RSS

Në Medvegjë nuk respektohet dygjuhësia

10 Tetor 2010

-Lajmet-

Gjuha shqipe vetëm për marketing politik!


Medvegjë, 11 tetor 2010 (medvegja.net)

Medvegja zyrtarisht është komunë multietnike dhe sipas Statutit të Komunës, të miratuar në vitin 2003 nga Kuvendi Komunal, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, krahas asaj serbe.

Duke iu referuar statutit të sipërpërmendur, gjuha shqipe, së paku në letra dhe dokumente të miratuara nga Kuvendi Komunal vazhdon të mbetet gjuhë zyrtare, ndërkohë që shkrimi shqip, sipas këtij statuti, duhet të përdoret krahas atij cirilik dhe latin. Por, një gjë e tillë nuk po ndodh në praktikë.
Realiteti është krejt ndryshe. Në Medvegjë nuk mund të hasësh asnjë shenjë sinjalizuese, asnjë shenjë të komunikacionit, asnjë mbishkrim në rrugët e qytetit apo të fshatit, madje as në shtëpinë e shëndetit nuk ka asnjë mbishkrim në gjuhën shqipe.

Qytetarët shqiptarë shprehen thellë të indinjuar, ndërkaq këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Medvegjës, për çudi, ende nuk e kanë ngritur një çështje të tillë për trajtim, kurse pushteti lokal e shkel me të dyja këmbët statutin e vet, sidomos kur ka të bëjë me dygjuhësinë. Mos këtë gjendje të paprecedent e ilustron më së miri thënia popullore: “Pa qarë fëmija, nëna nuk e merr!” Medvegja.net do të vazhdoj ti ngrit qështjet të cilat i preukupojnë qytetarët e Medvegjës.

Rruga në ndërtim e sipër Medvegjë-Tullar

Madje as vetë Komuna e Medvegjës nuk e zbaton statutin e saj, kur bëhet fjalë për dygjuhësinë. Këtë e dëshmon edhe kjo reklamë (bilbord), e vendosur nga Komuna mu para ndërtesës së vet.

Të pakta janë mbishkrimet në të dyja gjuhët

 

B.U

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Në Medvegjë nuk respektohet dygjuhësia”

  1. Blerim Says:

    Kete qashtje duhet te ngrisin ne Kuvend te Medvegjes 5 keshilltaret e PVD-se dhe 3 te UDSH se ,e jo te sulmohen mes veti.

    O vllezer interesi kombetar duhet te jet ne ren te pare

  2. meti-Preshev Says:

    o vllAzni sa i perket dygjuhesis nuk zbatohet thuajse hiq edhe ne preshev e le mo ne medvegj,po pak i ka fajet edhe pjesa e keshilltreve shqiptar qe ne asnje aspektt nuk ndegjohet asbjher zeri i tyre …

  3. ArbenM Says:

    Duhet te shtoni presionin per mbi qeverisjen lokale,kete duhet te marrin persiper te zgjedhurit tan ne menyre qe te respektohet gjuha e shenjt shqipe

Leave a Reply