RSS

Në Shkodër u mbajt Konferenc shkencore me temë:Gjakmarrja realitet apo retorikë,pjesmarrës edhe nga Medvegja

19 Dhjetor 2010

-Lajmet-

Më 11dhjetor 2010, në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, në Shkodër u mbajt Konferenca shkencore: Gjakmarrja realitet apo retorikë

Pjesmarrës edhe përfaqësues nga Medvegja

Shkodër 13 dhjetor 2010(medvegja.net)

Nën patronatin e Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” në Shkodër, më 11 dhjetor 2010 u mbajt Konferencë shkencore me temën: Gjakmarrja realitet apo retorikë. Konerenca u mbajt në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, me qëllim të sensibilizimit të një dukurie të dëmshme në Shqipëri e që po lenë pasoja shumë të dëmshme dhe që në popullin shqiptarë akoma po gjenë vend për ekzistencë. Konferenca ishte përgaditur dhe organizuar nga Shoqata “Atdhetare Dukagjini” me seli në Shkodër.

Në këtë konferencë morën pjesë shumë pjesmarrës, përfaqësues të komisionit për Drejtësi dhe Paqë, përfaqësues të Shoqatës Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”nga Peja, punëtorë arsimorë, shkencorë, kulturorë e veprimtarë politikë e shoqërorë. Me ftesën e organizaorit, në këtë Konferencë morën pjesë edhe përaqësuesit nga Medvegja, prof.Rexhep Abazi dhe z.Shefki Halimi.
Konferencën e hapi dhe të pranishmëve ju dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” në Shkodër, z. Ndue Sanaj, veprimtarë i madh kuturor nga Shodra. Ai në fjalën e tij përshëndetëse ceku se duhet biseduar haptas dhe më guximshëm për dukurinë e dëmshme tek shqiptarët e që e quajmë gjakmarrje.
Në konferencë u paraqitën tri kumtesa shkencore të përpunuara mirë dhe të studiuara me fakte shkencore. Pas kësaj pasoi debati rreth kumtesave të paraqitura dhe në tërësi për këtë temë shumë të rëndësishme.
Në debat me paraqitjen e tij dha kontributin e vet edhe prof. Rexhep Abazi i cili fillimisht paraqiti dy porosi:
1.Përshëndetjen e mësuasit të pensinuar nga Presheva, z. Sadri Sadriut, i cili i porositë shqiptarët “…që të mos bëjnë më vëllavrasje dhe gjakmarrje…” dhe
2.Telegramin e SH.H.”Medvegja” nga Zvicrra e cila përshëdetë këtë konferencë dhe dëshiron që të mos ketë më vrasje të vëllait me vëlla” të cilat u përcollën me një duartrokitje të madhe dhe me emocione të forta.

Më pastaj prof. Rexhep Abazi e përshëndeti Konferencën., organizatorin dhe pjesmarrësit, duke cekur se vjen nga një vend i vogël por shumë shqiptar, nga Medvegja, ku luftohet me mjetet më demokratike për mbrojtjen e qenies, kulturës dhe historisë shqiptare, e cila seriozisht është e rrezikuar dhe e atakuar nga vet shteti në të cilin jetojmë. I njoftoi të pranishmit se popullata shqiptare është e detyrar që me protesta e demonstrata të kërkojë mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave të tyre dhe i njoftoi të pranishmit se më 10 dhjetor në Preshevë u mbajt protestë e madhe dhe dinjitoze, me më tepër se pesëmijë pjesmarrës, për të kërkuar që Diplomat e studentëve shqiptarë të fituara në Republikën e Kosovës të pranohen nga organet relevante të Serbisë.

Përveq kësaj ai propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e dikurshëm të Kosovës dhe të organizoj akcionin e pajtimit të gjaqeve, me moton: Pa gjaqe të pajtuara dhe pa vëllavrasje në Shqipërinë demokratike dhe civilizuese, duke formuar një trup operativ me përfaqëues nga të gjitha trojet shqiptare./medvegja.net/

Shkruan:prof.Rexhep Abazi

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply