RSS

Në Medvegjë u themelua një organizim i ri për të rinjtë

23 Prill 2011

-Lajmet-

Në Medvegjë u themelua një organizim i ri

OJQ “Young People for the Future” për të rinjtë

Medvegjë, 23 prill (medvegja.net)

Në prani të nxënësve, studentëve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë të komunës së Medvegjës, në Shtëpinë e Kulturës zyrtarisht u promovua organizata joqeveritare “Young People for the Future”.

E themeluar kryesisht për t’i avancuar të drejtat dhe obligimet e rinisë në Medvegjë, prezantimin e organizatës joqeveritare “Young People for the Future” e bënë themeluesit e saj, Albert dhe Besnik Salihu, studentë të vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik në Medvegjë.

Organizata joqeveritare “Young People for the Future” pretendon që në të ardhmen të jetë multifunksionale, ndërkaq objektivat e saj kryesisht kanë të bëjnë me arsimin, kulturën, sportin e tjerë.

Qëllimet kryesore të organizatës janë:

- Seminaret,
- Trajnimet,
- Debatet,
- Ligjëratat,
- Kurset,
- Aktivitete kulturore etj
.

Ne do të punojmë për të mirën e rinisë, në përgjithësi, asaj shqiptare, në veçanti, ka thënë për medvegja.net Albert Salihu, kryetar i organizatës së sapothemeluar. Ai me tutje shtoi se qëllimi themelor i organizatës është edukimi i të rinjve nëpërmjet projekteve të ndryshme.
Ndërkohë që sipas z. Salihu, organizata do të përpiqet t’i promovojë vlerat e shoqërisë multietnike./B.Uka-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “Në Medvegjë u themelua një organizim i ri për të rinjtë”

  1. Gurbetqari Says:

    Pa dyshim- kjo forme e organizimit joqeveritare , do te begatoje jeten e te rinjeve dhe do te avansoje angazhimin dhe shfrytezimin e kapacitetit politik te tyre ne jeten politike e shoqerore.Mendoj se kjo menyre e organizimit te rinise do te ofroje te rinjet e partive te ndryshme, qe ne veprimtarine e tyre,me teper, te dominoje solidariteti i gjenerates ndaj interesave te ngushta te partive qe u perjasin.

    Po ashtu, mendoj se, OJQ “Young People For The Future”,permes formave te parapara te aktivitetit, do te kontribuojne ne rritjen e vetedijes per kujdes me te madhe te institucioneve per Rinine, per prekrhajen e te rinjeve, ndalimin e diskriminimit te tyre (qe permes formave te ndryshme eshte shume prezente ne Medvegje),barazine e te rinjeve dhe krijimin e vetesijes me te larte per rendesine dhe rolin e tyre ne shoqeri.

    Studentve te rinje: Albertit dhe Besnikut, qe kane mbiemrin e nje Familje shume bujare- Salihu, e qe ka dhene shume njerez te mire e bujar dhe intelektual,nje lavdrate e madhe per kete inisiative te jashtezakonshme, qe u kurorezua me themelimin e kesaj OJQ.Urime dhe suksese ne pune.

  2. Abaz KADRIU Says:

    Kjo është një nismë shumë e mirë dhe mbarë për Rinin që jeton dhe vepron aty ku ka lindë në trojet e tyre shekullore, se me ngrohtësi të foles nuk ka askund prandaj i përgëzoi dhe i uroi që të ken sukses edhe e çmojj këtë përpjekje dhe vetëdisim të rinis son për të ardhmen e tyre. Por në këtë drejtim duhet të japin kontribut që të gjithë që jeta e tyre të jetë më lehtë më e lumtur dhe mos të ndihen si të vetmuar por ta kuptojnë se të gjithë shqiptarët kudo që janë pa marrë parasysh kufijve artificial janë një.
    JU UROI SUKSESE DHE JU PËRGËZOI SE JU JENI KRENARIA JONË.
    RESPEKT.

  3. Zana Says:

    Shpresojme qe do te jete iniciative per te mire te popullit jo per interesa personale se u ngopem me OJQ qe nuk kane kurfare kontrolle financiare. Nese bash deshironi te jete funksionale qysh ne fillim duhet te tregoni kush do te jene auditoret tuaj… shpresoj qe do te jete ndoj kompani internacionale jo vetem shkel e shko… Urime per iniciativen

  4. bekim Says:

    Albert mos ma merr ftyren kush…. bravo bravo

Leave a Reply