Ministri Makolli sot do të vizitojë Luginën
Prishtinë, Preshevë, 11 janar(medvegja.net)
- Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka thënë se nesër do të niset për të vizituar Luginën e Preshevës. Si i deklaroi Klan Kosovës ai sot do ta kalojë vendkalimin kufitar me pasaportë kosovare, pasi tjetër pasaportë as që disponon.
Deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokrarik, Riza Halimi ka deklaruar se ardhja e Ministrit të Diasporës Ibrahim Makolli nuk pret të shkaktojë kurrfarë probleme gjatë kalimit në vendkalimin kufitar Konçuki, pasi tashmë në fuqi është edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë.

“Komuna e Bujanocit tashmë në stacionin policor në Bujanoc ka dërguar listën e delegacionit që vie me ministrin e diasporës, çka është edhe një praktikë e zakonshme, dhe presim që të marrrim të gjitha lejet nga Minisitria e punëve të brendshme e Serbisë. Në vendkalimin kufitar të Konçulit tashmë kemi disa raste të kalimit të njerëzve me dokumenta të Kosovës” ka thënë Halimi.


12 Janar 2012
-Lajmet-