Preshevë,4 dhjetor 2010(medvegja.net)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Këshilli për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me forumet rinore të të gjitha partive parlamentare shqiptare të Luginës ë Preshevës (PVD, PDSH, UDSH, LPD, BDL, LKSH), organizon protestë kundër mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi.
Marshi protestues me moton “Ndal dëbim…it të trurit!” organizohet më 10 dhjetor 2010 me fillim në ora 13.00 para Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.
Ftojmë gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që t’i bashkëngjiten marshit protestues dhe paqësor.
KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
ODBOR ZA LJUDSKA PRAVA
COUNCIL FOR HUMAN RIGHTS
Ramiz Sadiku, 50
17523 Preshevë, Serbi
Tel: +381 (0)17/660-754
+ 381 (0) 63-7797 570
E-mail: kdnjpmb@gmail.com



4 Dhjetor 2010
-Lajmet-