N J O F T I M : Dita e Mësuesit – Takim në Prishtinë
Prishtinë,28 shkurt 2010(medvegja.net)
Njoftohen të gjithë mësmimdhënësit shqiptarë të komunës së Medvegjës që kanë punuar në arsimin shqip kurdo qoftë në territorin e vendlindjes sonë që të marrin pjesë në takimin e organizuar për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, i cili do të mbahet të shtunën, më 5 mars 2011, me fillim prej orës 15.00, në shkollën fillore “Iliria”.
Takimi mbahet me qëllim të ruajtjes së kontakteve dhe në shenjë kujtimi të një pune të përbashkët dhe kolektive dekada më parë. Me këtë rast do të organizohet edhe një koktel rasti. Jeni të mirëseardhur!
Ju që njoftoheni nëpërmjet këtij forumi(medvegja.net), luteni t’i njoftoni gjithë ata që i njihni e i takoni, punëtorë arsimi nga Medvegja, për këtë takim.
Ju faleminderit!
Këshilli Organizativ
28 shkur 2011
Prishtinë


28 Shkurt 2011
-Lajmet-