Nga shkolla e Tupallës shkojnë më shumë se sa që vijnë nxënës të rinj, medvegjasit duhet të mendojnë për këtë
NË SHKOLLËN FILLORE “ZENEL HAJDINI” NË TUPALLË MBAROI SEMIMATURËN GJENERATA E KLASËS SË VIII PËR VITIN SHKOLLOR 2010\ 2O11
…ne u munduam tu japim sa më shumë dije, andaj ndonjëherë ndoshta edhe mund të ishim më të ashpër se sa që duhej, por kjo bëhej me të vetmin qëllim, që ju të dashura nënëse, të armatoseshit me sa më shumë njohuri për të vazhduar shkollimin e mëtejmë… ishin fjalët e kujdestarit të klasës së tetë e cila po festonte këtë ditë të bukur qershori, prof.Fadil Mustafa nga Tupalla.

Shkruan: prof. Rexhep Abazi
Medvegjë, qershor 2011(medvegja.net)
Ditë e bukur me diell dhe kohë të ngrohët e cila kësaj treve i mungoi deri më tani. Ndoshta ishte kështu pse festohej mbarimi i klasës së tetë të tri nxënëseve të shkëlqyeshme të kësaj shkolle.Në koridorin e shkollës, pasi që kjo shkollë për fat të keq nuk është e kompletuar me salla e vende të tjera për manifestime, nxënësit i kishin renditur bankat e shkollës për të bërë vend për manifestimin i cili rregullisht mbahet në këtë shkollë kur mbaron mësimin klasa e tetë. Atmosfera mundohej të bëhej festive, por fakti se në këtë shkollë ka numër të vogël të nxënësve i rëndonte edhe nxënësit e edhe punëtorët arsimor të cilët donin të festonin së bashku me nxënësit e tyre.

Mbase ishin shumë prekëse fjalët e nxënëses Aulona Halimi, e cila në emër të shoqeve të klasës i përshëndeti nxënësit dhe arsimtarët, duke thënë se :.. gjithmonë do ta duam këtë shkollë, kahdo që të shkojmë do ta kemi në mendje, por me brengën shumë të madhe se këtu dita më ditë po zvogëlohet numri i nxënësve…
Prof. Fadil Mustafa, i cili në Tupallë u kthye së bashku me familëjen shtatë anëtarëshe, duke e lënë shtëpinë dhe vendin e punës në Prishtinë, vetëm e vetëm që të jap kontributin atdhetar dhe patriotik, me lot në sy i përshëndeti nxënëset e tij të klasës së tetë. Ai, në mes tjerash foli për punën e suksesshme edhe të nxënësëve e edhe të punëtorëve arsimor, në kushte të vështira. Dhe siç tha ai:… ne u munduam tu japim sa më shumë dije, andaj ndonjëherë ndoshta edhe mund të ishim më të ashpër se sa që duhej, por kjo bëhej me të vetmin qëllim, që ju të dashura nxënëse, të armatoseshit me sa më shumë njohuri për t vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm, sepse për ju ka nevojë familja e juaj, por edhe kombi ju don të afta dhe të zojat. Ju duhet të na zavendësoni neve, u tha më tutje prof. Fadili.
Ishte indikative se nga udhëheqja e shkollës askush nuk i përshëndeti as nuk i uroj këto tri voglushe të cilat në këtë shkollë po i jepnin fund një cikli shkollor, të parin në jetën e tyre, për të vazhduar më tutje rrugën e gjatë dhe sigurisht edhe jo të lehtë jetësore.
Po veçojmë edhe dëshirën e Aulonës, nxënëses së shkëlqyeshme që gjatë tërë këtij cikli shkollor ishte shembullore në mësim dhe në sjllje, bile edhe unë isha mësues i saj kur ishte në klasën e tretë dhe të katër, se don të regjistrohet në shkollën e mjekësisë, sepse në Medvegjë nuk ka asnjë mjek apo motër medicinale shqiptare.
Unë i uroj nxënëset e klasës së tetë që të kenë shëndet të mire, të vazhdojnë patjetër shkollimin e mëtejmë dhe të kenë sukses të mirë siç ishin të suksesshme në shkollën e Tupallës.


13 Qershor 2011 at 7:58 pm
Tri nxeneseve shembullore te kesaj vatre te edukimit dhe arsimit Shqip- URIME per suksesin e madh ne kete cikel te shkollimit te tyre. Arsimtareve shume te mire dhe kujdestarit te klases, Profesorit Fadil Mustafes- nje falenderim i madhe per mundin dhe punen e tyre edukativo- artsimore.
Te nderuares Aulona Halimit, nxeneses shembullore, i deshiroj sukses ne shkollimin e saj te metutjeshem dhe qe pas disa vjetesh edhe AJO t’i bashkohet plejades se madhe te mjekve qe shkollimin fillor e mbaruan ne kete shkolle shume te dashur:Prof Dr Gjina Zeqirit, Dr Zymrie e Naxhije Osmanit, Dr Skender Osmanit, Dr Agim Salihut e te tjereve.
Kjo gjenerate e klases se tete do te mbahet ne mend per shumecka:
– si Gjenerate me me pak nxenes;
– si Gjenetate me nxenes- qind per qind vajza;
– me rekordin ( ndoshta edhe ne Bote) e suklsesit te arritur te nje gjenerate- qind per qind sukses i shkelqyeshem;
– si Gjenerate, simbol i qendreses se shkollimit Shqip ne Medvegje.
Ndoshta ka aresye, por, percjellja e kesaj Gjenerate, do te mbahet ne mend se eshte e vetmja (ndoshta edhe ne Bote)te cilen nuk e pergezoi dhe percolli Drejtoria e Shkolles?!
Por, mbi te gjitha, deshiroj qe prej kesaj Gjenerate- te ardhmet te jene me shume me shume nxenes- vajza e djeme. Deshiroj qe semimatura te jete rast ku te gjithe Tupallasit dhe Medvegjasit (prinderit, qytetaret, nxenesit e arsimataret) te jene bashk dhe unik.
15 Qershor 2011 at 5:05 pm
Edhe une ju deshiroj sukses ne te ardhmen edhe gjdo te mire ketyre nxenseve e ve mesin e tyre eshte vajza ime Aulona e cila eshte aktive gjithmon ne mesim dhe njeherit keta nxenes separi i pershendeti drejtori i shkolles zotriSHEQIR ALIU i cili udheheqe ket shkolle fillore e cila metvertet eshte ne kushte te veshtira duke punuar.
Kur them ne kushte te veshtira eshte sepse ka numer te vogel te nxensve dhe me te vertet disa prej puntorve tentojn ta mbyllin .
Une jame puntor i kesaj shkolle dhe mundem tju them se lehte eshte me shkruar ne medijume te ndryshme por duhet me shkruar realitetin e jo vetem me ngrit njeri tjetrin se do te vin dita dhe mundemi gjdo nje her te ulemi dhe te bisedojme pse mbatem ky numer kaq i vogel ne keto shkolla shqipe.
-kush e beri ket se ketu ka edhe shqiptar qe kane marre medale per ti shperngulur shqiptaret sipas argumenteve shkruaj.
Mua me dhem zemra per ket trev se ka ardhe ne rrezik shkollimi pershkak te nxenesve dhe ata qe kane vepruar dhe veprojn ende kunder shkollimit shqip sod quhen patriota.
Ne ket vite shkollor ne fillojme me nje numer ma te vogel te nxensve por skemi se si te veprojm ndryshe.
ULUR PARA SHKOLLES I MERZITUR
I LODHUR DHE I HABITUR
I SHQETSUAR SHE I TRENDITUR
ZEMRA ME DHEM I RRASKAPITUR.
PSE NUK NDEGJOHET ZHURMA SI DIKUR
PSE NXENSIT NUK NDEGJOHEN NE RRUGE
PSE MSIMDHENSIT NUK JANE RENDISE
PSE MESIMI NE KET SHKOLLE SJA KE NISE