
Bujanoc,Prishtinë,12 janar(medvegja.net)
Zyrtarë të ministrisë së Diasporës, pohojnë se me ndalimin e hyrjes së ministrit të diasporës në Luginën e Preshevës, Serbia edhe njëherë ka dëshmua, se ka mbetur me politikën e vjetër dhe se me këtë rast ka bërë shkelje të marrëveshjes së arritur në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
________________
Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli rreth orës 11:00 është kthyer mbrapsht në vendkalimin kufitar të Konçulit dhe nuk iu është lejuar që të hyjë në teritorin e Serbisë, njofton presheva.com.
Mininstri Makolli me delegacionin e tij kishte arritur në vendkalimin kufitar të Konçulit, mirëpo policia në vendkalimin kufitar atij nuk i ka lejuar të hyjë në Serbi.
Ditë më parë, qeveritarë serb kanë deklaruar se minsitri Makolli mund të hyjë në teritorin e Serbisë si dhe në stacionin policor në Bujanoc është kërkuar leja dhe lista e delegacionit që vie me ministrin e diasporës.
____________________
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, ndalimin e vizitës së ministrit Makolli në këto komuna e kanë vlerësuar si dëshmi të vazhdimit të diskriminimit dhe të presionit të pushtetit të Beogradit mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
_____________________
Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për medie ka deklaruar seMinistria e punëve të brendshme do të rrespektojë të gjitha marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se në Serbi çdo kush mund të vijë si qytetar i thjeshtë, e jo si ministër.
“Komuna e Bujanocit nuk ka kompentencë që të ftojë politikanë dhe duhet ta rrespektojë procedurën. Ne nuk kemi qenë të informuar për ardhjen e tij, por kemi marrë informacionin nga Bujanoci” ka thënë Daçiq.
____________________
Diaspora shqiptare e Luginës së Preshevës ka reaguar ashpër kundër këtij veprimi që ka bërë Serbia. Dy shoqatat humanitare “Lugina e Preshevës” dhe ajo “Medvegja” në Zvicër, me të marrur këtë lajm, shprehen shumë të idinjuar me këtë gjest që e ka bërë Serbia, të mos lejohet të vijë një ministër shqiptarë në mesin e vëllezërve të tyre. Shpresojmë, se edhe faktori ndërkombëtarë, do të reagojë, kundër këtij veprimi.
_____________________
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i tha Radios Evropa e Lirë se policia lokale ka pasur një urdhëresë për të penguar hyrjen e Makollit në Serbi. Ai sqaroi se autoritetet policore lejonin hyrjen e tij në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, por jo si ministër i Qeverisë së Kosovës. Kamberi tha po ashtu se kjo ndalesë e ministrit Makolli është mos respektim edhe i marrëveshjeve të arritur në Bruksel në dialogun Prishtinë- Beograd. Vizita e ministrit Makolli kishte për qellim që të informohet nga afër me gjendjen aktuale politike të shqiptarëve në Preshevë dhe për gjendjen në të cilën jetojnë ata.


12 Janar 2012
-Lajmet-