Myftiu Tërnava: Lugina duhet të shikoj kah Prishtina
Prishtinë,17 janar(medvegja.net)

Foto:Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava
Radhës së atyre që bëjnë thirrje që Lugina e Preshevës të kthehet kah Kosova, i është bashkangjitur edhe myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim Tërnava. Në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë, ai është shprehur qartë duke porositur shqiptarët e Luginës që ata të kthehen kah Prishtina. Në pyetjen se cila është porosia e tij për qytetarët e Luginës së Preshevës,ka duhet ti kthejnë ata antenat?, ai është përgjigjur:
“Unë mendoj se kjo pyetje e ka përgjigjen e pastër dhe të vetme,pasi që jam i bindur që nuk ka asnjë shqiptarë atje në Luginë të Preshevës që nuk dëshiron që ne të jemi të bashkuar,dhe ne me mundësitë dhe potencialin të cilin e kemi po mundohemi që të bashkërendisim punët me Luginën e Preshevës,të bashkëpunojmë me imamët,me këshillat e bashkësive islame në Preshevë Medvegjë e Bujanoc dhe ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Lugina e Preshevës-Kosova Lindore,pasi që ajo është pjesë e pandarë e trupit tonë ndaj edhe në aspektin fetarë ne do të jemi gjtihmonë atje pasi që ajo është thjeshtë pjesë e jona.”
Ai, po ashtu ka përmendur edhe mikpritjen që i është bërë atij sa herë që ai ka vizituar Luginën e Preshevës.
“Unë kam qenë në Preshevë dy herë pas luftë,dhe pritja e cila më është bërë nga qytetarët e atjeshëm nuk ka qenë thjeshtë e mirë,por shumë e mirë,mikpritje kjo e cila është lexuar në fytyrat e të gjithë bashkatdhetarëve tanë atje.”
Myftiu Tërnava është pyetur edhe për institucionin e Bashkësisë Islame në Luginë, se nga duhet ata të drejtohen, kah Sanxhaku, Beogradi apo Prishtina. Ai është përgjigjur se Bashkësisë Islame e Luginës duhet të drejtohet kah Prishtina dhe të funksionoj në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
“Luginës së Preshevës edhe në aspektin fetarë Islam, qoftë ai Sanxhak, qoftë Beograd, Presheva e ka drejtimin kah Prishtina. Unë do të kërkoja nga liderët, jo vetme fetar por edhe politikë, që të jenë unik, jo vetëm në raste të këqija, siç ishte rasti i ministrit Makolli…Dhe ky unitet padyshim do ta afronte duke përshpejtuar procesin e bashkimit të Luginës së Preshevës me shtetin e Kosovës”, thotë myftiu Tërnava./A.Syla-medvegja.net/


17 Janar 2012
-Lajmet-