RSS

Ndaj raportit të Dicky Marty reagojn edhe medvegjasit

22 Dhjetor 2010

-Lajmet-

 
medvegja.net e ka siguruar nje kopje të këti reagimi :
 
Intelektualët ,veteranët e Luftës së UCPMB-së si dhe popullata shqiptare nga Medvegja lëshon këtë:

R E A G I M

Lidhur me raportin e Europarlamentarit Dick Marty në Këshillin e Europës dhe akuzave të pabaza ndaj Kryeministrit të Republikës Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëpuntorëve të tij.

Ne mendojmë se akuzat në raportin e Dick Marty jan të bazuara në spekulimet e ish prokurores së Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte të cilat paraqesin manipulime politike që kanë për qëllim të mbrapsht degradimin e shtetësis së Kosovës .

Eshtë shum shqetsuse se me këtë raport spekulativ në Beograd po zhvillohet fushat mediale dhe politike shumë agresive antishqiptare,e që po e rrezikon jeten e atyre pak shqiptarëve të mbetur në komunën e Medvegjës.Ky raport ka për qëllim të njollos luftën e lavdishme të UCK-se ,si dhe personaliteteve që e udhëheqen ate.

Është apsolutisht e pamundur që të ndodhte trafikim organesh të njerzëve kur e tërë hapësira ajrore mbi Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ishte e mbuluar me paisje vëzhgimi ndërkombëtar e sidomos të NATO-s gjatë tërë kohës së zhvillimit të luftimeve në Kosovë.

Prej vitit 1999 deri në vitin 2001, për shkak të konflikteve të armatosura dhe frikës për siguri, popullata shqiptare nga Medvegja, është larguar nga shtëpitë e tyre. Vetëm nga Medvegja, sipas një raporti të UNHCR-së, janë larguar mbi 5 000 shqiptarë dhe për këto askush nuk jap llogari.

Ne mendojm se kjo mund të ketë efektin,,DOMINO’’ në Ballkan dhe se e dëmtojnë serioozisht jo vetum imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar,por edhe paqen e qëndrushmërin në rajonin tone.

Prandaj në këto momente shqetësuse, është e domosdoshme që strukturat shtetërore në Kosovë e Shqipëri, por edhe të gjitha forcat politike e intelektuale shqiptare, jo vetëm të gjykojnë raportin manipulues të Dick Marty, por është e domosdoshme që këto spekulime të mbrapshta t’i demantojmë me fakte dhe njëkohësisht me veprimin tonë demokratik të dëshmojmë përcaktimin tonë strategjik për vlerat civilizuese evropiane.

Prishtinë 22/12/2010
Grupi i intelektualëve nga Medvegja
OVL-UCPMB-së nga Medvegja

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Ndaj raportit të Dicky Marty reagojn edhe medvegjasit”

  1. Fadil Selmani Says:

    kërkoj ndjesë gjat transmetimit të Reagimit ndodhi një transformim i quditshëm i tekstit, komunikatën identike do ta dërgojmë në mjetet përkatëse informative.
    Me respekt Administrata e SHH medvegja në Zvicër, Fadil Selmani sekretar.

  2. Gurbetqari Says:

    Reagimet e Medvegjasve (ne Vendlindje dhe Diaspore) ndaj akuzave te renda be Shtetit te Kosoves, deshmojne se per ATA s’ka gje me madhore se mireqenja e Shtetit te dyte Shqiptar- Kosoves.

    Akuzat e pabaza te nje te cmenduri, shpifsi e sharllantani te pamoralshem- Dick Martyt, jo vetem qe jane raciste e anti- Shqiptare, por, njeherit jane akuza edhe ndaj Bashkesise nderkombtare (NATOS, SHBA dhe te shteteve tjera qe perkrahin dhe ndihmuan
    Luften dhe Pavarsine e Kosoves). Por, keto akuza te pabaza, edhe pse te demshme per Kosoven, ne fakt kane efekt vetem tek sharllantanet si:V. Jeremiq dhe te ngjajshem te cilet deshirojne te rehabilitojne fashizmin dhe krimet e Serbise ndaj Shqiptarve dhe ata qe deshirojne t’i pengojne njohjet e metutjeshme dhe Pavaresine e Kosoves.

    Ky fare Marty, ne vend se te merret dhe te akuzoj Serbine per me se 1. milione te shperngulur nga vendi dhe pronat e veta (ne mesin e tyre edhe rreth 5.000 Medvegjas), ne vend se t’i akuzojne ata qe mbushen Kosoven me varreza masive, Danubin e Saven me kufoma Shqiptaresh, ata qe vrane e dogjen dhe ata qe jane pergjegjes per mbi 3.000 Shqiptare per fatin e te cileve akoma nuk dihet, ai shpife per “krimet” qe UCK-ja dhe udheheqesit e UCK-es kurre nuk i kane bere.

    Por, as ky i D. Martyt, dhe as rrebeshet tjera nuk do t’a ndalin Kosoven qe te jete Shtet i Pavarur e Sovran dhe nuk do t’a ndalin kete ne rrugen drejt integrimeve ne Evrope dhe Bote.Pas cdo rrebeshi, Kosova do te dale edhe me e forte dhe me e madhe.Sepse, Shqipes kesaj here i kane ndodhur miqet e mire e te medhej, i kane ndodhe edhe shumecka e mire, nder te cilat edhe udheheqesit sipas shtatit te vet, sic jane: S. Berisha, B. Topi, J. Topalli, E. Rama. I. Meta, Z-ti Ruci dhe shume e shume udheheqes e lidere tjere te Tokes Nene dhe Kosoves trime.Per Popullin e Kosoves, kjo beteje me kete shpifes te Serbise- D. Martyn, nuk do te jete e veshtire.

    Eshte kenaqesi te lexosh dhe degjosh reagimet e udheheqesve Shqiptar, te shume subjektve politik, te Diaspores Shqiptare dhe te shume burrave te medhej te Botes te cilet e denojne kete sulme te “avokatit te fashizmit serb” dhe mbrojne ceshtjen Shqiptare. Por, eshte veshtire te shofish edhe qendrimet e pakuptueshme te disa udheheqsve dhe subjektve politik ne Kosove. Kryetari i LDK-es (Partise politika ndaj te ciles kam respekt te madhe- sidomos per meritat ne te kaluaren)ne vend se te rreshtohet dhe te jete ne rradhet e para per mbrojtjen e Vendit nga ky atakt i fundit, ai merret me “rinumrimin e votave”, “rizgjedhje”, “formimin e qeverise teknike” dhe “kerkon zgjedhje te reja pas disa muajsh”. Shume me tronditse eshte qendrimi i krenarise me te re te Kosoves- “Vetevendosjes” e cila me deklaratat se “Te bemat e Thacit nuk e njollosin UCK-en…”Hashim Thaci po fshihet pas UCK-es per veprimet e veta…”,”… disa krere te UCK-es jane krere te krimit…”, “… kontrabandimi ne Veri, ne te cilin eshte lidhur edhe Thaci dhe poltika jone…”- po tjhuaj se i bashkohet akuzave te Martyt. Politikanet tone duhet te dijne te dallojne cka jane mospajtimet dhe interesat ndepartiake dhe cka eshte kur atakohet aq rend Populli Shqiptare, Kosova e Shqiperia si dhe pjesa me perparimtare e Botes.

  3. zahide Says:

    un kam knaqsi em ndegju per menvegjen per esht knaqesi te lexosh dhe tregosh regjimet e udhheqve shqiptar,te shum subjekteve politike,te disaportes shqipetare dhe te shum burrave te medhej te botes te cilet e denojn kete sulme

Leave a Reply