RSS

Ministri Makolli pritet të vizitojë Luginën,Diaspora medvegjase e quan vizitë historike

10 Janar 2012

-Lajmet-

Ministri i Diasporës në Qeverin e Republikës së Kosovës Ibrahim Makolli pritet të vizitojë Luginën,Diaspora medvegjase e quan vizitë historike

Medvegjë,10 janar(medvegja.net)

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, shumë shpejt pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi, ku do të qëndrojë në Luginën e Preshevës. Lidershipi politik i Luginës po bënë përgatitjet teknike me autoritetet në Beograd për lejimin e kësaj vizite zyrtare.


Foto : Ibrahim Makolli

Diaspora medvegjase përshëndet hapin e zotri Makollit duke e cilësuar si vizit historike

Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, z.Zenel Neziri, në emër të kryesisë së kësaj shoqate dhe anëtarëve, përshëndet këtë ide të ministrit dhe i uron shumë suksese, duke menduar, se do të gjejë pak kohë ta vizitoj edhe Medvegjën tonë. Z.Neziri, ndër të tjera shtoi se: “Ministri Makolli, është shumë i afërt me ne të Medvegjës, ai na ka pritur disa herë në zyret e tija në Prishtinë e pastaj na ka dhënë edhe përkrahje të madhe dhe na ka premtuar, se do të jetë gjithmonë afër nesh dhe ne kemi shumë besim, se z.Makolli është i fjalës dhe është shumë i përgatitur, duke rikujtuar edhe punën e tij të madhe, që e ka bërë edhe para se të marrë detyrën e ministrit. Kjo vizitë, do të jetë historike për trevat tona, që kanë mbetur në mëshirë të perendisë. Ne shpresojmë shumë, se ai do të mirëpritet si është më së miri atje, të shoh, se si është gjendja dhe ti jap ide politikanëve tanë që janë atje, se duhet ta nderojmë më shumë diasporën tonë, sepse sikurse të mos ishte diaspora, atëherë do të ishte shumë më ndryshe situata sociale”.

Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli pritet të vizitojë Luginën e Preshevës

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, shumë shpejt pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi, ku do të qëndrojë në Luginën e Preshevës. Lidershipi politik i Luginës po bënë përgatitjet teknike me autoritetet në Beograd për lejimin e kësaj vizite zyrtare.
“Unë tani jam në kontakt me lidershipin politik e Luginës së Preshevës për aranzhimin e kësaj vizite. Për procedurat rreth marrjes së lejes për këtë vizitë zyrtare do të merren lidershipi institucional i Luginës së Preshevës”, ka konfirmuar të matën për Portalin KosovaTimes.net ministri Makolli.
Kjo do të ishte vizita e parë e një zyrtari të institucioneve të Kosovës në komunat shqiptare në Serbi. Ministri Makolli ka thënë se dëshiron të zhvillojë një vizitë zyrtare tek bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre autoktone, për të parë mundësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në kuadër të fushëveprimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë shtetit./Presheva.com-Medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply