RSS

Ne Sfirce te Medvegjes kthehet familja tete anetareshe e Adem Rames

15 Korrik 2010

-Lajmet-

Kthimi i te zhvendosurve shqiptare nga Medvegja i lene ne meshiren e Zotit

…une u ktheva, por askush nuk me vjen ne dere te me shoh se si e kam dhe si mund te jetoj me familjen t’ime tete anetareshe pa kurrfar te ardhurash dhe perseri ne shtepi te huaj…

Svircë-Medvegjë 15 korrik 2010(medvegja.net)

Keto dite vere ne komunen e Medvegjes pas nje te thuash, nderprerjeje te gjate te kthimit, ne fshatin Sfirce te Medvegjes, pas dhjete vitesh te qendrimit ne Republiken e Kosoves, u kthye familja e Adem Rames me tete anetare, prej tyre kater femije te moshes 5-12 vjece.
Sic dihet se ne vitet 1999/2000 nga komuna e Medvegjes, nen presionin e bere nga rexhimi i atehershem u debuan nga trojet e tyre afro 90% e popullates shqiptare. Ishte edhe familja e Adem Rames njera prej te zhvendosurevet nga presioni dhe kercnimet e bera nga ana e policise, ne mars te vitit 2000. Dhjete vite kjo familje e varfer, por shume e ndershme, u maltretua duke qendruar neper shtepi te huaja, pa pune e pa te ardhura te rregullta, kryesisht e varur nga meshira dhe mirekuptimi i shume njerezve humane dhe zemermire, te cilevet kjo familje u eshte mirenjohese.
Keshtu, prej dites kur e leshuan shtepine ne Sfirce, per kete familje kishin filluar ditet me te veshtira te jetes se tyre.
Kemi ndrruar shtate shtepi, sepse pronaret e tyre na linin nje kohe te rrime e pastaj, pasi qe u nevojiteshin shtepite na thonin te kerkojme vend tjeter kund. Me e veshtira ishte bartja e atyre pak sendeve qe i kishim, prej nje shtepie ne shtepine tjeter. Sa u mesonim ne nje vend na duhej ta ndrronim ate dhe te shkonim ne ndonje vend tjeter, duke filluar prej konviktit te Gjilanit, e deri ne Fushe Kosove, se fundi.
Por, edhe kesaj i erdhi fundi dhe u detyrauam te kthehemi ne Sfirce, me qellim qe te vijme ne shtepine tane, thot kreu i kesaj familje, z. Adem Rama. Mbase ne shtepine ne Sfirtce nuk patem mundesi te dalim sepse atje mungon rruga, u detyruam te ndalemi ketu ne shtepine e te birit te Zymerit, te cilin e falenderojme per mirekuptim, perndryshe do te mbetnim ne rruge.
Prej dites se kthimit kete familje e ka vizituar per t’i ndihmuar me 200 euro,ne emer te SH.H.“Medvegja“ nga Zvicra, prof. Gani Krasniqi.

Keto dite kete familje e vizituan kryetari dhe nenekryetari i UDSH(ish LDI), prof. Rexhep Abazi dhe prof. Gani Krasniqi

Gjyshi Adem Rama me niperit dhe mbesat e tij, me shprese se do te kete njerez zemermire te cilet do i ndihmojne ne keto momente te veshtira

Ne bisede me kete familje u pa se u mungon cdo gje per nje jete normale te shekullit 21, duke filluar nga veshmbathja, gjerat ushqimore dhe te gjitha te tjerat.
Me kete rast z. Ademin e mbante shpresa se disi do t’ia bej, e ndoshta do te kete mirekuptim qe ti gjendet ndonje angazhim ne pune te birit te tij Dilberit, te vetmit anetare te kesaj familje te afte per pune. Pokeshtu ai shprehu edhe kerkesen qe t’i rregullohet rruga deri tek shtepia e tij qe te shkoj per te jetuar ne shtepine dhe vatren e vet.
Me kete rast u bejme thirrje te gjithe njerezve zemermire dhe humane qe sipas mundesise te ndihmojne kete familje e cila vendosi te kthehet ne vatren e vet ne trojet shqiptare te Medvegjes edhe ate duke i sjellur ketu edhe kater nxenes per shkollat shqipe.
Adresa: Adem Rama, f. Sfirce, 16246 Banje e Siarines.
Kontakt telefoni 063/8932206,prof. Gani Krasniqi.

Shkruan prof. Rexhep Abazi

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

9 Responses to “Ne Sfirce te Medvegjes kthehet familja tete anetareshe e Adem Rames”

  1. Armeendi Says:

    une jettoj ne ch edhe po duu me diit sa pare duhet mi kthy ne ks apet une jom aj njeri qe Investoj n`ks per kit familje nese bon nje pergjigje se une me 1 Gusht jom n`ks edhe do vi n`Meedvegje pak edhe dua te shkoj te sheoh kit familje !

  2. Medvegja.net Says:

    Nuk eshte qellimi mi qu edhe ata pak njerz qe jan ne Medvegje e mi qu ne Kosove zotri Armend,qellimi eshte mi kthy edhe te tjer sa me shum qe te jet e mundshme.

  3. Armendi Says:

    Ne rregull oo amoo ne Medvegje atje nuk e di se dot jet mir per kit familje … n`Kosov apet ish kan ma mir se n`Medvegjë problemi oo qe Nuk ka pun edhe femijet jon te vogel edhe n`shkoll atje dot jet n`gjuhen Serbe.. po neejse dashta me bo mir po s`kOokaa puuna qe po bojka me boo kalloj oo per ju mu khy ne Medvegjë kur nuk kan Kushte per me jetu ti po thuu qysh mi pru edhe Familje tjera ne Medvegjë nuk pe shooh qe Arsyshme pse mos mi kthy ne Kosov FAMILJEN Adem Rama Nga Svirca ?

  4. Vëllau Musliman Says:

    Es-selamu Aleikum

    Jam i interesuar për ta ndihmuar kët Familje me një ndihmë të rregullt. un jetoj në Zvicerr dhe dua çdo muaj tja dergoj një shum parash. a mundeni ju të me ndihmon,i për ta realizuar kët projekt?
    dmth. un i dergoj të hollat përmes bankes, kurse ju atje i pranoni parat. duhet një xhirollogari me hap për kët familje. a keni mundësi ju me dhon kontributin e juaj? me orientu kët familje çe ta hapin xhirollogarinë, dhe pastaj me fillu me kët projekt. shpenzimet për hapjen e xhirollogarisë dhe tjera çka ju bohen juve, i mbuloj un.
    Kët projekt e bëjm vetem për ALLAHUN
    ALLAHU ju shpërblet

  5. Medvegja.net Says:

    Armend me sa po shoh sqenke i njoftuar me realitetin ne Medvegje,cka po mendon ti qe ne i qojm femijet tane ne shkolla serbe,po edhe ne shqip mesojm.Mos harro se ne Medvegje eshte shkolla fillore shqip,shkolla e mesme shqip si dhe fakultetet ekonomik dhe juridik,perveq kesaj nxenesit shqiptar fal shoqates Medvegja ne Zvicer e kan udhetimin e sigurum.
    Ndaj edhe nje her e themi qe ne jemi te interesuar per kethim e asesi per zhvendosje te metutjeshme.

    I nderuar vella musliman,te falenderojm shum per kontributin qe deshironi ti dhuroni kesaj familje.Ne edhe ashtu e kemi ne plan te organizojm nje aksion humanitar ne Kosove per te ndihmuar kete familje por edhe disa familje tjera me me nevoj.Andaj ideja jote eshte me se e mire.Ndaj edhe e ke perkrahjen ton ne kete aspekt.Per qdo gje na kontakto ne adresat elektronike medvegja@yahoo.com,kontakt@medvegja.net si dhe burim@medvegja.net.

  6. Diar Says:

    JAAAAAAA SHUM JOM GZUU QAQ SHUM QI U GZOVA SPO DI AS QKA ME THON A PER QIT ARMENDIN KYY PO MUNOHET MI NIMU 1 FAMILJES E MI BO DOM KREIT SHQIPETAREVE ASHTU SBON SHPRESOJ SE DO TE MERRET AI AKSION HUMANITAR NE KOSOV SIDOMOS NE PRISHTIN VETEM TREGONE DATEN DHE OREN TI NDIHMOJM KESAJ FAMILJE GJITHASHTU EDHE ATYRE FAMILJEVE QE NE MEDVEGJ QE I KAN KUSHTET E KQIJA EDHE ATYRE FAMILJEVE SIKUR FAMILJA RAMA SEPSE BESOJ SE KA SHUM SIKUR KJO FAMILJE NE KOSOV IU KISHA KESHILLU TE KTHEHENI NE VENDLINDJE DO TI KENI PUNET SHUM MIR. JU PERSHENDES SHUM KET WEB PORTAL EDHE SH.H MEDVEGJA NE ZVICER PER DHENIEN E KTYRE 200 EUROVE.

  7. Rexhep Abazi Says:

    Pergjegje per vellain musliman nga Zvicra-Selam alejkum ve rahmetull’llah!

    Ti, Vella i nderur, qe po interesohesh per nje familje e cila gjendet ne situaten me te veshtire gjate jetes se tyre te deritanishme, all’llahu te shperblefte!
    Ne fund te tekstit e ke kontakt telefonin, por ja po ta jap edhe adresen e Kryetarit te komisionit humanitare per Medvegjen: prof. Gani Krasniqi, 16.240 Medvegje, Serbi dhe telefoni 00381 63 8932206 te cilin mund ta kontaktosh ne cdo kohe dhe i cili eshte i gatshem te kryej cdo procedure administrative per familjen ne fjale.Andaj, ketu e kendej te lutem te veshe kontakt te drejtpersedrejte te bashkepunimit me prof. Krasniqin.
    Une te pergezoj per zemergjeresine, bujarine dhe shpirtmiresine e treguar ndaj ketij rasti i cili fatkeqesisht nuk eshte i vetmuar ne Medvegje, por per nje njohtim me te gjere dhe per nje bashkepunim vellazeror ne kete drejtim mundohuni te veni kontaktin me prof. Krasniqin.
    E cmoj shume edhe gatishmerine per ndihme te z. Arbenit i cili me sa duket nuk eshte sa duhet i informur se Medvegjes tani i duhen shqiptaret me shume se sa Prishtines, sepse ne Prishtine ka prishtinas e medvegjasit duhet te jene ne trojet e tyre ne Medvegje. Sa i perket shkollimit te te rinjeve ai eshte prioritet edhe i yni, qe jetojme dhe punojme ne Medvegje dhe kete duhet patjeter ta bejme ne gjuhen shqipe. Por kete mund ta bejme atehere kur kemi nxenes ne shkollat shqipe te Medvegjes, pra pa nxenes kjo nuk mund te behet, per kete duhet te kete shqiptare ne Medvegje! Ne kete aspekt duhet ndjekur shembulli i punes se mire dhe te themi te mrekullueshme qe e bene SH.H. “Medvegja” nga Zvicra, e cila per nxenesit shqiptare te Mdvegjes e paguan transportin, mjetet e punes, shume tekste shkollore dhe ndihma te tjera te nevojshme, me shume se pese vite.
    Andaj duke e pare nje disponim te mire tek njerezit bemires dhe bujar dhe duke e ditur situaten e veshtire te popullates shqiptare te Medvegjes, une kisha propozuar:
    KRIJIMIN E NJE FONDI PER KRIJIMIN E KUSHTEVE PER TE KTHYERIT SHQIPTARE NE KOMUNEN E MEDVEGJES DHE PER ATA QE DESHIROJNE TE KTHEHEN.
    Ky fond do te mundesonte qe, ata qe deshirojne te kthehen per te jetuar ne trojet e tyre ne Medvegje, prej te cilave jane debuar nga regjimi i Millosheviqit ne vitet 1999/2000, e qe as sot ne Serbi nuk mbreteron regjim me i mire, tu mundesohen kushtet elementare per ta filluar nje jete te re ne vendlindje. Mundesite dhe nevojat nuk i kisha elaboruar me gjere ne kete shkrim, por per nje qasje serioze ne kete drejtim ne ne Medvegje kemi interesim te madh dhe lusim per mbeshtetje nga te gjithe ata qe kane deshire dhe mundesi dhe presim mirekuptim nga te gjitha trojet dhe e tere diaspora shqiptare, sepse aktualisht Medvegja eshte nje Cameri e dyte per shqiptaret.

    Medvegje, 19 korrik 2010 Prof. Rexhep Abazi, 16.246 Baje e Siarines
    tel.00381/63/71 47 251 ose 00377/44/186 525
    E-

  8. Diar Says:

    Po Zoteri Rexhep Edhe Un Kisha Propozuar Te behet Nje Fond Por Skemi Organizator Sepse Per Mjete Gjithkush Mund Te Kontriboj Edhe Me Shum Simbolike Prej 1 Euro Dmth Vetem Nga Maqedonia e Kosova Secili Njeri Te Jap Nga 1 Euro Mblidhen Afersisht 2-3 Milion Euro + Ne Shqiperi Malsi e Lugin + Diaspora Per Para Mund Ti Mbledhim Por Ska Kush Ta Bej Kete Fond Per Kthimin e Shqipetareve Dhe Duhet Te Angazhohet Dikush.

  9. dema Says:

    po se jeni kan pas munu shum edhe perpara me kthy dikan ne medvegj me aktivitetet e juja private,o baci Regj duhet ju me u kthy me familje atje e tani me komentu diqka. Po besa jan kan edhe do koleg te juaj qe jan kan pas kthy PER SHKAK TE PENZIONIT, e tash ku jan?
    Normal qe jan ne Kosov

Leave a Reply