Me moto “E filluam kur ishim të bashkuar” në përkujtim të përvjetorit të 12 të UÇPMB-së
OVL e UÇPMB-së njofton opinionin mbarë kombëtarë se të Enjten me datë 26.01.2012, në përkujtim të përvjetorit të 12 –të, të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc, me moton “ E FILLUAM KUR ISHIM TË BASHKUAR” do të mbahen aktivitete të ndryshme në shënimin kësaj date historike edhe atë:
Në fshatin Dobrosin në ora 10 do të përkujtohet dalja në skenë për herë të parë e UÇPMB-së e pas kësaj do të mbahen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve ndërsa, Akademia përkujtimore do të mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në ora 15.00.
Pjesëmarrja Juaj e madhëron këtë Akademi Përkujtimore!
Presheve, 23.01.2011.
OVL e UÇPMB-së


24 Janar 2012
-Lajmet-