te veçante nje delegacion te perfaqesuesve politik shqiptare ne Presheve i kryesuar nga deputeti Riza Halimi dhe kryetari i komunes Ragmi Mustafa.


Ministri i punëve të jashtme i shtetit shqiptar Ilir Meta

“Ne kemi pasur nje bisede shume konstruktive dhe besojme qe duke vazhduar kete dialog te gjithe se bashku do te arrijme te permiresojme te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves, kushtet ne te cilat ata jetojne me qellim nje integrim sa me te mire te tyre. Me qellim qe Lugina e Presheves te jete nje burim stabiliteti per gjithe rajonin dhe nje burim mireqenie dhe prespektive per banoret e saj, ne menyre te vecante per shqiptaret qe jane ndeshur vazhdimisht me veshtiresi te ndryshme”, tha Ilir Meta, zv.kryeminister, dhe Minister i Jashtem.

“Ne presim edhe nga vizita qe besoj do ta kemi ne nivelin me te larte dhe ne Beograd po dhe te perfaqesuesve me te larte te Serbise ne Tirane, qe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves te avancohen te zgjidhen problemet e ndjeshme ekonomike, sociopolitike, ne arsim”, u shpreh Riza Halim, deputet ne Parlamentin Serb.

“Natyrisht kemi arritur te shpjegojme te gjitha problemet tona qe i perkasin kryesisht ne sferen e arsimit, po kemi shpjeguar dhe problemet qe i takojne sferes ekonomike, natyrisht dhe problemeve qe i takojne shqiptareve ne pikepamjen e perdorimit te lire te simbolit kombetar”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Komunes se Presheves.

Perfaqesuesit politik te shqiptareve ne Presheve shprehen bindjen se problemet e tyre do te trajtohen mese mire ne turin diplomatik te ministrit te Jashtem Meta ne Beograd dhe se shpresojne ne nje zgjidhje qe i sherben permiresimit te jetes se shqiptareve atje.


Alsat

One Response to “Meta: Në Beograd, edhe shqetësimet e Luginës së Preshevës”

  1. Gurbetqari Says:

    Shqiptaret e Lugines se Presheves (te Presheves, Bujanovcit e Medvegjes), me shekuj, ruajten trojet dhe cdo gje Shqiptare:Gjuhen e embel shqipe,muziken e bukur, doket, zakonet, fene,burrerine, trimerine, besen…Per Kombin dhane shume intelektual dhe trima. Po thuaj se nuk ka pllemb e tokes se Kosoves qe s’eshte lagur me gjakun e djemve trima te kesaj treve.

    Toka Nene- Shqiperia dhe Kosova, gjithemone kane qene,jane dhe do te jene dashurite me te medha te Shqiptareve te Lugines.

    Dhe, natyrisht,Shqiperia dhe Kosova,gjithemone e kane dashur e dojne dhe do t’a dojne Luginen e Presheves-Medvegjen, Bujanovcin dhe Presheven.

    Shprehja e kesaj dashurie eshte edhe perkrahja e te Madhit, Ministrit te puneve te jashtme te Shtetit Shqiptare- Ilir METES.

Leave a Reply