Mesazhi i Myftiut të BI të Kosovës Mr Naim ef Tërnava drejtuar besimtareve mysliman në Luginën e Preshevës /video/
Një delegacion i lartë i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Myftiu Mr Naim efendi Tërnava, ka prezantuar në Manifestimin tradiconal fetarë të organizuar për hirë të “Natës së Kadrit” nga Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës që veprojnë në Luginën e Preshevës.
I gjendur pas dymbëdhjet vitesh në mes besimtarëve shqiptarë islam të Luginës, Myftiu Tërnava, konfirmoi vllazërinë fetare edhe të kësaj pjese të shqiptarëve me trungun etnik kosovarë.
Për Dr Adnan ef Ahmedin – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, prezenca e Myftiut Tërnava, është edhe një konfirmim shtesë se jeta fetare islame, është ajo që I unifikon besimtarët kudo që ata gjenden.
Besimtarët Islam në Luginën e Preshevës, tradicionalishtë janë përfaqësuar përmes Bashkësisë Islame të Kosovës. Ndërkoh që kohëve të fundit ka pas tendenca të individëve të caktuar për përfaqësim të jetës fetare islame të shqiptarëve të këtushëm, përmes myftenisë së Serbisë dhe asaj të Sanxhakut.




Presheva.com

17 Shtator 2009
-Lajmet-